Protestat dhe bllokimet e kryqëzimeve vijojnë në Beograd, Novi Sad. Kjo është greva e dytë e madhe këtë vit, dhe shumica e institucioneve do të bllokohen. Protestat në Serbi kanë nisur pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku mbetën të vdekur 15 persona. Vuçiç ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës, duke thënë se në Serbi nuk do të ndodhë një revolucion me ngjyra.
Author: tirana
Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së palestinezes Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati, Fadi Alwan, në Tiranë. Autoritetet gjermane bëjnë me dije se shkaku është për çështje nderi. Dyshohet se familja ishte në presion për ekzistencën e një video ku vajza e tyre shfaqej nudo. Në datën 26 shkurt, nëna e saj ka bërë një kallëzim penal për zhvatje në Gjermani për këtë video. Sipas nënës së Rayyan, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që u kishte rënë në dorë video dhe vajza, pa…
Vetë i shpallur ”non-grata” nga Amerika, Sali Berisha thotë se pas 11 majit, kryeministri Edi Rama do të ekstradohet në SHBA. ”Unë nuk kam një projekt që të udhëtoj para 11 majit drejt SHBA. Ato ndryshime epokale në SHBA flasin vetë, nuk ka nevojë t’i komentojë Berisha. Gjarprit iu pre koka. Edi Rama heq dhe vë fotografitë, bën ”woke culture” me fotot e Aleksis Soros dhe Xhorxh Soros. Dosja McGonigal ka filluar të ecë, është në këmbë. Rama do të ekstradohet pas 11 majit në SHBA. Atë e pret ekstradimi. Ose pastaj do vijnë të gjykohen këtu, një gjyq i…
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Jusel Mici dhe Mendim Domi, dy organizatorëve të grupit kriminal të “Call Center” që u vodhi miliona euro evropianëve. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.1 datë 07.02.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj shtetasve J.M dhe M.D. Ata janë subjekte të hetimit pasuror sipas Ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 dhe po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit…
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin në rrugë për të parandaluar aksidentet dhe për të siguruar respektimin e rregullave të sigurisë rrugore. Gjatë muajit shkurt, janë realizuar masa të forta ku 11 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 11 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të rënda. Informacion paraprak: Policia Rrugore e Gjirokastër ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore, me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë muajit shkurt, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se akuzat për të cilat është arrestuar Erion Veliaj janë të rënda dhe shoqërohen me prova të forta të paraqitura nga prokuroria. Sipas Berishës, prokurori Ols Dado ka bërë publike fakte tronditëse, duke përmendur gjetjen e shumave të mëdha të parave cash, përfshirë 260 mijë euro TVSH në blerje dhe vila të rrafshuara për zgjerimin e oborrit që, sipas tij, i përkasin Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. “Del gruaja e Assad me 1 milion euro garderobë dhe del Ajola Xoxa me 850 mijë euro garderobë. Gjenden topa me euro,…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp komentoi protestën për platformën ‘TikTok’. Kryedemokrati bëri thirrje nxënësve që të nisin bojkotin e mësimit, ndërsa shtoi se shkolla të mos guxojë t’i ndalojë. “Duhet të fillojë bojkoti i mësimit. Ai që iu vë censurën, shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Tik Tok është mjeti aktualisht më modern i komunikimit. Problemi është që një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj kërkon të varë në sheshin Skëndebej TikTok se e kritikoni ju, ju keni të drejtë të nisni grevën dhe të bojkotoni mësimin. Ditën e hënë orën e parë të…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar mësuesit për festën e 7 marsit, e njohur si Dita e Mësuesit. Ai theksoi se figura dhe autoriteti i mësuesit është vendosur në vendin që i takon, falë reformave dhe ndihmave financiare të qeverisë. Gjatë ceremonisë për vlerësimin e mësuesve, Rama tha se janë bërë ndryshime rrënjësore në tre aspekt kyçe dhe kjo i ka bërë të pavarur mësuesit nga influencat e mundshme politike. “Kemi arritur tre gjëra shumë të rëndësishme, të cilat duken si tre gjera që as nuk duhet të diskutoheshin ndonjëherë, por ja që jo vetëm u vunë në diskutim,…
Humb fëmija 10 vjeç në Elbasan, doli nga shkolla, por nuk u kthye në shtëpi. Del nga shkolla, humb fëmija 10 vjeç. Prindërit të shqetësuar. Fëmija ka dalë nga shkolla “Naim Frashëri” dhe nuk dihet ku ndodhet. Policia nis kërkimet.
Vrasja e 24-vjeçares Rayyan Alwan dyshohet se ka ndodhur për çështje nderi. Policia gjermani i ka dërguar disa informacione palës shqiptare në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares.Sipas verifikimeve rezulton se më datën 26 shkurt, të këtij viti një ditë para zbardhjes së ngjarjes në Tiranë, nëna e viktimës ka bërë një kallëzim në polici, në Gjermani pasi ka pretenduar se shantazhohej me një video intime të vajzës së saj, ku në këmbim i kërkoheshin para. Nëna e 24-vjeçares është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që pas këtij shantazhi të qëndronte vet vajza, këtë gjë e ka dyshuar për shkak…
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 12 mars procesin ndaj te pandehurve të dosjes “5D”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e tagrit ligjor të avokatit të të pandehurit, Taulant Tushe, për të kërkuar ose jo gjykim të shkurtuar. Të pandehurit e tjerë të dosjes i qëndruan kërkesës për gjykim të shkurtuar.
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Karlspreis – Karli i Madh” ku foli për “planin B. Kreu i qeverisë bëri një kthim pas në kohë, kur ishte i ri dhe përfshirjen në politikë, ku iu drejtua të rinjve duke u thënë se nuk e kuptojnë pse është e rëndësishme politika. Më tej foli për planin B që ka Shqipëria, ku tha se është anëtarësimi në BE. “Për të ardhur të pyetja, s’dua të marr shumë nga koha juaj duke u kthyer 35 vite më parë. Isha aq i ri sa të pranishmit në auditor. U…