Shtyhet seanca gjyqësore për “Sterilizimin”. Shkak u bë mungesa e te pandehurës Naile Ajazi për arsye shëndetësore ndërsa dhe mungoi dhe mbrojtja e saj ligjore. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 3 prill në orën 12:00. I pranishëm në seancë ndodhej dhe ish-ministri Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rapaj. Ky i fundit paraqiti kërkesën që të mbrohej nga një avokat italian, por gjykata i sugjeroi të kërkojë leje nga dhoma e avokatisë shqiptare.
Author: tirana
Kreu i PD Sali Berisha, ndërkohë që fliste për listat e partive të dorëzuara mbrëmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për parlamentaret e 11 majit, deklaroi se listat e PS përbëhen nga hajdutë dhe patronazhistë. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se nëse do të krahasohej Ceno Klosi me Petro kocin, ky i fundit do të dilte i pastër “qelibar”, duke iu referuar këtu faktit që Klosi është në listat e PS edhe pse është nën hetim nga SPAK. “Lista e hapur është hajdutë dhe patronazhistë. Ceno Klos të dytë nuk vënë nëse do ta krahasosh me Petro…
Prokurorët belg thanë të enjten se disa individë janë arrestuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me përfshirjen e tyre të dyshuar në korrupsion aktiv brenda Parlamentit Evropian. Sipas prokurorëve, janë kryer 21 kontrolle nga Policia Federale në rajonin e Brukselit, si dhe në Flandër, Valoni dhe Portugali. Prokurorët nuk zbuluan emrat dhe funksionet e personave të përfshirë dhe nuk ishin të disponueshëm për komente të mëtejshme. Ata thanë se korrupsioni, falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve të rreme besohet se kanë ndodhur rregullisht dhe “me shumë diskrecion” nga viti 2021 deri më sot. Kjo ka ndodhur “nën maskën e…
Ervin Ceca ka marrë postin e kryetarit të bashkisë Berat. Kryebashkiaku i mëparshëm dha dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet e 11 Majit.
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për masën e sigurisë “Arrest me burg”. Në përfundim të seancës, avokati Maks Haxhiaj u shpreh se organi i akuaës nuk paraqiti asnjë provë të re, ndërsa u shpreh se shpreson që të jetë Gjykata e Lartës ajo që do të vendosë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt. Sipas tij “Arresti me burg” është një masë absurde kur subjekt i saj është persona që është zgjedhur 3 herë nga qytetarët si kryetar bashkie. Avokati Maks Haxhiaj: Prokuroria nuk solli…
Pezullohet lundrimi detar në Vlorë deri në datë 15 mars. Kapiteneria e Portit të Vlorës njofton se për shkak të motit të rënduar, me erë të fortë, pezullimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit vijon edhe prej datës 13 mars deri në datë 15 mars. Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se trageti i linjës me Italinë do te vijojë normalisht itenerarin e përcaktuar. Situata nga moti vijon me erë të fortë, ndërsa forca e detit arrin nga 6 deri 7 BF dhe lartësia e dallgëve nga 1,5 deri në 2 metra.
Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë me një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë. Ish presidenti i Kosovës gjendet në QKUK, ku po merr trajtim mjekësor babai i tij. Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle ka konfirmuar vizitën e Thaçit. “Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Sekretariatin që ta menaxhojë një vizitë me mbikëqyrje në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, ka thënë ai për mediat në Kosovë. Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit…
Shtohen pakënaqësitë ndaj kreut të PD, Sali Berisha, në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas largimit të Dashnor Sulës apo Hysen Kadiut, edhe në Korçë ka pasur një tërheqje nga gara. Eleina Qirici është tërhequr nga lista e hapur e PD në qarkun e Korçës. “Nuk është vetëm një figure periferike, ka qenë e deleguara e Berishës në riorganizimin e PD. Pra ka qenë me Rithemelimin, ka qenë edhe anëtarë e Kryesisë. shtë një nga figurat qendrore të PD. Kjo ka sjellë reagim shokues në disa nga anëtarët e PD në Korçë.…
Zgjedhjet parlamentare janë një nga proceset më të rëndësishme në një demokraci. Kjo është zgjedhja e qytetarëve të kryejnë detyrën e tyre të votojnë, shpresoj të votojnë dhe të ketë numër të lartë. Jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme, mirëpres faktin që diaspora do të ketë mundësinë të votojë në këto zgjedhje. Të flasin me votë për ato gjëra të rëndësishme, për parime dhe themele të demokracisë.
Apeli i GJKKO merr vendimin, kryebashkiaku Veliaj lihet në burg Gjatë seancës së djeshme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare. “Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, u shpreh Veliaj. Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka…
Jo shumë larg nga Tirana, ndodhet mali i Dajtit, i cili premton një arratisje të paharrueshme në natyrën shqiptare, shkruan Estelle Brana në një artikull të botuar në revistën franceze “EnVols”. Mes pamjeve mahnitëse, ndalesave kulturore dhe ecjeve soditëse, ky park kombëtar është ideal per adhuruesit e aventurave dhe turistët që kërkojnë paqe dhe qetësi. Mali i Dajtit, një masiv gëlqeror i zhytur në historinë shqiptare, zbulon kontrastet e tij natyrore 26 kilometra larg Tiranës. Parku i gjelbër me pamje nga kryeqyteti, ofron eksplorimin mes qiellit dhe tokës. Ballkoni i Tiranës E quajnë “Ballkoni i Tiranës” për shkak të lartësisë…
Deputetja demokrate, Dhurata Çupi, beson se ndonëse është kandidate në listë të hapur, do të fitojë mandatin e deputetes edhe në zgjedhjet e 11 Majit. “Të fitojë Partia Demokratike, të fitojë opozita. Është për vendin, për demokratët, për qytetarët. Unë edhe në 2021, pothuajse kam qenë në listë të hapur, kam qenë e treta në qarkun Dibër, kam bërë betejë elektorale, edhe në Primare jam votuar dhe kam besimin e qytetarëve. Patjetër që do të fitoj. Dua të fitoj programi i opozitës”.