Author: tirana

Ajo quhet Orieta Kristo dhe kur emigroi nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte në moshën 14 vjeçare. Nuk dinte asnjë fjalë në anglisht.Sot është drejtuese ekzekutive e një kompanie të suksesshme sigurimesh që ajo vetë e themeloi para 5 vjetësh me emrin: “Horizon Insurance”.Orieta është përzgjedhur nga Revista e Biznesit e Usterit, në Shtetin e Masaçusetsit, si një nga 40 profesionistët e suksesshëm nën moshën 40 vjeç për vitin 2019.Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se suksesi i saj ecën mes balancimit të jetës personale dhe përkushtimit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan.

Read More

E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ka qenë këngëtarja e njohur Era Rusi e cila njihet edhe për baladat e dashurisë. Ajo ka treguar gjatë emisionit se është lënduar nga dashuria, por në fund ia ka dalë të ringrihe sërish. Rudina Dembacaj: A je lënduar nga dashuria që bën kështu lloj këngësh ? Era Rusi: Po mendoja si ta rrotulloja, mos bëj dhe unë kot tani! Natyrisht që jam lënduar, por e kam superuar me dashuri dhe dinjitet. Unë nuk lëndohem nga të tjerët , unë e kam me veten time gjithmonë, e kam me veten time…

Read More

Gazeta britanike “The Times” rihapi çështjen e kryetarit të opozitës shqiptare Lulzim Basha, rreth skandalit të lobimit prej 675 mijë dollarësh, me paratë ruse. Ajo shkruan se “një SLP (Partneritetet e Kufizuara Skoceze) në qendër të një hetimi mbi krime të pretenduara të financimit të fushatës së Lulzim Bashës, udhëheqësit të opozitës së Shqipërisë, shkeli këtë rregull pa u ndëshkuar.” Pasi hedh dritë mbi skemën që është përdorur për rastin shqiptar, artikulli mbyllet: “SLP në qendër të skandalit politik të Shqipërisë ishte “Tregtia Biniatta” e regjistruar në Edinburgh. Në vitin 2018 regjistrimet publike treguan se kishte paguar qindra mijëra dollarë…

Read More

Alessandro Del Piero nuk ka dyshime që Juventusi është skuadra më e mirë e kampionatit italian dhe nuk ka frikë nga Interi ndjekës. Edhe pse ka një trajner si Antonio Conte, legjenda bardhezi mendon se Juventusi ka më shumë shanse për të fituar titullin kampion. “Nuk ka diskutime që Juve është skuadra më e mirë. Interi mund të luftojë për titullin, por vetëm kaq. Më duket shumë e vështirë që Juve të mos e marrë kampionatin. Skuadrat si Lazio mund të fitojnë në ndeshje direkte, por nuk kanë forcë për më tej”, ka deklaruar ish-sulmuesi.“Lazio mund të fitojë ndaj kujtdo…

Read More

Policia e Vlorës, 2 orë pas atentatit të ndodhur në lagjen “Bashkimi”, ku mbetën të plagosur 2 persona ka gjetur në makinë të djegur. Sipas informacioneve, mësohet se makina është gjetur në rrugën e vjetër që lidh Vlorën me Fierin. Makina është gjetur e braktisur në anë të rrugës dhe e djegur dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit, ku mbetën të plagopsur, Roland dhe Nikollaq Çepaj. Brenda në automjet është gjetur dhe arma tip automatik, që është djegur në bagazh.

Read More

Gazetari francez, Taha Bouhafs është arrestuar nga Policia, pasi në rrejetet e tij sociale postoni vendodhjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Sipas postimit të Bouhafs, Macron ishte në një teatër në Paris dhe dhjetëra protestues ishin mbledhur kundër tij. “Ndodhem në tetarin ‘Bouffes du Nord’. Tri radhë pas presidentit të Francës. Disa protestues janë këtu dhe po i ftojnë të gjithë këtu. Përgatitjet janë duke u zhvilluar. Sonte mund të ketë ndonjë ngjarje”, shkroi gazetari. Një grup protestuesish më pas u mblodhën para teatrit pasi u publikuan informacione në mediat sociale se presidenti Macron ishte brenda teatrit Bouffes du Nord…

Read More

Shqipëria në nëntor të vitit të kaluar u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi rreth 50 viktima, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara. Shqiptarët anë e mbanë botës arritën të mobilizoheshin si kurrë më parë për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tragjedia, por historia e një të moshuari nga Medvegja dhe dashuria e tij për Shqipërinë ka prekur të gjithë. Shaqir Shaqiri, sapo kishte marrë pensionin e tij, por nuk hezitoi që nga ajo shumë e vogël të ndajë pak edhe për vëllezërit shqiptarë, të cilët i kishin dalë në ndihmë gjatë kohës së…

Read More

Një burrë i cili ka lindur pa penis thotë se ai më në fund ka arritur të ketë marrëdhënie seksuale në moshën 45 vjeç pasi ka një organ bionik të implantuar duke përdorur lëkurën e tij. Katerieri nga Mançester i Madh tha që ai dhe e dashura e tij Fedra Fabian janë të kënaqura me rezultatet e operacionit të tij të madh në Spitalin Universitar të Londrës. Andreë lindi me eksstrofi të fshikëzës, një defekt i rrallë i lindjes që do të thoshte se ai kishte lindur me testikuj por pa penis. Eksstrofia e fshikëzës zakonisht prek një në çdo…

Read More

Prestigjozja britanike “The Times” ka publikuar nje artikull të fortë ku tregon abuzimin e subjekteve të përfshira në korrupsion miliarda dollarësh, shitjen e armëve dhe çështjet e pastrimit të parave në ish-Bashkimin Sovjetik, Afrikë dhe Amerikën Latine. E për ta ilustruar këtë skemë kriminale “The Times” ka marrë si rast perfekt rastin e Lulzim Bashës, i cili sipas prestigjozes britanike “shkeli rregullat e shëtoi pa u ndëshkuar”. Fotoja e lajmit është pikërisht Lulzim Basha, si ikona e një skandali kriminal me mbi 650 Mijë dollar financim të padeklaruar se nga buronin. “The Times” duke zbërthyer skemën e madhe të mashtrimit…

Read More

Neritan Liçaj është një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Këtë të shtunë ai ka qenë i ftuar në Pop Culture, ku në një intervistë me Kildën ka rrëfyer se çfarë po ndodh me Teatrin Kombëtar, si dhe disa detaje nga jeta e tij. Pak javë më parë në “Një ditë me Dojnën” Visjan Ukcenaj është shprehur se “Aktorët nuk paguhen” nisur nga kjo frazë, Neritani Liçaj ka treguar se është mëse e vërtetë. Madje ai vetë pavarësisht se është lindur dhe rritur në Tiranë, vazhdon të jetë edhe sot në një shtëpi me qera. “Po e vërtetë,…

Read More

Një nga të plagosurit në Vlorë mbrëmjen e sotme që dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit është Nikollaq Çepaj (Taullaraj). Ai sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’. Por pas daljes nga burgu, iu bë atentat dhe tashmë ndodhet i plagosur në spital. Pista e parë që po hetohet është hakmarrja. Informacion paraprak: Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur…

Read More