Mbi 1 mijë njerëz, përfshirë 745 civilë, janë vrarë brenda 2 ditëve, Kjo në përleshjet mes forcave siriane të sigurisë dhe luftëtarëve të Assad në Siri. Qindra qytetarë janë ekzekutuar nga luftëtarët “besnikë” të regjimit të rrëzuar të Assad në provincën e Latakia. Presidenti aktual i Sirisë, Ahmad al-Sharaa ka bërë thirrje për unitet kombëtar. “Ky vend i ka kushtet për paqe, ne mund të bashkëjetojmë. Ajo që po ndodh nuk është diçka e papritur, është sfidë që duhet tejkaluar”, ka thënë ai përmes një videoje të filmuar brenda xhamisë në Damask.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në rrugën e re Shëngjin-Velipojë. Rama shkruan se punimet po shkojnë drejt përfundimit. “Mirëmëngjes dhe pamjet e rrugës së re Shëngjin-Velipojë, e cila po shkon drejt përfundimit, duke ofruar një tjetër spektakël të bukurive shqiptare në vazhdën e zbulimit të Shqipërisë Turistike, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama krahas videos. Banorët thonë se pas shumë vitesh në harresë kjo rrugë do të sjell një zhvillim të madh për fshatin turistik të Rrjollit në Velipojë. Ata kërkojnë që pas rrugës të pajisen edhe me certifikatat e pronësisë në…
Publiku pati mundësinë të shihte momentet e fundit të Eglit Takos. Kjo brenda shtëpisë, teksa ajo mori vendimin për t’u larguar nga gara. Pamjet e transmetuara zbuluan një bisedë prekëse mes saj dhe Gjestit, me të cilin ka pasur një lidhje të ngushtë gjatë qëndrimit të saj në reality show. Egli kërkoi me ngulm të takohej me Gjestin për një bisedë të fundit. Vetë Egli nuk erdhi në studio, por reagoi në një postim në Instagram.
Kjo e dielë është me diell. Pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjellë në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Mundësia për reshje në territor është zero. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të…
Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot takimet me drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar rreth emrave me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit. Rama do të ketë takime në mënyrë individuale me çdo drejtues politik të qarqeve. Ndërsa vendimi final merret në mbledhjen e kryesisë socialiste më 12 Mars. Dita e dytë e takimit që Rama pati dje me ministrat dhe drejtuesit politik është fokusuar tërësisht për programin qeverisës deri në fund të mandatit te tretë.
Ky Prime nisi me largimin e Eglit nga ”Big Brother Albania Vip 4”. Gjesti: Këta kur tu vijë mishi… Gerta: Ti hëngre një kile mish kur doli Egli. Gjesti: Ma keni lodh shpirtin, unë më mirë rri me një keq mirë, jo si ty nga Valbona, Gerta dhe Laerti flasin kur del Egli, s’i jeni afruar kur po qante. Gerta: Ajo nuk të linte t’i afroheshe. Rozana: Ti po mat pikat e lotit këtu, Egli vetëm ka dashur Gjestin, nuk ka luajtur. Kjo të vret ditën, e të qan natën. Gjesti: Unë s’kam mujt me festu, doja t’i jepja fund,…
Shtohen kompetencat e Policisë së Shtetit. Oficerët e policisë do kenë të drejtë përveç shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit tju ndalojnë përkohësisht. Ndalimi i përkohshëm policor kryhet duke e informuar qytetarin për shkaqet dhe i kërkohet shtetasit në fjalë ta zbatojë vullnetarisht. Në rast të kundërt ndalimi i përkohshëm policor ndodh me detyrim. Në në këtë risi nuk bëjnë përjashtim edhe të miturit për të cilin duhet njoftuar familja apo kujdestari. Sipas ligjit të policisë të hyrë në fuqi më herët dhe të pasuar edhe me rregulloren në fjalë theksohet se kjo procedurë ndodh edhe për rastet qytetari refuzon të identifikohet.…
Leçe u përmbys 2-3 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas tre humbjeve dhe Sergio Conceiçao qetësohet në stol. Milani ia doli të shënonte pas disa sekondave lojë me Gimenez, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Miqtë kërkuan dhe e gjetën barazimin në minutën e 15-të, por këtë herë ishte goli i Gabbias që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Fraksioni i dytë ishte me raste dhe ishte sërish Leçe që shënoi me Krstovic, duke bërë që Milani të “plasej” në tapet për disa minuta. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan me autogolin e…
Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë. Kryeministri Edi Rama mund të garojë në Tiranë, siç edhe ai tha pak ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj përfundoi pas hekurave. 7 orë pas mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë, mësohet se Rama do të jetë në listën e hapur të kryeqytetit. Kjo do t’i krijonte kreut të PS hapësirë për të kërkuar dhe marrë sa më shumë vota. Referuar listës së Tiranës, duket se do të ketë më shumë gra në listën e sigurtë sesa burra. Sakaq drejtuesit politik do të jenë në listën e mbyllur, por edhe disa nga ministrat si në…
Rrjeti po zien nga spekulimet se Luiz Ejlli mund të jetë pjesë e sezonit të dytë të reality show-t Ferma VIP. Fjoralba Ponari ka konfirmuar se do të rikthehet si moderatore, disa burime po hedhin dyshime. Pasi po spekulojnë për një angazhim të mundshëm të Luizit. Ajo që ka shtuar më shumë dyshimet është një video e postuar nga vetë këngëtari në InstaStory, ku ai shfaqet në një ambient që ngjan shumë me skenografinë e Ferma VIP.
Për 7 orë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, ministrat e qeverisë dhe drejtuesit politik të PS në qarqe. Aty është folur për gjithçka, duke nisur nga investimet te prioritetet dhe qasja e socialistëve në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Risia për këtë fushatë është se socialistët do të ndahen dhe do të lëvizin edhe jashtë vendit për të organizuar takime elektorale. Fushata do të përqendrohet kryesisht në Greqi dhe në Itali, nga ku vjen edhe numri më i madh i emigrantëve që janë regjistruar për të votuar, me rreth 100 mijë. Rama dhe drejtuesit politik…
Një fëmijë vetëm dy vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar drejtuesin që shkaktoi aksidentin me vdekje. “Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital”, informon policia.