Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe ajo e Policisë së Shtetit nënshkruan sot një marrëveshje. Kjo për lehtësimin e procedurave të eksportit, uljen e numrit të subjekteve që i nënshtrohen skanimit, përshpejtimin e kalimit të ngarkesave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike që bashkëveprojnë në port. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje sjell më pak burokraci, më shumë efikasitet dhe procedura që vendosin në qendër biznesin shqiptar dhe mbështesin eksportuesit. Porti i Durrësit, është një nga infrastrukturat më të…
Author: tirana
Egli i tregon Gjestit se aktori Laert Vasili ia bëri fakt të kryer se ai do të jetë sot finalisti i dytë. Ajo ngeli e habitur duke shtuar se nga e di ai me plot bindje se do të jetë në finale. ”Dje Laerti tha unë do të fitoj, e bëri fakt. Unë do të fitoj siç fitova këtë kokë me kokë me Valbonën, po ç’lidhje kishte ai me këtë për finalistë. Nga e di ti që do të fitosh me aq bindje”, tha ajo. Gjesti bëri një deklaratë të fortë se ai është i lidhur me Vëllanë e Madh.…
Personi nën hetim, Erjon Veliaj është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove. Si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve. Ky është një nga argumentet e Gjyqtarit të Posaçëm të Apelit, Engert Pëllumbi, në vendimin e zbardhur që konfirmoi edhe në shkallën e dytë arrestin në burg për…
Tregjet e aksioneve amerikane panë disa nga luhatjet më të mprehta që nga pandemia Covid-19. Kjo situatë vjen kryesisht për shkak të tarifave të vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump. Indeksi S&P 500, i cili ndjek çmimet e aksioneve të 500 kompanive amerikane, e mbylli ditën me rreth 0.2%. Gjatë tregtimit të hershëm të hënën, ky indeks ra për një kohë të shkurtër me më shumë se 20% që nga kulmi i tij më i fundit në shkurt. U rrit më shumë se 7% brenda pas thashethemeve se tarifat mund të mos nisnin menjëherë. Dow Jones Industrial Average përfundoi…
Qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në postë për pasaportë, apo letërnjoftime elektronike. Të gjitha pagesat mund të kryhen online, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe efikase për qytetarët. IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të ID kartave apo Letërnjoftimeve Elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj panë nga afër procesin në një zyrë aplikimi. ”Pasaporta jonë ka një…
”Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një mikut tim, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë”. Nëpërmjet mesazheve të tilla e të tjera të ngjashme si ky, synohen të përvetësojë të dhënat tuaja personale. Eksperti i IT, Erion Demiri këshillon që nëse një mesazh i ngjashëm si ky vjen në celularin tuaj, të mos klikohet dhe të mos bëhet asnjë veprim. ”Klikimi i vetëm një linku që ne na vjen në Whatsapp nuk përbën në vetvete një…
Kryesocialisti Edi Rama informon se Partia Socialiste do ta nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet më 12 Prill. Ai ka luajtur me simbolikën e numrit 12 duke nënkuptuar datën e nisjes së fushatës, numrin e qarqeve në vend dhe yjet në flamurin e BE-së. Socialistët do të mblidhen në sheshin Skënderbej për një takim festiv për “Shqipërinë 2030” siç e quan kreu i PS-së, Edi Rama. “12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Gjatë vizitës në Shqipëri të zv/Presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fazës së parë të hekurudhës së Korridorit VIII, në segmentin Durrës–Rrogozhinë. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe përfaqësuesit e Bankës Europiane për Investim, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit hekurudhor në vend. “Ky projekt është një gur kilometrik për Shqipërinë dhe një pjesë e rëndësishme e puzzle-it të madh të transportit hekurudhor europian”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku. Ajo shtoi se ky investim jo vetëm që ofron efikasitet financiar për qytetarët, por është gjithashtu…
Situata në spektaklin ku Egli dhe Laerti janë përballur për një vend në finale, ka marrë një kthesë të papritur pas një deklarate të fortë nga vetë Egli. Ajo u shpreh qartë se nëse nuk shpallet finaliste përballë Laertit, do të largohet menjëherë nga gara, duke i dhënë një ton dramatik dhe sfidues ngjarjes. Këtë qëndrim e ka ndarë edhe Gjesti, një tjetër konkurrent, duke ngritur dyshime të mëdha në rrjet për një përplasje të mundshme mes tyre dhe produksionit të spektaklit. Komentet në rrjet kanë shpërthyer, me shumë ndjekës që spekulojnë për prapaskena, padrejtësi apo për një pakënaqësi më…
Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot koncesionin për skanerët në pikat doganore si koncesionin më të gabuar dhe më absurd që është trashëguar nga qeverisja e mëparshme. Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishin sot në portin e Durrësit, ku zhvilluan një takim me përfaqësues të bizneseve të transportit. Ndërsa u njoh me shqetësimet e tyre për rastet e vonesave me fluksin e ngarkesave dhe masat që duhen marrë për të shtyrë përpara eksportet shqiptare, Kryeministri Rama u ndal te koncesioni për skanimin e mallrave në pikat doganore dhe problematikat që sjell ky…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se nuk ka ende kandidat për postin e kryeparlamentarit pasi gjithçka do të jetë pjesë e bisedimeve për koalicion të mundshëm. Ai konfirmoi se ka pasur një ftesë për takim vetëm për LDK. Në lidhje me gjuhën e ashpër ndaj kësaj partie, Konjufca tha se edhe ndaj tij ka pasur ofendime, por nuk ka hatërmbetje dhe është i gatshëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit. Konjufca tha se ka synuar që të qeverisin të vetëm, por rezultati dikton një plan B dhe duhet të ketë një koalicion. ”Politika është t’i kuptojmë interesat, por…
Lulzim Basha bashkë me kandidatin për deputet Shemsi Prençi, zhvilloi një takim me qytetarë në Bathore. Ai theksoi se situata ekonomike dhe sociale në vend është pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të qeverisë, ndërsa shqiptarët në 11 maj duhen të kenë parasysh se ose me fëmijët dhe familjet e tyre, ose me Edi Ramën dhe shokët e tij. ”Kryesorja dhe mbi të gjitha është o me njerëzit, o me Ramën dhe shokët e tij. Pse është në këtë gjendje ekonomia? Sepse lekët nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe në xhepat e shokëve të Ramës edhe në xhepat…