Një mama është bërë e famshme pasi ka postuar një foto që do të mbahet mend gjatë, në dhomën e lindjes, duke buzëqeshur ndërkohë që bashkëshortit të saj i kanë rënë të fikët. Gruaja, e cila sapo solli në jetë të voglin e saj, duket tepër e relaksuar, por jo mjekët të cilët tentojnë të ngrenë burrin e shtrirë në tokë pasi humbi ndjenjat. Duket se gëzimi i lindjes së foshnjes për babain ishte i papërballueshëm. Fotoja ikonike është bërë virale sapo është postuar në Instagram.
Author: tirana
Skerdi Faria, Alban Musa, Sibora Bitri dhe Daljana Sejdia ishin pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u komentua nëj studim, sipas të cilit, meshkujt e shëndoshë preferohen më shumë nga femrat. Në një prej argumenteve që mbështesnin studimin në fjalë, thuhej se meshkujt me më shumë kilogramë janë më të mirë në shtrat. Kjo ishte një pikë që nisi të komentohej nga doktor Skerdi Faria, i cili tha se gjykimi në këtë rast duhet të bëhet nga femrat./ Top Channel/
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani lidhur me njohjen e patentave. Sipas tij, në muajin shkurt një ekip nga ministria e Transportit të Gjermanisë do të vijë në Tiranë ku do të bëhë edhe një raport për këtë çështje. Rama u shpreh besimplotë se ky problem do të marrë zgjidhje shumë shpejt. “Duke qenë se shumë miq këtu në këtë faqe më kërkuan të ngre me kancelaren çështjen e njohjes së patentave të drejtimit të automjeteve në Gjermani dua t’ju jap lajmin e mirë se në shkurt vjen…
Një kompleks super luksoz është në pronësi të vëllezërve Hajri, të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë 10 ditë më parë. Pikërisht në këtë kompleks dyshohet të jetë mbajtur peng dhe më tej të jetë vrarë 49-vjeçari. Ai është parë nga kamerat e sigurisë teksa nxirret me forcë nga një makinë dhe futet në ambientet e kompleksit “Golden” që është në pronësi të vëllezërve Hajri, njëri i arrestuar dhe tjetri, Altin Hajri i shpallur në kërkim, raporton shqiptarja.com.
Këngëtarja shqiptare ka qenë pjesë e festës që u organizua pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Microsoft Theater, në Los Angeles. Ajo ka publikuar disa foto me veshjen e përkryer që kishte zgjedhur për këtë mbremje të veçantë. Si gjithnjë elegante, Bleona kishte veshur një fustan pas trupit me temina që shkëlqenin. Së bashku me postimin, këngëtarja paralajmëron një këngë dhe album të ri, bashkë me një film, që nuk e dimë nëse i referohet atij me Bes Kallakun “Falco”, apo një projekti të ri. Ajo kishte një ndër rolet kryesore në filmin komedi me autor aktorin e njohur…
Arkimed Lushaj, ose sic njihet ndryshe me emrin artit, Stresi sapo ka publikuar këngën “Zemrën Maje” e cila për 3 ditë ka shkuar mbi 700 mijë klikime, shkruan Albeu.com. Klipi u xhirua në Milano dhe tashmë fansat e kanë marrë vesh për kë bën tifo reperi. Ai ka publikuar në “InstaStory” disa foto dhe video me fanellën e Interi. Ndërkohë në Shqipëri këngëtari njihet si tifozës i flaktë i Tiranës.
Klea Huta dhe Elgit Doda kanë jetuar një përrallë me ceremoninë e tyre sekrete të martesës në Marakech, dhe tani po na bëjnë pjesë edhe ne të ëndrrës së tyre të bërë realitet. Dje çifti dha lajmin e bukur se ka lidhur kurorë në fshehtësi, duke publikuar fotot e realizuara në shkretëtirë. Sot, moderatorja kishte premtuar të tjera surpriza dhe ja ku vjen konfirmimi i saj për martesën me një dedikim tepër romantik. Klea shprehet se ka ëndërruar që e vogël për Elgitin dhe ja ku ëndrra iu bë realitet. Ajo shton se kanë kaluar ditë të mira dhe jo…
Në mars të vitit 2019, një dërgesë misterioze e Laboratorit Biologjik të Kanadasë përfundoi në Kinë. Incidenti shkaktoi një skandal të madh, me shumë ekspertë dhe agjenci inteligjence që pyesin pse Kanada po dërgonte viruse vdekjeprurëse në Kinë. Ngjarja u la në harresë më kalimin e kohës, por u risoll me vëmendje pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës në Kinë. Dërgesa misterioze nuk ishte asgjë tjetër, veçse disa mostra të viruseve të ndryshme vdekjeprurëse, përfshirë mes tyre edhe koronavirusin që po përhapet me shpejtësi në mbarë globin. Virusi vdekjeprurës u përfol se e kishte origjinën nga kafshët, por e vërteta mund…
Dy javë pasi gjyqtari Lazër Sallaku i dha pafajësi kreut të opozitës Lulzim Basha duke pushuar akuzën për falsifikim formulari ndaj tij në lidhje me lobimin rus, prokuroria apelon vendimin. ReportTv ka mësuar se prokurori Kolë Hysenaj ka apeluar vendimin e gjyqtarit duke kërkuar marrjen e pandehur të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit. Gjyqtari Sallaku e pushoi procesin penal dhe akuzën me argumentin se deklarimet e Nick Muzin se kishte marrë para nga PD e Basha ishin të pabesueshme dhe të pashoqëruara me prova. Ndërsa pritet vendimi i apelit për të kuptuar fatin e hetimit me lobimin rus…
Dashi Do të ndiheni më të fortë në raport me të kaluarën, ku muaji do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme sa i takon dashurisë. Mund të ketë lajme të mira dhe mundësi të favorshme për ndjenjat. Ndonjë problem do të mbetëet ende në punë, ku ka disa gjëra që duhen riparë. Demi Sa i takon dashurisë, muaji do të mbyllet në mënyrë shumë pozitive, ku yjet do të jenë mjaft të favorshme. Do të ndiheni disi të tensionuar, ndaj mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Në punë, duhet të tregoheni shumë të durueshëm dhe të…
Ish trajneri i kombëtares Gianni De Biasi është ndalur të rikujtoje edhe njëherë gjithçka mund të përmirësonte ne përzgjedhjet e tij për Europianin e 2016 e ndër të tjera foli për marrëdhënien e tij e ata që mund të kenë mbetur të pakënaqur nga lista e futbollistëve që përfaqësuan ngjyrat kuq e zi ne Francë. “Sigurisht kur bëra përzgjedhjen e futbollisteve mund të kem lënë ndonjë të pakënaqur. Nëse flas 3 vite më pas duke parë performancën e tyre atëherë mund të ftoja Rrahmanin, Rashicen apo edhe Gjimshitin që po ia del të bëjë mjaft mirë tek Atalanta. Me Salihin…
“Temën e integrimit në funksion të çeljes së negociatave, apo temën e preferuar të bashkëpunimit rajonal, takimi ishte shumë domethënës. E para sepse me rindërtimin kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që i takon qoftë për konferencën e donatorëve apo më tutje, pasi e dinë se konferenca do të ndihmojë, por nuk do të përmbushë të tërë nevojën, pasi kjo nuk është as objektivisht e mundur. Por jo vetëm kaq, Merkel u informua për të gjitha kontaktet e mia me vendet e tjera, më dha disa këshilla shumë të vlefshme dhe u angazhua për të bërë…