Rruga e cila lidh plazhin e Velipojës në Shkodër me Shëngjinin është drejt përfundimit. Ky aks pritet që të jetë i gatshëm plotësisht për këtë sezon të verës pas pak muajsh. Banorët thonë se pas shumë vitesh në harresë kjo rrugë do të sjell një zhvillim të madh për fshatin turistik të Rrjollit në Velipojë. Ata kërkojnë që pas rrugës të pajisen edhe me certifikatat e pronësisë në mënyrë që të mund të zhvillojnë pronat e tyre në shërbim të turizmit. “Vij nga Amerika. Një rrugë me një pamje shumë të bukur. Është vërtetë fantastike. Më pëlqen shumë. Për mua…
Author: tirana
Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka shkëlqyer në garën e sllallomit gjigand të zhvilluar në Are, Suedi. Ajo u rendit në vendin e tretë. Ky është podiumi i tretë për të në këtë edicion të Kupës së Botës, një arritje e jashtëzakonshme për sportisten 17-vjeçare. Gara u fitua nga italiania Federica Brignone, e cila ka dominuar këtë disiplinë gjatë gjithë sezonit. Colturi tregoi një performancë të fuqishme, duke sfiduar më të mirat e botës. Kjo duke dëshmuar se është një nga talentet më premtuese në sportin e skive. Ky rezultat vjen në prag të finaleve të mëdha të Kupës së Botës.…
Sali Berisha thotë se PD tashmë ka bashkuar të gjithë elementet që i nevojiten për të shkuar drejt fitores më 11 maj. ”Ne shpallëm bashkimin në diversitet. Për shkak të zhvillimeve dramatike u përvijuan qëndrime të ndryshme. Bashkimi ishte vendimtar për forcën tonë politike që të shkojë drejt 11 majit si forcë drejt fitores”, tha Berisha. I pyetur pse nuk u përfshi në këtë bashkim edhe Basha, u përgjigj: “Meqenëse po më pyet me emër konkret. Përveç Taulant Ballës, të garantoj që ai njeri nuk ka njeri tjetër me vete. Nuk ka asnjë njeri. Ndaj demokratë e demokrate mbështesni kandidaturat…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se bombardimet vdekjeprurëse të Rusisë tregojnë se synimet e luftës së Moskës “nuk kanë ndryshuar” Zelensky bëri thirrje për sanksione të reja. “Sulmet e tilla tregojnë se synimet e Rusisë janë të pandryshuara”, shkroi ai, duke shtuar: “Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur jetën, për ta forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për t’i rritur sanksionet kundër Rusisë”. Të paktën 17 njerëz u vranë si pasojë e sulmeve ajrore ruse gjatë natës në Ukrainën lindore, sipas zyrtarëve ukrainas.
Marsi ka sjellë rritje të numrit të turistëve në Durrës. Vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të kaluar disa ditë pushimi. Disa prej tyre janë rikthyer. Të tjerë po e zbulojnë Shqipërinë për herë të parë. “Erdhëm se fëmijët janë me pushime këtë javë. Për mua është hera e dytë, ndërsa familja vjen për herë të parë. Njerëzit janë shumë miqësorë ndaj vendosa të vij familjarisht. Edhe moti 12 gradë më i ngrohtë se në Holandë.” Jemi nga Gjermania, Shtutgardi. Është ditëlindja e burrit tim dhe erdhëm këtu. Kemi mësuar shumë nga shqiptarët. Na…
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në hyrje të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale, ku një automjet është përmbysur në rrugë dhe ka goditur disa mjete të parkura. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa drejtuesi i automjetit të përmbysur ka marrë dëmtime të lehta. Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu edhe 5 automjete të parkura në vendngjarje.
Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi disa pika të programit ekonomik me fokus biznesin. Gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se në 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme, nëse PD fiton zgjedhjet, do të jetë rikthimi i taksës së sheshtë. Berisha tha gjithashtu se do të ulet çmimi i energjisë elektrike për bizneset në 6 lekë/kilovati. Sali Berisha: 100 ditët e para do të instalohet krahas paketës së dhembshurisë me të cilën nxjerrim Shqipërinë nga varfëria ekstreme, do të instalohet kuadri ligjor për krijimin e klimës më miqësore për biznesin që ka ekzistuar ndonjëherë. Ne…
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilri Meta ka uruar nga qelia të gjithë gratë me rastin e 8 Marsit. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të grave për familjen, aq më tepër në një kohë që familja sot është në rrezik. Postimi i plotë:Një urim nga zemra për të gjitha vajzat, gratë dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!Asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të tyre për familjen, të cilën ato e mbrojnë duke lartësuar vlerat…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio ka thënë se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj. “Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese”, shkroi Rubio në rrjetin social X . Dodiku i dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska , të…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë me rastin e 8 Marsit. Kryesocialisti tha se PS dorëzoi të drejtësia ‘shpatën’ e ndëshkimit.Sakaq u ndal te zgjedhjet e përgjithshme, ku tha se më 11 maj do të arrijmë fitoren me notën 10. “Ne ‘shpatën’ e ndëshkimit ia dorëzuam drejtësisë. Nuk varet se del një buf kënete dhe thotë do shkrijë SPAK-u, apo se dalin speciet bashkë dhe premtojnë se do ta kthejnë pas reformën në drejtësi. Do të thotë të kthejë pas Shqipërinë. Burrat japin kontributin e tyre. Larg qoftë. Burrat ju duhen, por ju bëni ekuilibrin, ju…
Polonia po planifikon trajnime ushtarake për çdo mashkull të rritur mes frikës në rritje të sigurisë evropiane. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha se kishte nevojë për një ushtri prej 500,000 ushtarësh, e cila do të përfshinte rezervistë.“Ne do të përpiqemi të kemi një model gati deri në fund të këtij viti, në mënyrë që çdo mashkull i rritur në Poloni të stërvitet në rast lufte, në mënyrë që kjo rezervë të jetë me të vërtetë e krahasueshme dhe adekuate me kërcënimet e mundshme,” tha Tusk në një fjalim mbi sigurinë. Vitin e kaluar, qeveria polake tha se ushtria përfshinte…
Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Escape”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Në pranga ka rënë një 30 vjeçar. “Bëhet e ditur se eshte arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit ”, për llogari të DVP Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë. Këtë shtetas, Gjykata e Apelit të Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur…