Author: tirana

Nga Nikoleta Kovaçi/ Pak ditë më parë, në Elbasan, u qëllua një djalë i ri. Ai ishte në mjetin e tij kur nga një mjet tjetër doli një breshëri kallashnikovi. Djali mundi të shpëtonte mrekullisht, ndërsa policia nuk vonoi shumë dhe nxori emrin e tij. Në fakt nxori emrin e ‘artit’ që përdorte shënjestra e atentatit.Gjithë mediet e hershme iu referuan emrit që dha policia: Quhej Kei Piu! Asnjë e dhënë dhe asnjë element nga identiteti i tij nuk lidhej me të qënurit shqiptar. Në fakt, edhe më vonë emri i mbeti Kei, teksa policia u dorëzua dhe nxori mbiemrin…

Read More

Makina është në pronësi të Nikollë Prenga, i cili punon si gardian në burgun e Shënkollit në Lezhës. Mjeti i parkuar është djegur tërësisht. Vetë Prenga ka deklaruar se kishte dyshimet e tij, të cilat ia kishte treguar policisë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti i djegur është i llojit tip Benz Mercedez. Ende nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e pronarit të mjetit dhe nëse është një mesazh për të.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në lagjen “Dunavat” të qytetit të Gjirokastrës. Një burrë në moshë është hedhur nga ura e “Ali Pashës” në një lartësi rreth 40 metra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është Servet Koçiu, rreth 70 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet që çuan burrin të ndërmerrte aktin e rëndë.

Read More

Ambasadori i ri talian Bucci ka shkuar në takim me ministren e Kulturës Elva Margariti me një plagë në kokë te cilën e ka fashuar. Nuk dihet çfarë i ka ndodhur ambasadorit por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë agjendën apo të publikojë fotot. Është pikërisht ambasada Italiane në Tiranë ajo që teksa ndan këto imazhe, thotë se do të kemi shumë projekte mes Italisë e Shqipërisë në muajt e ardhshëm. Pavarësisht plagës ambasadori duket i qetë dhe i buzëqeshur, teksa rrethohet nga zonjat.

Read More

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora ishte e ftuar këngëtarja Era Rusi. Gjatë intervistës me të, moderatorja Rudina Dembacaj e ka pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me ndonjë koleg. Era Rusi nuk preferoi të japë një emër, por tha se një nga këngëtarët që vlerëson më shumë në tregun shqiptar është Ylli Limani. Në këtë moment, Rudina e ngacmoi duke i thënë që ai bën vetëm këngë melankolike, “me lot e me qurre”, por Era u shpreh se do t’i thotë të bëjë një këngë gazmore. Mos ndoshta është Ylli këngëtari me të…

Read More

Femrat me syze nuk janë seksi? Harrojeni! Ka shumë arsye se përse gratë me syze janë më të nxehta se ato pa syze. Në këtë përfundim kanë arritur shumë sondazhe. Një e treta e meshkujve thonë se femrat me syze janë të zgjuara dhe seksi, thuhet në një studim të Shoqatës për Kërkim në Konsum. Fakt është: njerëzit me syze vlerësohen gjithmonë si më inteligjentë. Një anketë aktuale e një kompanie syzesh në SHBA është akoma më konkrete. Sipas tyre, meshkujt preferojnë ato që njihen si “geek chic”. Mes atyre që mbajnë syze, më të preferuarat janë femrat me pamje…

Read More

I lexohet lumturia sapo ia sheh portretin dhe është mëse e natyrshme. Bukuroshja dhe gazetarja e sportit, Vilma Masha, u bë nënë për herë të parë pak javë më parë. Por me sa duket, ajo pëlqen xhirot me bebin e saj më shumë sesa të qëndrojë brenda. Dhe ashtu duke shëtitur me karrocë, është fotografuar nga paparazzi . Vilma duket mjaft në formë, edhe pse sapo ka lindur vajzën e saj./Panoramaplus.al

Read More

Nuk është vetëm çështje ndotjeje mjedisore por -edhe mbi të gjitha- shëndeti. Ideja e Beppe Sala, kryebashkiak i Milanos, që dëshiron një qytet që ndalon absolutisht duhanin, është nga ato idetë që sjell diskutime. Qytetari i parë i Milanos ka në plan një kalendar fiks. “Deri në vitin 2030 nuk do të lejojmë më që të konsumohet duhan në ambiente të hapura. Dhe menjëherë, do të jetë e ndaluar konsumi i tij në stacionet e autobuzit ose në radhët e shërbimeve publike” shprehet ai. Ky propozim konsiderohet si një nga më të ashprit në botë sa i përket duhanit. Pikërisht…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Nënë Tereza’. ‘BalkanWeb’ raporton se makina në pronësi të Nikoll Prenga, efektiv në burgun e Shënkollit, është djegur plotësisht. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se ka qenë një zjarrëvënie e qëllimshme, pasi mund te kete lidhje me detyren e policit. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e zjarrit.

Read More

Napoli i Genaro Gatusso-s nuk po arrin të japë shenja jete pasi për llogari të javës së 20 të Seria A është mposhtur 0-2 nga Fiorentina në San Paolo. Përpara tifozërisë së vet skuadra e kaltër nuk mundi të shfaqte asgjë, ndërsa ‘vjollcët’ në minutën e 26 kaluan në avantazh falë Federico Chiesa-s. Nga ky moment pritej reagimi i vendasve, por Fiorentina në pjesën e dytë me 19-vjeçarin Vlahovic realizoi golin e dytë dhe njëkohësisht golin që vulosi sfidën. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Napolin në ‘Seria A’, ndërsa në 2020 skuadra e kaltër nuk ka njohur rezultat…

Read More

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa ka komentuar situatën politike në vend, deklaroi se nuk është arritur marrëveshje me uljen në tryezë për reformën zgjedhore të opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës. Nga Korça, Patozi pohoi se ulja në një tryezë mes palëve politike është një lajm i mirë për vendin. “Javën e kaluar ka pasur një ulje në tavolinë, s’po e quaj marrëveshje sepse është ende shpejt ku përgjegjësit kryesore të krizës janë dakordësuar për të nisur një proces dialogu, për të cilin ne kemi konsideratë. Ne mendojmë që ky është një lajm i mirë për Shqipërinë por nga ana…

Read More

Krahas dëshmisë nga vendi i ngjarjes në ditën e masakrës nga shefi i misionit të atëhershëm i OSBE-së, William Walker, edhe një i ri shqiptar që në kohën kur ndodhi masakra ishte vetëm 14 vjeçar posedon një mori dokumentesh që argumentojnë masakrën serbe mbi popullatën civile të Reçakut. Liderët serbë ende vazhdojnë të mohojnë masakrën e shkaktuar në Reçak. Madje presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe vartësit e tij deklaruan se “masakra e Reçakut është një trillim”. Krahas dëshmisë nga vendi i ngjarjes në ditën e masakrës nga shefi i misionit të atëhershëm i OSBE-së, William Walker, edhe një i ri…

Read More