Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjeve që kreu i PD Sali Berisha u bëri fëmijëve pas vendimit të qeverisë për të mbyllur aplikacionin TikTok, që të mos shkonin në shkollë dhe të protestonin. Ai theksoi se më 11 maj, dita e zgjedhjeve, qytetarët duhet të mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për mbështetje të negociatave me BE-në, jo të kthehen pas me “kënetën” dhe “bufin”.

Read More

Në takimin e zhvilluar me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi në ditën ndërkombëtare të Gruas, Rama u ndal edhe tek procesi i integrimit europian. Rama u shpreh se skuadra e PS është e vendosur për të ecur përpara dhe se pjesë e saj janë burra e gra luftëtare. Duke folur në lidhje me listat e PS për zgjedhjet e 11 majit, ai u shpreh se në listat e mbyllura do të përfshihen të rinj e të reja, gra. “Në 11 maj Shqipëria ka një sfidë, sfidën për të mos u humbur. Për herë të parë mundësia për t’u…

Read More

Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi. Kryeministri Rama gjithashtu ka uruar 8 Marsin. “Kjo është e vërteta e ekuilibrit të çdo shtëpie që pa gruan është pa çati dhe e vërteta dhe e ekuilibrit të çdo shoqërie. Nëse sot ka shumë më tepër vend për gratë dhe vajzat në të gjitha hapësirat kjo i detyrohet Partisë Socialiste të Shqipërisë. Një grua shqiptare, Elena Gjika, thoshte se çdo shoqëri matet me vendin që i ka rezervuar gruas. Dhe nëse ne përpiqemi ta matin Shqipërinë me vendin që…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka dhënë një mesazh për gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit. “Krijimi ka një element themelor simbolik: Hyji, në zanafillë, i jep emërtesën Eva që do të thotë “burim jete”. Kaq domethënëse është përmbushja me dinjitet e gruas saqë Hyji i beson burimin e krejt jetës.Sot më 8 Mars, përveç urimit të natyrshëm e me gjithë zemër për të gjitha gratë dhe vajzat, dua të kujtoj me respekt të thellë ato që nuk shpëtuan dot nga dhuna, ato që shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan,…

Read More

Policia e Kosovës ka konfiskuar granata dore, municion dhe pajisje të tjera ushtarake të premten mbrëma në fshatin Banjskë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Në një komunikatë të shtunën, policia tha se pjesëtarët amerikanë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kishin hasur në mjete të dyshimta në një mulli të vjetër dhe braktisur në Banjskë – fshatin ku më 2023 kishte ndodhur një sulm vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës.“Njësitë policore menjëherë kane reaguar në lidhje me këtë rast, ku më pas kanë konfiskuar mjetet e dyshimta”, tha policia. Policia tha se ka konfiskuar uniforma…

Read More

Disa konflikte kanë ndodhur në Vlorë, situatë që ka çuar në nisjen e hetimeve për personat e përfshirë. Materialet janë referuar në Prokurori për shtetasin Xh. S., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një i mitur 15-vjeçar, duke deklaruar se ky shtetas e ka shtyrë dhe goditur për motive të dobëta.Nisi hetimi edhe për shtetasit T. S., 44 vjeç, dhe M. N., 18 vjeçe, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në fshatin Borsh. Nga ana tjetër në pranga është vënë shtetasi I. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi më 07.03.2025…

Read More

Një aktivitet i veçantë është organizuar në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave. Me tematikën “8 Mars – Gratë që ndërtojnë Paqe – Diplomaci, Fuqi, Angazhim”, ky aktivitet mblodhi përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, partnerë ndërkombëtarë dhe staf të MEPJ.Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi rolin dhe kontributin e grave në diplomaci, një fushë që ka parë transformime të rëndësishme dhe të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit. “Gratë shqiptare janë pjesë e pandashme e diplomacisë dhe kanë kontribuar në…

Read More

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd. Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur me thikë bashkëfshatarin e tij. 53-vjeçari u kap gjatë drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa iu sekuestruar edhe mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe thika që iu gjet në automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Floq në Fier. “Ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, sqarohet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së…

Read More

“Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, thotë për Liberal, Sali Berisha, kreu i opozitës shqiptare. Ai shpjegon pse Shqipëria nuk i plotëson kriteret për anëtarësim në BE dhe flet për mundësitë e bashkëpunimit në Ballkan. Z.Berisha, çfarë ju shtyn të jeni kandidat edhe për këto zgjedhje? Sali Berisha: Historitë e rikthimeve janë ekzotike, nuk janë të shpeshta. Pra, pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Dhe në këtë rast, Sali Berisha 8 vite pasi ishte larguar…

Read More

Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit te sotëm në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Neapoli të Selanikut, rreth orës 05:00, kur një shtetas ende i paidentifikuar, ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e qëlluar dy herë me armë.Viktima mësohet se ndodhej i ulur bashkë me një shokun e tij, jashtë një dyqani, në momentin që është qëlluar. Sipas burimeve ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar drejt spitalit “Ippokrateio” në gjendje të rëndë.Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e saj me qëllim identifikimin…

Read More

Sulmet ruse vranë 20 ukrainas gjatë mbrëmjes së djeshme në Donetsk të Ukrainës. “Rusia po vret civilë”, thotë kreu rajonal i Donetsk Vadym Filashkin në një postim në Telegram. Ai thotë se numri i njerëzve të vrarë në rajonin e Donetsk u rrit në 20, ndërsa ai i të plagosurve, në 43. Forcat ruse sulmuan edhe Dobropillyan, qytet që shtrihet në veri-perëndim të Donetskut të kontrolluar nga Rusia. Shërbimi rajonal i urgjencës raporton se tetë banesa dhe një ndërtesa administrative u dëmtuar nga sulmet ruse.

Read More

Kanada- Të paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Toronto. Sipas autoriteteve autori i dyshuar i ngjarjes ishte maskuar me kapuç të zi dhe është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Autoritetet i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këtë zonë. Ndërsa ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

Read More