Aksionet e Hong Kongut u rritën në fillim të tregtimit të së martës, duke rikuperuar disa nga humbjet e mëdha të një dite më parë pasi Kina u hakmor kundër tarifave të SHBA. Konkretisht:Indeksi Hang Seng fiton 1.58%.Në Tokio, indeksi Nikkei 225 u rrit me 4.97%.Indeksi i përgjithshëm në Shangai, Indeksi Kompozit i Shangait , është gjithashtu në një prirje rritëse (0.91%),BSE Sensex në Mumbai, Indi, po fiton gjithashtu 0.93%.
Author: tirana
Depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë kontinetale do të diktojnë kushtet atmosferike në vendin tonë; duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë. Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke ri-kthyer motin e kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat…
DashiKokëfortësia do ju krijojë shumë kundërshtarë gjatë kësaj dite. Në shumicën e kohës tensioni do mbizotërojë në të gjithë sektorët. Nëse jeni në një lidhje mos mendoni se për çdo gjë keni ju të drejtë dhe t’i hidhni poshtë ato që do ju thotë partneri. Edhe mendjemadhësia do krijojë debate. Ju beqarët duhet të pranoni njëherë të metat tuaja dhe pastaj të shihni ato të të tjerëve. Po kërkuar persona perfektë keni për të mbetur përherë vetëm. Në punë do lodheni goxha dhe sërish nuk do arrini atje ku doni. Askush nuk do ju ndihmojë sepse me të gjithë keni…
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është nderuar nga Presidenti i Izraelit me medalje presidenciale, e cila u akordohet personaliteve të rëndësishëm botëror në politikë, dhe në këtë rast vjen si nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike. “Ne po ndërtojmë një muze hebre në Vlorë dhe një qendër kulturore hebreje në Tiranë. Shqipëria do jetë shtëpia juaj e dytë dhe do të jeni të mirëpritur. Shpresojmë që të jemi në gjendje që të ndërtojmë diçka, jo në nivelin e gjyshërve tonë, por në të njëjtën frymë vëllazërimi dhe bashkëpunimi.…
Ndeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit është ndërprerë pasi në minutën e 78-të një nga tifozët vendas u rrëzua nga tribuna. Menjëherë lojtarët njoftuan arbitin dhe ndihma mjekësore ishte e fokusuar për të. Autoambulanca transportoi tifozin në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Lojtarët e Egnatias nuk pranuan të nisin ndeshjen pa mësuar për gjendjen e tij. Për momentin dueli është ndërprerë dhe lojtarët janë pranë kampeve respektive.
Flutura Açka, deputetja e Partisë Demokratike, e cila në zgjedhjet e 11 Majit pas shkëputjes së saj nga forca politike ku dhe bën pjesë, nuk do të kandidojë për një vend në Kuvendin e Shqipërisë ka reaguar pasi kryedemokrati prezantoi një ditë më parë kandidatët e PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Elbasanit. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Açka e keqardhur nga lista e atyre ku dikur bënte pjesë vetë, nuk ka lënë anash as ironitë për kolegët e saj, por dhe për ata të “rinj” të cilët në zgjedhjet e 11 Majit do të garojnë me…
Data 11 Prill është data zyrtare e nisjes se fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit. Por socialistët kanë vendosur që mitingun hapës të fushatës ta bëjnë të shtunën e 12 Prillit në mesditë. Detajet janë ende duke u diskutuar nga selia rozë. Ndërkohë që demokratët e kanë marrë vendimin përfundimtar. Ata do të mblidhen në sheshin Nënë Tereza të premten e 11 Prillit në orën 19:00.
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) bën apel që të gjithë përdoruesit e whatsapp të bëjnë kujdes nga një mesazh që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre. Sipas ASKS një sondAzh ku kërkohet të votohet synon të vjedhe të dhënat personale. Kujt i mbërrin një mesazh i tillë duhet ta raportojë menjëherë dhe të mos vijojë klikimin.
Nëse jetoni jashtë Shqipërisë dhe jeni regjistruar për të votuar më 11 maj, më poshtë gjeni disa pyetje dhe përgjigje që iu ndihmojnë mbi hapat që duhet të ndiqni për të marrë dhe dorëzuar fletën e votimit përmes postës. 1. Kur mund t’u vijë zarfi me fletën e votimit votuesve në Europë? Nëse jeni një votues në Europë, zarfi me fletën e votimit mund t’ju arrijë para datës 22 prill. 2. Kur mund të vijë pakoja zgjedhore për votuesit në Amerikë apo kontinent tjetër? Nëse jeni në Amerikë apo kontinent tjetër, pakoja zgjedhore mund të kërkojë disa ditë më shumë,…
Delegacioni i OSBE për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ka refuzuar të japë një koment për kandidimin e Ilir Metës nga qelia. Kreu i misionit, ambasadori Lamberto Zanier tha pas takimit me zyrtarët e Partisë së Lirisë, se OSBE nuk mban qëndrim për një rast të tillë, por qëndron për zbatimin e ligjit të papolitizuar. Ndërsa Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shtoi se e ka informuar OSBE për arrestimin dhe burgosjen e kryetarit të tij si dhe kandidimin në listën e hapur të koalicionit me Berishën. Madje Blushi shtoi se i ka dorëzuar OSBE fakte dhe prova…
Operacioni policor i koduar “Sunrise” ka finalizuar me sukses një goditje ndaj armëmbajtjes pa leje në Delvinë. Gjatë operacionit, është arrestuar shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë, i cili mbante të fshehura në banesën e tij armë dhe municione. Pasi u mor informacion nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë realizuan kontrollin, ku sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu çifte, krehra kallashnikovi dhe pistolete, si dhe një sasi fishekësh. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për hetime dhe veprime të mëtejshme. Njoftimi i…
Boris Johnson për momentin ndodhet me pushime në SHBA dhe në një video të postuar nga bashkëshortja e tij në rrjetet sociale, ai duket se është sulmuar nga një struc. Ish-kryeministri i Britanisë u filmua nga gruaja e tij Carrie, ndërsa ai dhe djali i tij 4-vjeçar Wilfred po përgatiteshin për të ushqyer strucin. Në atë moment, zogu i madh, befas, nga dritarja e hapur, mbështeti kokën në makinë dhe e kafshoi. Johnson lëshoi disa ulërima, ndërsa djali i tij i vogël filloi të qeshte.