Nersada Mandija/ Ndërsa gratë po bëhen përherë dhe më përparimtare, jo pak meshkuj po zhvendosen drejt pikëpamjeve më konservatore ose reaksionare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me modele të ndryshme përfaqësimi publik apo politik – ka të bëjë me mënyrën se si burrat dhe gratë përjetojnë dhe formësojnë botën përreth tyre. Hendeku publik dhe politik gjinor sot, qëndron në rritjen e dallimeve në mënyrën se si burrat dhe gratë qasen në shoqëri, angazhohen në politikë dhe i perceptojnë çështjet kryesore të shoqërisë. Një manifestim ekstrem i kësaj ndarjeje është rritja e trendeve dhe komuniteve në internet (dhe jo vetëm)…
Author: tirana
Të rinjtë shqiptarë në emigracion lindin më shumë fëmijë se bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri. Rritja vit pas viti e kostove për familjet e reja (çmimet e shtëpive, qiratë, shërbimet shëndetësore, tarifat e çerdheve, kopshteve, arsimit etj.) nga njëra anë dhe në anën tjetër, mungesa e mbështetjes financiare po minon planet e të rinjve shqiptarë për të lindur fëmijë. Në vitin 2024, lindjet ishin 5% më të ulëta se më 2023 dhe 35% më pak se në vitin 2011. Emigrimi i të rinjve dhe rritja e kostove të jetesës në vend janë arsye themelore sipas demografëve, të cilët rekomandojë politika…
Në një podcast ndryshe, kryeministri Edi Rama ftoi në ‘Flasim’, ‘tre petale nga trëndafili socialist’. Janë tre të rinj që mbajtën fjalime në Asamblenë e PS dhe Kuvendin Rinor, të cilët u kthyen në qendër të debateve e sulmeve në rrjetet sociale pas fjalimeve të tyre. Një prej tyre ishte Helena Kaçe e ‘pagëzuar’ nga vetë kryeministri Rama si pasardhësja e tij, pas fjalimit Asamblesë Kombëtare e PS-së. Rama-Helena Kaçes: Të ka kaluara faza e shokut që hëngre të gjithë ato të shara? Helena Kaçe: Nuk e parashikova që do kishte aq shumë komente, do flitej edhe në panele televizive,…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, duke i cilësuar ato forcën e vërtetë të jetës së shoqërisë sonë. Në një mesazh të posaçëm në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj përcolli urimin bashkë me foto të takimeve të tij me zonja gjatë vizitave nëpër Shqipëri apo në pritjet e zhvilluara në Institucionin e Presidentit. “Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!”- shkroi Presidenti Begaj.
Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant. Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke…
Dashi Në vendin e punës, udhëheqja juaj e natyrshme shkëlqen, duke i orientuar të tjerët me lehtësi përmes detyrave komplekse. Shigjeta e Cupidit thjesht mund të gjejë shenjën e saj sot, duke rritur lidhjet romantike. Ndiqni një dietë të shëndetshme ushqimore. Demi Me Jupiterin në shenjën tuaj, prisni një ditë të mbushur me fat të mirë. Financiarisht, investimet e mençura të bëra tani mund të sjellin kthime të konsiderueshme. Në punë, idetë tuaja novatore do të priten mirë, duke i hapur rrugën suksesit të ardhshëm. Dashuria është në ajër dhe një bisedë kuptimplote mund të thellojë një marrëdhënie të rëndësishme.…
Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja lançoi sot episodin e parë të Podkastit “JuFletKombinati”. Gonxhja në këtë episod kishte të ftuar dy mësuese, Rudina Shehun dhe Luljeta Frashërin, dy zonja nga Kombinati. Mësuese Rudina tregoi se pas mbarimit të studimeve në vitin 1993, pati fatin të ishte mësuese aty ku ishte nxënëse. ”Numrin 56 të nxënësve nuk arrinte ta përmbante regjistri dhe shtoheshin në fletë të tjera dhe përkushtimi i kolegëve ishte i habitshëm. Krahasuar me ditët e sotme është goxha komoditet. Numri i nxënësve në klasë është ulur, infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm dhe janë krijuar klasat smart.…
Lady Gaga ka shprehur qëndrimin e saj të fortë kundër ligjeve diskriminuese ndaj personave transgjinorë. Për të ata meritojnë mbrojtje dhe përkrahje nga shoqëria. Ajo komentoi mbi sfidat e komunitetit trans, duke i cilësuar ato si jashtëzakonisht të padrejta. Po ashtu theksoi se këta individë përjetojnë dhunë dhe diskriminim çdo ditë. Gaga i bëri thirrje për mbështetje dhe respekt ndaj personave trans, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe mbrojtjes së tyre nga ligje të padrejta. ”Çdo komunitet i shtypur ka një përvojë të veçantë dhe individët kanë përvoja të ndryshme”. Ajo theksoi se kjo njohuri e bën atë një aleate…
Jemi në muajin e Ramazanit, dhe kryeministri Edi Rama përcolli citim nga profeti Muhamed. ”Dyert e pendesës janë gjithnjë të hapura. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të)”. Nga 1 marsi besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e bekuar të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat madhore të besimit islam.
Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos do të vizitojë Tiranën më 13 dhe 14 mars. Në të parën vizitë të saj në Tiranë, Kos do të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë. Fillimisht ajo do të ndalet në Presidencë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Begaj dhe po në të njëjtën ditë do të ketë një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama. Marta Kos do të takojë kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj. Pjesë e takimit do jetë kryetarja e Këshillit të Integrimit Jorida Tabaku si dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment…
Erion Veliaj thotë se me rastin e ditës ndërkombëtare të Gruas, transporti publik do të jetë falas për të gjitha gratë dhe vajzat. Kryebashkiaku falenderon të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat për kontributin e tyre në përmirësimin dhe zbukurimin e jetës në Tiranë. Postimi i plotë Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme.
31 pasuri të luajtshme e të paluajtshme të Jusel Micit dhe Mendim Domit janë sekuestruar. Ata akuzohen nga SPAK si organizatorë të një skeme mashtrimi online. Kjo përmes call center-ave në Shqipëri kanë vjedhur përmes mashtrimit miliona euro nga shtetas europianë. 5 apartamente në Tiranë, sipërfaqe toke në rrethinat e kryeqytetit, gjashtë garazhe, dy vila, 3 automjete luksoze “Audi” e “BMW”. 60% e kuotave në një shoqëri tregtare, si edhe tre llogari bankare në një vlerë prej 195 mijë euro dhe 1.5 milonë lekë në total. Pasuritë janë krijuar nga të ardhura financiare të pa justifikuara. Jusel Mici dhe Mendim…