Author: tirana

Emisioni “Rudina” në Tv Klan e vendosi sot vëmendjen tek sfida e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Bëhet fjalë për sfidën “Dolly Parton Challenge’, ku personazhe të njohur të ekranit kanë realizuar kolazhe fotosh. Sfidën e ka nisur legjenda e televizionit amerikan Dolly Parton, e cila ka postuar një grup fotosh të sajat dhe ka realizuar kolazhin tashmë të famshëm, me citimin: “Get you a woman who can do it all”, që do të thotë “Gjeji vetes një grua që mund t’i bëjë të gjitha”. Ajo ishte e para që nisi këtë trend të ri, ku gratë e…

Read More

Partnerja e futbollistit më të famshëm në botë, Cristiano Ronaldo-s, feston sot ditëlindjen. Georgina ka lindur më 27 janar të vitit 1994 dhe ka mbushur sot 26 vjeç. Kjo ditë e shënuar nuk mund të kalonte pa u festuar në familjen e tyre, ndërsa Cristiano ndau një prej pozave më të bukura familjare në llogarinë e tij në Instagram. Në foton ku shfaqej me partneren dhe fëmijët e tyre, futbollisti ka shkruar fjalët e ëmbla: “Gëzuar dashuria ime! Të uroj një ditë shumë të bukur! Je një femër fantastike dhe një nënë e shkëlqyer për fëmijët tanë. Të dua shumë…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një statusi në “Facebook” njofton se eshte takuar sot ambasadorin turk në Tiranë Murat Ahmet Yörük. Xhaçka thotë se i ka shprehur ngushëllime ambasadorit për tërmetin, ndërsa shton se viti 2020 do të shënojë të tjera projekte me palën turke. Postimi i plotë i Xhaçkës: Kjo javë intensive nisi me një takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük. I shpreha edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë që goditi Turqinë, pas tërmetit në lindje të vendit, 3 ditë më parë. Njëherësh i përcolla ambasadorit,…

Read More

Pasditen e sotme në programin “Rudina”, në Tv Klan është diskutuar për një temë aktuale që ka shqetësuar botën. Bëhet fjalë për virusin vdekjeprurës Coronavirus. Kina është izoluar për shkak të tij, i cili po përhapet me shpejtësi dhe aktualisht ka dhjetëra mijëra të infektuar në shtetin aziatik, por jo vetëm. Për të ndaluar përhapjen e tij, qeveria kineze ka ndaluar udhëtimet nga Wuhan dhe nga 19 qytete të tjerë, duke izoluar kështu plot rreth 56 milionë shtetas. Deri tani ka më shumë se 2700 raste të konfirmuara dhe numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 81.…

Read More

Erla Mëhilli këshilltare e ish-kryeministrit Sali Berisha prej 10 vitesh ka rrëfyer në e Diell në Top Channel, aspekte të jetës së Berisha të pazbuluara më parë. Ajo ka rrëfyer edhe detaje që vetë Berisha nuk i ka bërë kurrë publike. Gazetarja: Çfarë nuk dimë për Berishën që ai se ka bërë kurrë publike nga ritualët e ditës së tij? Erla Mëhilli: Ai pi çdo ditë një gotë verë të kuqe. Nuk e bën për arsye se i pëlqen vera, jo vetëm, por për arsye shëndetësore.”

Read More

Këtë vit festivalin prestigjioz të Sanremos do e prezantojnë 10 femra të suksesshme, mes tyre Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu etj. Pas Monica Belluccit e cila njoftoi se nuk do të jetë pjesë e festivalit, së fundmi u përfol se edhe partnerja e Ronaldos, Georgina ka hequr dorë. Georgina do të prezantonte krah Alketa Vejsiut në natën e tretë të festivalit. Mediat italiane shkruanin se Georgina nuk ishte e kënaqur nga pagesa dhe kishte kërkuar nga drejtuesit 140 mijë euro. U tha se drejtuesit nuk kanë rënë dakort ta paguajnë Georginën më shumë se vajzat e tjera. Mirëpo gjërat…

Read More

Bajram Hoxhaj, inxhinieri i minierave që ka arritur të mbledhë ekzemplarë të rralla të fosileve dhe mineraleve, ishte i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. 70 vjeçari tregoi se ka vite që merret me mbledhjen e thesareve të tokës, duke koleksionuar në shtëpinë e tij copëza mineralesh, fosile e gurë të llojeve të ndryshëm nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Ai prezantoi disa nga materialet që kishte marrë me vete në studio, për t’u ndalur tek një pllakë e vogël, me anë të së cilës shpjegoi goditjet tektonike dhe dridhjet e tokës apo tërmetin, siç…

Read More

Virusi vdekjeprurës në Kinë po u merr jetën dhjetëra personave në Kinë, ndërsa ky popull është i përfshirë nga paniku. Së fundmi, një video virale ka bërë xhiron e rrjetit, që tregon një njeri të dëshpëruar për jetën duke bërë një veprim të papritur. Një i ri kinez shihet duke ngrënë të gjallë një bretkosë që mos të preket nga koronavirusi. Është thënë se ngrënia e kafshëve të gjalla rrit imunitetin dhe ul rrezikun për t’u prekur nga virusi. Ekspertët u shprehën se ky virus mund të jetë përhapur nga ngrënia e një supe të gatuar me lakuriq nate. Dyshohet…

Read More

Pas autopsisë ku thuhej se 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje ka ardhur një reagim edhe nga familja e vajzës, të cilët më parë kërkonin drejtësi dhe dyshonin se vajza mund të ishte helmuar qëllimisht. Në një lidhje telefonike me Report Tv, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku është shprehur se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij. “Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është…

Read More

Bota e futbollit është në zi, si krejt sporti në përgjithësi. vdiq dje në një aksident me helikopter. Një legjendë largohet nga skena njerëzore, jo vetëm e basketbollit, por e gjithë sportit botëror. Ky lajm tronditi dukshëm jo vetëm tifozët dhe njerëzit e zakonshëm, por edhe klubet e lojtarët e futbollit. Të gjithë kanë reaguar menjëherë, të prekur prej ndarjes nga jeta e legjendës së basketbollit në moshën 41-vjeçare, duke përfshirë Neymar, i cili, me rastin e ndeshjes Lille-PSG, dëshironte të bënte homazhe në mënyrën e tij ndaj basketbollistit të ndjerë amerikan. Në momentin e festimit të golit që vulosi…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar. Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin në adresën: Embassy of the Republic of AlbaniaAddress: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, Chinae-mail: [email protected]: +86 10 6532 1120Mobile: +8618611865440

Read More

Ermal Mamaqi shumë shpejt pritet të publikojë filmin më të fundit ‘I love Tropoja’ ku pjesë e të cilit në një rol kryesor do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Filmi premiera e të cilit do të shfaqet më 29 janar në Pallatin e Kongreseve premton të jetë po aq i suksesshëm sa “Dy gisht mjaltë”. Pas bujës së madhe që ka bërë ne medie Ermali së bashku me disa aktorë të filmit përmendim këtu Marjana Kondin, Iregen Çelën i njohur me emrin e artit si Xhoda, Arjola Demirin dhe Enca Haxhiajn, kanë qenë ditën e sotme në zyrën e…

Read More