Një tjetër anëtar i grupit kriminal të Arben Ndokës është ekstraduar nga Italia për tu përballur me drejtësinë shqiptare. Bëhet fjalë për Ilia Ndokën, 50 vjec, për të cilin Gjykata e Posaçme e Shkallës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi Parash” , “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale si organizata kriminale”. Ilia Ndoka, kushëri i Arben Ndokës, u arrestua në vendin fqinj në maj të 2024-ës pasi nga Prokuroria e Posaçme SPAK u shpall në kërkim ndërkombëtar gjatë operacionit ‘Revanshi’ ku u lëshuan mbi 50…
Author: tirana
Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre punonjës pasi janë konstatuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Një 34 vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se në gjendje të dehur, mjeti i tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe një 40 vjeçar për të njëjtën vepër penale, drejtim i mjetit në gjendje të dehur. Një shtetas tjetër 48 vjeçar nën efektin e alkoolit ka përplasur një automjet tjetër ku për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjetit si dhe dy pasagjerët. “Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:…
Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit të PPE në Strasburg se nëse vjen në pushtet PD, toleranca do të jetë zero ndaj krimit. “Tolerancë zero ndaj krimit. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin time. Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro. Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë. Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind. Mijëra shqiptarë humbën punën. 1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës. Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.…
Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka bërë me dije se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill. Sipas njoftimit zyrtar, në kontinentet e tjera do të mbërrijë nga data 15 deri më 25 prillPasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Kujtojmë se ky proces nuk ka asnjë kosto për votuesit pasi posta paguhet nga KQZ.
Një 25-vjeçar në Shëngjin është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke mbajtur me vete doza kokaine dhe kanabisi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.Gjatë kontrollit fizik të shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të…
Salsiçet, mishi i tymosur dhe mishrat e tjerë të kuq të përpunuar rrisin rrezikun e demencës, paralajmëroi neurologu Dylan Wint. Fjalët e tij u cituan nga HuffPost. Duke komentuar një studim që zbuloi se konsumimi i shpeshtë i mishit të kuq të përpunuar rrit rrezikun e demencës me 13 për qind, Wint vuri në dukje se mjekët kanë qenë prej kohësh të kujdesshëm ndaj këtij produkti. Sipas tij, ekspertët rekomandojnë të hahet më pak i gjithë mishi i kuq, jo vetëm i përpunuar. “Për të ruajtur shëndetin e trurit, rekomandohet konsumimi i jo më shumë se katër porcione të këtij…
Një burrë që ka pasur akuzat e Scarlett Johansson për përndjekje është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar me shpërthimin e një bombe në studion e emisionit “Saturday Night Live”. Michael Branham, i cili u ndalua nga policia e New Yorkut të mërkurën, ka dërguar një mesazh kërcënues për një bombë të vendosur në studio, ku Colin Jost, bashkëshorti i aktores që nga viti 2020, punon. Branham, i cili u deklarua i pafajshëm për raportimin e rremë dhe kërcënimin me bombë, dyshohet se e ka dërguar mesazhin në një kolegj në Connecticut, ku administratori e raportoi menjëherë kërcënimin në polici.…
I ftohtë vijon që prej mbrëmjes së djeshme, dhe disa zona të veriut të Greqisë janë mbuluar me dëborë Nga orët e para të mëngjesit reshje bore do të ketë edhe në pjesët malore të Greqisë Qendrore. Megjithatë, në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje shiu dhe në verilindje me stuhi sporadike, ndërsa dukuritë do të fillojnë të dobësohen nga pasditja. Tipike janë pamjet nga Selaniku që u shfaqën me stuhi bore në disa zona. Gjithashtu, rënia e temperaturës e cila pritet të jetë rreth 10 gradë Celsius do të ndjehet më shumë gjatë ditës së…
Një fëmijë i dytë ka vdekur nga fruthi pasi një shpërthim i virusit shumë ngjitës vazhdon të rritet në Teksasin perëndimor. Fëmija nuk ishte i vaksinuar dhe ishte në spital duke vuajtur nga komplikimet nga fruthi, tha për BBC Aaron Davis, nënkryetar i Sistemit Shëndetësor UMC. Sekretari amerikan i Shëndetësisë Robert F Kennedy Jr, i cili është përballur me një reagim të ashpër për trajtimin e tij të shpërthimit, vizitoi Teksasin të dielën pas vdekjes. Shteti jugor i SHBA ka raportuar më shumë se 480 raste të fruthit deri më tani këtë vit që nga e premtja, një rritje nga…
Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se këtë medalje nuk po e merr në emër të tij, por në emrin e të gjithë shqiptarëve. “Nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të të gjithë shqiptarëve të cilët vunë veten dhe jetë në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vendin vend në Europë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa në…
Grupi militant palestinez, Hamas ka deklaruar se ka goditur jugun e Izraelit me një breshëri raketash. Ushtria izraelite tha se rreth dhjetë predha goditën, por shumica e tyre u kapën me sukses. Edhe Kanali 12 i Izraelit raportoi një goditje të drejtpërdrejtë në qytetin jugor të Ashkelon, shkruan Reuters. Shërbimet izraelite të urgjencës thanë se po trajtonin një person për lëndime nga predha dhe ekipet janë nisur për në vendngjarje. Ndryshe, faza e parë e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 19 janar pas 15 muajsh lufte dhe përfshinte ndalimin e luftimeve, lirimin e disa prej…
Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Gjatë një konference të përbashkët për mediat, presidenti i vendit shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre. “Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre. Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit…