Efekti i një aspirine në ditë përsa i përket parandalimit të problemeve të caktuara shëndetësore, varet edhe nga pesha trupore e personit që e konsumon, sipas një studimi të publikuar në revistën “Lancet”. Rezultatet e këtij studimit, ku përfshiheshin të dhënat e 10 studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e pacientit ndikonin dukshëm në efikasitetin e ilaçit. Një dozë ditore e aspirinës mes 75 dhe 100 miligramësh ul me 23% rrezikun nga vështirësitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kilogramë. Por, ky efekt nuk arrihet te personat me peshë mbi 70 kilogramë. Për…
Author: tirana
Nga Korça ku ndodhej për mbledhjen me aktivin, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për reformën zgjedhore dhe marrëveshjen mes palëve. Ajo theksoi se dakordësimi për reformën zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të reja kushtit të dytë të Bundestagut. “Kushti i parë ishte reforma zgjedhore. Dakordësimi i tryezës solli që të delegjitimojë përfundimisht atë parlament ilegjitim, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Unë e kam thënë dhe e them që Gjiknuri është këlyshi i bishës, po eliminuam Bishën, Gjiknuri përfaqëson Edi Ramën. Gjiknuri nuk bën bisedime, Gjiknuri merr ato çfarë jep opozita dhe shkon i noterizon në parlament. Gjiknuri…
Vendimi i Vladimir Putin këtë të mërkurë, për të pranuar dorëheqjen e Dmitry Medvedevit, nuk ishte i befasishëm. Prej disa kohësh, pozicioni i Medvedevit brenda qeverisë ruse po fundosej në mënyrë të pandalshme. Ka pasur momente të sikletshme publike. Medvedevi është vënë re duke mohuar me kokë gjatë fjalimeve presidenciale të Putinit, jo një herë, por në disa raste. Këto gabime mund të jenë falur. Por janë akuzat për korrupsion personal, që mund ta kenë dobësuar fatalisht Medvedevin, duke bërë që Putini ta zëvendësojë atë si kryeministër me një zyrtar tatimesh të një profili të ulët, Mikhail Mishustin. Në një…
Këngëtarja e njohur Celine Dion ka humbur nënën në moshën 92-vjeçare. Gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar shumë së fundmi, teksa kishte humbur shikimin, dëgjimin dhe kujtesën. 51-vjeçarja Celine, i ka dedikuar një koncert në Miami. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të viteve më parë, krah së cilës shkruan: “Mami ne të duam shumë! Të dedikojmë shfaqjen e sotshme dhe do këndoj për ty me gjithë zemrën time”.
Aktori dhe regjisori i njohur, Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Ai la pas një dhimbje të madhe te të gjithë por sidomos te familjarët, kryesisht te e shoqja dhe vajza e tij, Bora. Ndonëse po kalon shumë ditë të vështira, Bora ka gjetur pak momente për t’i falenderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur dhe ngushëlluar. Po ashtu ajo ka zbuluar më shumë rreth sëmundjes së të atit dhe arsyen përse ai nuk donte që të mbaheshin homazhe.
Ditën e djeshme kudo në rrjet qarkulloi një video nga e shkuara e modeles së njohur, Arbenita Ismajli. Në videon në fjalë modelja shfaqej duke u puthur me një mashkull tjetër të quajtur Kenned Tahiri. Kennedi u shpreh se ‘Snapchati’ i tij ishte hakuar dhe kështu kishin publikuar pa dijeninë e tij videon me modelen. Pas gjithë rrëmujës që u krijua në rrjet, ka reaguar më në fund dhe Arbenita duke sqaruar të gjithë situatën. Modelja shprehet se Kennedi ka gënjyer dhe atij nuk i kanë hakuar llogarinë, përkundrazi ka qenë ai që ka shpërndarë videon dhe kjo vetëm për…
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ish-kryeministër gjate kohës kur Shqipëria priti me mirëra shqiptarë të kosovës gjatë luftës, në fjalën e mbajtur sot në Prishtinë, në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, duke ftuar gjithë shqiptarët të mos harrojnë te shkuarën, ka apelur për të ecur bashkë në një rrugëtim qe tashme ka nisur. Majko ka theksuar se në ato kohë shumë te veshtira, ata kanë bere vetem detyrën dhe vëllau mund edhe të mos falenderohet. “Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemibërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu…
Disa dhjetëra kundërshtarë të presidentit francez, Emmanuel Macron u mblodhën dje para teatrit parizian, ku ai po kalonte mbrëmjen, dhe kanë tentuar të hyjnë, por janë ndaluar nga forcat e sigurisë, sipas disa burimeve. “Rreth 30 persona kanë tentuar të hyjnë në teatrin e “Bouffes du Nord”, theksoi rrethi i çiftit presidencial. Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili së bashku me bashkëshorten ndoqën një shfaqje, u sigurua për disa minuta dhe më pas u kthye për të parë shfaqjen deri në fund. “Manifestuesit nuk arritën të hyjnë”, konfirmoi Prefektura e policisë në Paris..
Një 60-vjeçar u vu në pranga nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, por kjo nuk ishte arsyeja pse uniformat blu të Lezhës ishin nisur drejt tij. Një denoncim i mbërritur pranë komisariatit të Lezhës, vuri në lëvizje efektivët të cilët e arrestuan 60-vjeçarin me inicialet V.N pasi ka ngacmuar një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara, ndërsa dyshohet se edhe mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të. Kur policia e arrestoi, 60-vjeçari me banim në Lezhë, ka qënë duke drejtuar automjetin e tij, ku ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.93mg/l. Policia e…
Shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Dibër, Robert Aga është shkarkuar nga detyra mbrëmjen e djeshme, pasi vëllai i tij Pajtim Aga u arrestua për trafik droge. Robert Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës, që janë edhe pjesë hetimeve të dosjes 184. Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e Bild teksa fliste me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili e falenderon për angazhimin, ndërsa Aga shprehet se nuk ka nevojë për falenderim pasi është ushtari…
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin e formimit të qeverisë Albin Kurtit dhe se lideri i Vetëvendosjes posa të jetë gati, mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin. “Kosova nuk do të jetë edhe për shumë kohë e bllokuar. Unë do t’i shikojë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, unë i kam…
Vrasja e Kastriot Reçit në Rrëshen është cilësuar si spektakolare për shkak se u krye me snajper nga një distancë prej 200 metrash. Nga kati i 9-të i pallatit, snajperisti qëlloi me një plumb të vetëm 47 vjeçarin në bulevardin e qytetit. Madje goditi pa shkaktuar asnjë pasojë, sepse shenjestra e tij ishte në shoqërinë e një gruaje dhe një fëmije të mitur kur u shemb në tokë. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin e Mustafa Nanos, “Provokacija” tha se kjo është vrasje jo vetëm spektakolare por edhe me kosto të lartë. Sipas tij një vrasje të tillë mund…