Author: tirana

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një udhëzim të ri sa i përket aplikimit që kandidatët për leje drejtimi duhet të bëjnë. Të gjitha shërbimet tashmë për lejen e drejtimit do të kalojnë nëpërmjet portalit shtetëror “e-Albania”, gjë e cila prek në mënyrë direkte procesin edhe për autoshkollat, por edhe për kandidatët. Sipas udhëzimit të interesuarit për të përfituar leje drejtimi duhet të bëjnë fillimisht një regjistrim në portalin “e-Albania” si kandidatë, në seksionin e dedikuar në këtë faqe. Udhëzimi detyron edhe Autoshkollat që të paraqesin dokumentet e kandidatit në “e-Albania”, nga ku më pas do të bëhet verifikimi…

Read More

Ndërsa udhëheqësit botërorë mblidhen në Jeruzalem për Forumin Botëror të Holokaustit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjeti një moment për t’u takuar dhe falënderuar ekipin e ushtarëve të IDF që erdhën në ndihmë të kombit të tij pas një tërmeti vdekjeprurës të goditur në nëntor të vitit të kaluar. Por ajo që bie në sy është se në fotot e publikuara nga Forcat e Mbrojtjes Izraelite, një prej ekspertëve që ka qenë në Tiranë i kanë fshehur fytyrën si masë sigurie. Ndërkaq, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, fotot qarkulluan lirshëm pasi të gjithë zyrtarët e lartë duke filluar nga…

Read More

Një ngjarje aspak normale ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një oficer policie shkon në komisariat i dehur, dhe pasi kishte përplasur makinën e patrullës. Video e kamerës në trupin e kolegut të tij ka kapur të gjithë ngjarjen, ndërsa është publikuar për herë të parë në YouTube. Ajo që bie në sy është qetësia e kolegut të tij, i cili fillimisht i kërkon policit të dehur të dorëzojë armën e shërbimit dhe elektroshokun. Polici i dehur refuzon të bëjë testin e alkoolit dhe drogës, e më pas shpërthen në lot. Për më tepër ndiqni videon:

Read More

Qeveria do të akordojë një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet rajonale. Më herët bonusi i mjekëve ka qenë në vlerën 100-mijë lekë përveç pagës. VENDIM I PLOTË Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus…

Read More

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bashkë me fondacionin “Gjurmë” është zotuar se do t’u dalë për zot familjeve të efektivëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Gjatë fjalës së tij, ministri Lleshaj ka treguar edhe një histori personale. “Më vjen ndërmend një histori personale, kur isha jashtë dhe më ndihmoi dikush por nuk e dija se kush ishte. Lodhesha shumë për ta gjetur. Më tha një miku im që e dinte më tha: Ç’të intereson që ta dish? Unë vazhdoja me mentalitetin e shqiptarit që është borxh. Më tha e ke gabim sepse nuk duhet ta dish kush…

Read More

Njerëzit impulsivë kapen pas gjërave pa menduar më parë. Analiza e kujdesshme nuk është qëllimi i tyre, pasi ato kurrë nuk llogaritin pasojat. Le të shohim se çfarë thotë astrologjia për këtë, dhe cilat shenja të zodiakut janë impulsive. Dashi A ka ndonjë shenjë më impulsive se Dashi? Përgjigja është jo. Të lindurit në këtë shenjë janë plot adrenalinë. U pëlqen të ndërmarrin rreziqe gjatë gjithë kohës sepse kjo gjë i bën vërtetë të ndjehen vërtet të gjallë. Nuk mendohen kurrë dy herë për të bërë atë që duan, ndaj s’është aspak habi të konsiderohet si shenja më spontane që…

Read More

Dafina Zeqiri është e ftuara speciale e kësaj të shtune në “Dua të të bëj të lumtur”. Këngëtarja do të surprizojë një vogëlushe e cila ishte thirrur në studio nga e ëma. Mes lotësh vajza ka përqafuar Dafinën e cila i kishte sjellë në emision edhe një arush gjigant. Dafina ka treguar historinë prekëse të jetës së saj, sesi të tjerët i thonin që nuk do ecë përpara dhe i ka dhënë kurajo vogëlushes se do t’ja dalë. “Ka pas njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më…

Read More

Tirana bën me zemër tifozët bardheblu, Majkëll Ngoo shënon në frymën e fundit, mbase golin më të rëndësishëm në aventurën e tij në kryeqytet, një gol tre pikësh përballë Bylis, skuadër që nuk e kishin munduar asnjë herë këtë sezon. Emanuel Egbo vijon mrekullinë e tij, koleksionon fitoren e katërt radhazi duke vendosur bardheblutë në vendin e dytë në kuotën e 31 pikëve, një më pak se Kukësi i vendit të parë. Tirana kaloi në avantazh në minutën e 17-të me një aksion të ideuar dhe finalizuar nga Kale. Samba e brazilianit ishte fantastike duke sjellë festë tek tifozët bardheblu.…

Read More

Duke folur sot për mëmësinë, tre të ftuarat në studion e Bieta Sulos, i zbuluan asaj planet për 2020. Bieta u shpreh se po mendon për fëmijën e dytë, ndonëse ka dëshirë që Kroi të rritet edhe pak, pasi për të nuk është e thjeshtë të rrisësh dy fëmijë që kanë pak diferencë me njëri-tjetrin. Por duke iu përgjigju të ftuarve, moderatorja u shpreh se nuk i dihet, dhe mbase në 2020 do të japë lajmin për një tjetër shtatzëni.

Read More

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte këngëtarja Marjona Metohu, e cila gjithmonë ka spikatur për zërin e saj të veçantë. Ajo është mësuar me magjinë e skenës që kur ishte e vogël, pasi ka marrë pjesë në festivalet e fëmijëve, tek “Gjeniu i Vogël” dhe deri në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, ku në vitin 2019 me këngën “Bosh” rrëmbeu zemrat e shumë të rinjve. Në lidhje me pjesmarrjen e saj në “Kënga Magjike”, Marjona tregon se shumë pak njerëz e dinë që kënga është kënduar nga ajo. “Është pëlqyer, është pritur shumë mirë, shumë njerëz e…

Read More

Cristiano Ronaldo ka blerë një prej apartamenteve më të shtrenjta në Portugali. Lajmi për këtë investim të yllit të Juventusit po qarkullonte prej kohësh, por vetëm ditët e fundit gjeti konfirmim nga media spanjolle. Apartamenti që bleu sulmuesi portugez ndodhet në një nga zonat më të kushtueshme të Lisbonës, ‘Castilho 203’ dhe ishte në një ndërtesë me ambiente zyrash. por në vitin 2017, kjo ndërtesë u ble nga ‘Vanguard Properties’ për 30 milionë Euro për t’u shndërruar në një projekt rezidencial me 20 apartamente luksoze. Projekti po realizohet nga agjenci imobilare AB Productions që është themeluar nga milioneri francez Claude…

Read More