Dashi Mund të ndiheni të shtyrë për të rishikuar marrëdhënien tuaj të dashurisë, jo për shkak të problemeve, por për reflektim personal. Në punë, nëse jeni punonjës, do të jetë thelbësore të tregoni më shumë durim ndaj eprorëve. Demi Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 prill 2025), stabiliteti do të jetë një pikë e rëndësishme fikse sot. Yjet mbështesin marrëdhëniet romantike. Nëse jeni beqarë, organizoni një mbrëmje me miqtë ose qetësoni veten. Në punë, qëndroni të fokusuar në arritjen e qëllimeve tuaja. Binjakët Mund të ketë disa pengesa për t’u përballur; aftësia dhe mendimi juaj pozitiv do t’ju…
Author: tirana
Vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore. Më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër. Në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim të theksuara të situatës atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e…
Policia Rrugore intensifikon kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, si rezultat e të cilave u arrestuan/proceduan 26 shtetas dhe u vendosën mbi 15 000 masa administrative gjatë javës të fundit. Në vëmendje të kontrolleve janë dhe automjetet, të cilan zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera dhe automjetet e tonazhit të rëndë. Gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e DVP Tiranës ka arrestuar/proceduar 26 shtetas për veprat “Drejtimi i automjetit në menyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, gjatë javës së…
Sali Berisha është ndalur këtë të diel në Elbasan ku ka prezantuar kandidatët e tij për garën e 11 majit. Kreu i PD tha se zotohet për të sjellë ndryshimin e madh në vend dhe rrëzimin e Edi Ramës.Berisha u ndal te ky i fundit kur tha se e ka krahasuar me bufin, por sipas tij nuk e di që bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë.“Ne zotohemi se do ta kalojmë vendin nga gjendje dramatike në Shqipërinë madhështore. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën në krahasime me hardhuca e zhaba, mirëpo ai…
Në zonat malore të qarkut Shkodër kanë nisur reshjet e dëborës për shkak të uljes së temperaturave. Në Pukë- Fushë Arrëz, Malësi të Madhe në zonën e Vermoshit dhe në aksin Qaf Thore- Theth ka reshje dëbore ndërsa rrugët janë të hapura dhe pa probleme në gjithë qarkun.
Laguna e Patokut tashmë është shndërruar në një atraksion turistik. Gjithnjë e më shumë po preferohet për turistet vendas dhe të huaj për të kaluar një fundjavë të bukur, por jo vetëm. Ajri i pastër, bukuritë e saj natyrore, dhe biodiversiteti i pasur janë vetëm disa nga arsyet pse vizitorët zgjedhin “Lagunën e Patokut”. Përveç vlerave ekologjike, kjo zonë ka tërhequr vëmendjen edhe për turizmin e qëndrueshëm, me restorante tradicionale që ofrojnë gatime të freskëta. Gjate viteve te fundit investimet janë te konsiderueshëm ne Lagunën e Patokut, duke i dhënë ambicie biznesit, kjo dukshëm, ka rritur vlerat në zhvillimin e…
Për herë të parë në Shqipëri do të kalojë një shteg malor europian. Presidenti i “European Hiking Federation” Boris Micic në një takim zyrtar me presidentin e Federatës Shqiptare të Alpinizmit bëri me dije se E6 është një nga rrugët malore europiane e cila do të hyjë në Shqipëri nga Shkodra përmes Malit të Zi dhe kilometrat e parë do të realizohen këtë vit kalendarik. “Tashmë kemi shansin dhe mundësinë që një rrugë europiane të kalojë në Shqipëri. Disa vite më parë në një takim kemi vendosur që dy rrugë europiane të kalojnë në vendet e Ballkanit. Kemi vendosur tashmë…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv, rankuar në 8-ta në botë. Rama njoftoi se po punohet për të jetësuar marrëveshjen e partneritetit me QSUT, duke nisur nga Onkologjiku ku tanimë ekipi i Sheba dhe ekipi i QSUT kujdesen bashkarisht, për të vazhduar me ngritjen në QSUT të qendrës së Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificiale.
Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga moti i keq që ka goditur SHBA-në. Një sërë stuhish të forta që janë shtrirë nga Arkansas e deri në Ohio, si dhe një sërë tornadosh kanë shkaktuar shumë dëme materiale në të gjithë vendin. Tenesi është shteti i goditur më rëndë nga moti i keq ku 10 viktima janë regjistruar në të gjithë pjesën perëndimore të vendit. Ndërkohë që 2 persona u vranë për shkak të përmbytjeve në Kentaki, duke përfshirë këtu edhe një person. Në të gjithë shtetin qindra rrugë janë të pakalueshme për shkak të përmbytjes, rrëshqitjeve të dheut…
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”. Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Orgito Nika, 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për…
Volodymyr Zelensky, nga një yll i televizionit u bë president i Ukrainës, pas fitores së thellë më 2019. Tani, ai është i gatshëm të përballet me një sfidë edhe më të madhe zgjedhore: ta testojë në votime presidencën e tij, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë. Mes presionit në rritje nga mbështetësit perëndimorë, autoritetet ukrainase po përgatisin në heshtje terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, votime që do të testojnë forcën e mbështetjes për Zelenskyn dhe nëse ukrainasit, të lodhur nga lufta, dëshirojnë…
Aktori Laert Vasili, gjatë një rrëfëmi të bërë mbrëmjen e djeshme, shokoi banorët dhe publikun teksa zbuloi se në moshën 9 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i tij në Tiranë. Ai tha se nuk guxonte të tregonte pasi kërcënohej se do të dhunohej, kështu që historinë e zbuloi për herë të parë mbrëmjen e djeshme. “Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë…