Author: tirana

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin Gent Cakaj kanë mbërritur ditën e sotme në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës ku do të zhvillojë takime në kuadër të marrjes së drejtimit të OSBE-së. Në takim, kamarrë pjesë dhe një delegacion në cilësinë e kryetarit në detyrë të misionit të OSBE-së, dhe do të takohet me Kryeministrin ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministrin, ministrin e Jashtëm Vadym Prystaiko dhe autoritete të tjera të larta shtetërore. Pas kësaj, kryeministri do të ketë edhe një vizitë në Moskë por nuk dihet nëse do të takohet me presidentin Vladiimir Putin.

Read More

“O ju që keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm ju ka sjellë një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”, solli sot në vëmendje kryeministri Edi Rama fjalët e Kuranit të shenjtë. Duke zgjedhur të tjera fjalë të shenjta për të përcjellë mesazhin e tij, kryeministri Rama citoi Kuranin përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”. Duke cituar librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë prej muajsh apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26…

Read More

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç dhe ministrja austriake për Çështjet Europiane, Karoline Edtstadler deklaruan se vendet e tyre janë në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE në muajin mars. Qeveria kroate pas bisedimeve Plenkoviç-Edtstadler, në Zagreb, njofton se të dy vendet do të nxisin miratimin e një vendimi për fillimin e negociatave me dy aspirantët në nivel të Këshillit Europian, konkretisht gjatë samitit të 26-27 marsit. Edtstadler tha se ”Vjena mbështet aktivitetet e Kroacisë për përgatitjet e takimit të samitit të BE-së dhe vendeve të Europës Juglindore”, në fillim…

Read More

‘E kam për nder të njihem si e bija e Azemit’, Rudina Hajdari tregon pse ‘braktisi’ SHBA-në pas 20 vitesh: Nga amerikanët më mungon… Deputetja e PD, Rudina Hajadari, njëherazi dhe vajza e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit ka dhënë së fundmi një interviste jashtë ‘kontureve’ politikë. Ajo ka treguar për revistën ‘Class’, shumë të pathëna nga jeta private, duke nisur nga periudha kur u zhvendos në Shqipëri, marrëdhënia me të bijën dhe deri tek menaxhimi i kohës së lirë. E pyetur se pse vendoi ta ‘braktis’ Amerikën pas 20 vitesh, Hajdari ka treguar se dëshironte gjithmonë të ndiqte…

Read More

Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një mangudë 4.52 të shkallës rihter. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit. Lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Deri më tani nuk raportohet për dëme. Kujtojmë se vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter. Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha, e Tirana, ku humbën jetën 51 persona.

Read More

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek krijimi i qeverisë së Kosovës, si dhe fakti nëse do të zgjidhet apo jo Albin Kurti kryeministër, vjen një sinjal pozitiv nga presidenti Hashim Thaçi. Ai deklaroi sot se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. Prandaj, sipas tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit. Pas takimit me ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Ëilliam Ëalker, Hashim Thaçi tha se është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll me sukses…

Read More

Moderatorja e njohur, Julka Gramo, ka bërë një dedikim mjaft të veçantë ditën e sotme. Nëna e saj feston ditëlindjen dhe Julka ka zgjedhur disa fjalë zemre për ta uruar atë publikisht. “I shijofshim sa me gjate përqafimet, dashurine, embelsine, energjine, pozitivitetin, konfortin dhe gjithçka tenden nene! Ti je e RRALLE! Dua qe vitet me ty mos mbarojne kurre…Gezuar ditelindjen dhe uroj qe keto vite te mbetura te fillosh e te jetosh pak me shume jeten tende me shoqerine pa u preokupuar per ne, kuptohet po te lame dhe duke rakorduar axhendat me pare. Te duam pafundesisht! Pa ty do…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe pranë varrit të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. “Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetese në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”, shkruan Meta.

Read More

Ndonëse kanë kaluar gati 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima si dhe la pa banesa qindra familje, vijojnë ende ndihmat për të prekurit. Të radhës ishin shqiptarët e Selanikut, të cilët sollën tre kamionë me krevate, dyshekë, veshmbathje dhe ushqime në ndihmë të banorëve të Durrësit dhe Thumanës, dy prej zonave më të prekura nga tërmeti. “Nënë mos ki frikë, se ke djemtë në Selanik!”, shkruhej në banderolën e vendosur në një prej kamionëve, duke dhënë kështu një mesazh të fortë nga shqiptarët, emigrantë në Greqi, të cilët janë solidarizuar me fatkeqësinë që goditi vendin…

Read More

Deputeti socialist Ervin Bushati ndryshe nga herët e tjera, ku jemi mësuar ta shohim me kostum e kollarë, këtë herë është shfaqur ndryshe. Përmes disa fotove të siguruara nga “Panorama Plus”, Bushati na tregon anën e një babait shembullor. Pak ditë më parë ai është parë, në zonën e Liqenit Artificial, ku edhe mbante në qafë djalin e tij të vogël, ku siç dukej që të dy po zbaviteshin duke shijuar kohën me diell.

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peqin, ku televizioni lokal ‘Klaudiana’ ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. ‘BalkanËeb’ raporton se persona të paidentifikuar kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit dhe më pas kanë marrë televizorët plazma që ndodheshin aty. Vjedhja është konstatuar nga njëri prej punonjësve tē televizionit, i cili ka shkuar aty për të verifikuar shkakun e defektit të shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku ka gjetur derën kryesore të shqyer.

Read More