Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, deputetja Jorida Tabaku priti në takim ambasadorin e ri të Italisë, Marco Alberti. Deputetja e PD-së thotë se në takim u diskutua mbi sfidat që has vendi ynë në proceset zgjedhore. ”Italia, një vend mik dhe partner i ngushtë i Shqipërisë që prej rënies së komunizmit, ka ndjekur nga afër zhvillimet tona demokratike”, shkroi Tabaku në rrjetet sociale. Për të raportet e OSBE/ODIHR, Transparency International, Freedom House dhe Departamentit Amerikan të Shtetit tregojnë qartë se zgjedhjet në vend po cenohen rëndë nga disa faktorë. Tabaku renditi blerjen e votës dhe presionin mbi votuesit,…
Author: tirana
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar pas apelit të Sali Berishës për protestë. Kreu i PD-së i bën thirrje fëmijëve që të mos shkojnë në shkollë, por të protestojnë kundër mbylljes e TikTok. Për Braçen kjo thirrje tregon se Berisha mund të ketë probleme mentale. Ai ka ndarë video nga një shkollë në Tiranë, Besnik Sykja dhe thotë se kjo thirrje është një tmerr. Lajmin për mbylljen e TikTok e dha dje ministrja Manastirliu dhe Rama pati një reagim. ”Çfarë duhet të jesh që t’i thërrasësh një fëmije: mos shko në shkollë se të kanë mbyll TikTok! Por rri…
Para se të zyrtarizojë ekipin dhe programin e PS për zgjedhjet e 11 majit, Rama do t’i kërkojë llogari ministrave dhe drejtuesve politikë. Në një format retreat parazgjedhor, mazhoranca socialiste do të bëjë analizën e investimeve të kryera dhe do të vendosë objektivat për premtime elektorale. Në sitën e shefit të qeverisë do të jetë edhe performanca e kryebashkiakëve të majtë, jo vetëm për këtë vit elektoral. Drejtuesit politik do të dorëzojnë propozimet e listave të tyre sipas qarqeve, të cilat do të analizohen nga Rama. Kryeministri u largua për rreth 40 minuta nga mbledhja për t’u rikthyer sërish.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojnë Kosovën më 11 mars. Me të do të jetë zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut Rutte do të takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media. Shefi i NATO-s do të takohet edhe me udhëheqësit e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR. Takim edhe me ata të Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) dhe përfaqësues të Misionit të…
Presidenti Donald Trump paralajmëron sanksione dhe tarifa për Rusinë. Ai tha se do të ketë masa deri në arritjen e marrëveshjes së paqes me Ukrainën. Ky reagim i Trump vjen në një kohë kur mes Amerikës dhe Evropës kanë lindur debate. Tensionet nisën pas përplasjes së fortë mes tij dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. ”Duke u bazuar në faktin se Rusia po “godet” Ukrainën në fushën e betejës tani, unë po shqyrtoj me forcë sanksione të mëdha bankare, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe një MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE PËR PAQEN. Për Rusinë dhe Ukrainën, uluni…
Gjyqtarët e Gjykatave Administrative, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë dhe zyrtarët e Avokaturës së Shtetit u mblodhën në një trajnim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Kjo së bashku me Shkollën e Magjistraturës dhe Shoqatën e Gjyqtarëve Administrativë Evropianë (AEAJ). Tema qendrore e këtij trajnimi ishte lidhja e ndërlikuar mes legjislacionit kombëtar, atij të BE-së dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Gjyqtarët Edith Zeller dhe Eva Wendler ndanë njohuritë e rëndësishme se si gjykatat evropiane i trajtojnë këto sfida dhe e integrojnë ligjin e BE-së në sistemet kombëtare. Prezenca e OSBE-së thekson se…
Zyra e Kryeministrisë, ka ndarë një reagim të Albin Kurtit. Aty thuhet se kreu i qeverisë është i gatshëm të dëshmojë për çështjen e rezervave shtetërore. Por në reagim thuhet se kjo duhet të ndodhë që prokurorët të shkojnë në zyrën e Kurtit. Reagim i Zyrës së Kryeministrit Këto ditë është ngritur një debat publik mbi një çështje që nuk duhet të ishte politizuar: dhënia e dëshmisë së Kryeministrit në lidhje me rezervat shtetërore. Gjatë kësaj kohe jemi përballur me një valë dezinformatash dhe përpjekjesh për të sajuar një perceptim të rremë mbi këtë proces. Është e rëndësishme të sqarojmë…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mund të rifitojë lirinë pak ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit. Me garancinë e një pozicioni të sigurt në listat e kandidatëve për deputetë, mandati bën që masa e arrestit të bjerë. Precedentët ekzistojnë dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve duket se është në dijeni. ”Nuk mund në këtë moment të jap një vendim për një çështje, e cila mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera”, thotë kreu i KQZ-së, Celibashi. Efektet ligjore të imunitetit parlamentar lidhen me momentin e fillimit të mandatit të deputetit, rast…
Largimi i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar reagime të forta jo veç mes banorëve, por edhe tek publiku. Shumë njerëz kanë shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Gjestit. Ata e bëjnë shkaktar kryesor të përkeqësimit të gjendjes së saj emocionale dhe shëndetësore. Pasi Egli u largua, Gjesti u pa duke bërë një monolog në oborr, ku i kërkoi falje Eglit dhe familjes së saj. Ai pranoi se sjellja e tij kishte qenë e ashpër, por se e kishte bërë këtë për të mos lejuar Eglin të arrinte në gjendje të rënduar. Në një bisedë me…
Zv/kryeministrja dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë , Belinda Balluku ka postuar një video. Në të tregohet Shqipëria që përgjatë viteve të qeverisjes së Berishës ka qenë në errësirë. ”Nëna e errësirës”, shkruan Balluku krah videos, ku thotë se vendi nuk mund të rikthehet në ”dritat e kënetës”. Ky reagim vjen pas akuzave nga Berisha dhe premtimeve elektorale të PD-së.
Stenda gjigante e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2025 tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve. ”Shqipëria bën për vete Berlinin”, shkruan kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau opinione të të huajve të cilët vizituan stendën e Shqipërisë. ”Albania All Senses”, sipas Ramës, nuk është thjesht një slogan, por gjithçka që përfaqëson Shqipëria si një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike. ”Jemi këtu për t’u njohur me njëri-tjetrin. Nuk e dija më parë që Shqipëria ishte ‘Vendi i Nderit’. Interesante ishte se si ju nxorët në pah Shqipërinë e vërtetë në Ceremoninë e Hapjes. Mora një panoramë shumë të…
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi këtë të premte u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. Interesit të gazetarëve iu përgjigj shkurt, duke thënë ”isha atje për një takim pune”.