Kryeministri Edi Rama, thotë se beteja në këto zgjedhje është për të marrë një mandat më të fortë se ai që ka. Duke komentuar kundërshtarët e tij politikë, Rama e quajti Sali Berishën si një njeri në hall, ndërsa me ironi tha se Lulzim Basha ”është fenomen”, por nuk beson se ky i fundit mund të marrë një mandat në Parlamentin e ri. Rama këshilltarin e fushatës së Sali Berishës Chris LaCivita, e cilësoi si një turist më shumë në Tiranë. Pyetjes nëse PS do të arrijë objektivin për marrjen e 80 mandateve, numri i socialistëve tha se objektivat e…
Author: tirana
Një drejtues i lartë në burgun HMP Low Moss në Bishopbriggs, të Skocisë, është pezulluar. Kjo pasi është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një infermiere. Situata ka ndodhur brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit. Shefi i martuar dhe infermierja kishin një lidhje sekrete, por “nuk i kontrollonin dot më ndjenjat ndaj njëri-tjetrit” dhe përfundimisht u zbuluan duke kryer aktin në një nga dhomat e institucionit. NHS Greater Glasgow and Clyde që punëson infermieren, konfirmoi se “çdo pretendim për sjellje të pahijshme do të hetohet plotësisht dhe, nëse është e nevojshme, do të merren masat e…
Emigracioni ishte tema dominuese gjatë fushatës elektorale në Gjermani, e ajo u reflektua fort edhe në marrëveshjen e koalicionit që pritet të drejtojë tani vendin. Në ujdi janë integruar formulime të rëndësishme si ai i të drejtës bazë për azilin, e cila mbetet e pacenuar. Konservatorët ndërkohë kanë vendosur formulimet e tyre: “Ne do ta rregullojmë e emigracionin duke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë emigracionin e paligjshëm”. Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionuese të kufijve të jashtëm të BE-së në nivelin e…
Është paraqitur për herë të dytë në SPAK, kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në ambientet e SPAK brenda katër muajve, pasi në janar dha shpjegime për rreth 2 orë. Gjyli zëvendësoi Evis Berberin në krye të ARRSH-së, i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.
Nga Ditmir BUSHATI Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht Zëvendëspresidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, teksa u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp në Tiranë mbi mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2030, theksoi se: “është një objektiv realist, por në mënyrë që të përmbushet duhen ndërmarrë disa hapa, dhe Shqipëria duhet të miratojë e zbatojë reformat në praktikë”. Në vizitën e parë në Shqipëri, në kuadër të një udhëtimi rajonal, Kaja Kallas na kujtoi me mirësjellje dy prej aspekteve më elementare të procesit të zgjerimit. E para, ky…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 63 vjeçar pasi kanosi me mjet prerës bashkëshorten e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin V. B., 63 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës, bashkëshorten e tij.”, njofton policia.
Një autobus është përfshirë nga flakët mesditën e së premtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së Ministrisë së Jashtme. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshinë autobusin.
Pamje të mrekullueshme të delfinëve që ‘luajnë’ pranë gomones me turistë janë kapur në gjirin e Vlorës. Grupi i turistëve që ishin duke eksploruar me gomone gjirin e Vlorës dhe për të shkuar drejt Gadishullit të Karaburunit janë shoqëruar nga delfinët.
Kina ka njoftuar një tarifë të re prej 125% për importet amerikane, shkruan BBC. Kjo është një rritje e dytë e tarifave doganare e cila duket se shton tensionin në një luftë tregtare që rrezikon të dëmtojë zinxhirët globalë të furnizimit. Ministria e Financave e Kinës deklaroi se nëse SHBA këmbëngul që të vazhdojë të shkelë interesat e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë kundërmasa vendimtare dhe do të luftojë deri në fund. “Vendosja nga SHBA e tarifave anormalisht të larta ndaj Kinës shkel rëndë rregullat ndërkombëtare dhe ekonomike të tregtisë, ligjet themelore ekonomike dhe sensin e zakonshëm…
Policia italiane kapi në flagrancë një 28-vjeçar shqiptar duke shitur drogë në lagjen Don Bosco të Bolzanos. Pas kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine. Sipas një njoftimi për shtyp nga komisariati, oficerët panë një burrë duke i dorëzuar disa pako me kokainë një blerësi në rrugën Buozzi mëngjesin e së shtunës. Më pas i dyshuari raportohet se ka tentuar të arratiset dhe të hedhë çelësat e banesës së tij, të cilat u gjetën nga policia, e cila më pas i përdori për të hyrë në shtëpinë e të dyshuarit. 28-vjeçari, i cili kishte…
Sot çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit. Edi Rama do ta hapë këtë fushate me një takim të madh me gratë që do ta mbajë pasdite në teatrin e Operas dhe Baletit. Ndërsa nesër në mesditë, mitingu në Sheshin “Skënderbej” do të ndeze motorët e takimeve në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndërsa Berisha nis fushatën nga sheshi “Nënë Tereza” mbrëmjen e sotme.
Shtetet e Bashkuara do të identifikojnë shkaqet e autizmit deri në shtator, tha të enjten Sekretari i Shëndetësisë Robert Kennedy Jr., duke vendosur një afat specifik për t’i dhënë një përgjigje pyetjes që shkencëtarët nuk kanë arritur të sqarojnë për dekada. Shtetet e Bashkuara do të identifikojnë shkaqet e autizmit deri në shtator, tha të enjten Sekretari i Shëndetësisë Robert Kennedy Jr., duke vendosur një afat specifik për t’i dhënë një përgjigje pyetjes që shkencëtarët nuk kanë arritur të sqarojnë për dekada. Diagnozat e autizmit në SHBA janë rritur ndjeshëm që nga viti 2000, duke rritur shqetësimin e publikut. Në…