Author: tirana

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten problem në vendin tonë, kështu siguria rrugore bëri bashkë Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballu, kreune Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si edhe kryebashkiakë e ekspertë të fushës. Në fjalën e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri edhe një rrezume se çfarë parashikohet të bëhet në të ardhmen për të shmangur sa më shumë aksidentet. LLeshaj ka thënë se deri në fund të muajit shkurt të kenë një listë të këtyre masave që më pas do t’i paraqiten qeverisë. “Do të bëjmë shtim të masave të akteve ligjore për kufizimin…

Read More

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot 552-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu (1405-17 janar 1468). Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman. Lufta e shqiptarëve me në krye prijësin e tyre shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë  kryetarin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin edhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni. Simoni ka kaluar me sukses procesin e vettigut. Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se ai ka kryer deklarime të sakta dhe nuk ka bërë fshehje apo deklarime të rreme. Po ashtu Kreu i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dalë i pastër edhe në kontrollin e figurës, ku rezulton se nuk ka prova apo informacione për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në aktivtet…

Read More

Mobbing është një sjellje armiqësore dhe persekutuese ndaj një punonjësi apo kolegu pune, me qëllim që ta margjinalizojë atë apo ta privojë nga funksionet që ushtron në kompani. Protagonistët e mobbing janë dy: pjesa aktive (mobber) dhe viktima (i mobbizuari) Baza e dinamikës së këtij fenomeni konsiston në një sjellje bezdisëse psikologjike ose ngacmimi që ka si synim izolimin e viktimës, duke e penguqar të bëjë aktivitetin normal të punës. Mobbing mund të dallohet Horizontal: i bërë nga kolegët për motive të ndryshme, mes të cilave një konkurrencë, karriera, zilia apo racizmi, kultura, feja e politika. Vertikal:i kryer nga punëdhënësi…

Read More

Një burrë ka kapur gruan e tij duke e tradhtuar me shokun e tyre të përbashkët pasi gjeti një video të saj të zhveshur teksa po bënte dush në shtëpinë e dashnorit. Burri i hutuar e gjeti videon e gruas së zhveshur në faqen e dashnorit në internet, teksa po lundronte. Nuk dihet nëse hedhja e videos ka qenë e qëllimshme, apo është hedhur gabimisht.

Read More

Edhe e premtja do të vazhdojë te mbetet me mot të kthjellet dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Por sipas Meteoalb, në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat e lehta do të përfshijnë dhe zonën e ulët të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 14°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzimi 2 ballë.

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatët iranianë, Mohamed Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit në një postim në Twitter shprehet se regjimi i Iranit vijon që të përdorë selitë diplomatike si mbulesë për të kryer terroriste si dhe të kërcënojë opozitarët e MEK, muxhahedinët. “Ne përgëzojnë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur të Iranit. Regjimi iranian vazhdon të përdorë selitë diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe të kërcënojë dhe spiunojë iranianët që jetojnë jashtë” thotë…

Read More

Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka tredhur parlamentin. I ftuar në emisionin ‘Opinion”, teksa komenton tryezën për Reformën Zgjedhore, Shkullaku tha se Rama e ka tredhur parlamentin. Më pas, moderator Blendi Fevziu, iu drejtua deputetit Ralf Gjoni, gjithashtu i ftuar dhe i tha se sipas Shkullakut, i bie të jetë tredhur. Këtu gazetari Shkullaku shtoi dhe tha se ndoshta Gjoni ka shpëtuar. Biseda në studio Armand Shkullaku: Parlamenti si fenomen nuk ka cilësi të dibët po është i tredhur….ai burri atje, Rama ia ka marrë ko*et të gjithë burrave që janë aty, 128 që ndodhen aty…

Read More

Pothuajse një e katërta e vendeve të botës dëshmuan rritje të protestave dhe trazirave vitin e kaluar dhe kjo shifër do të rritet më tej në vitin 2020, sipas një studimi të ri. Ka 195 vende në botë, nëse përfshihen Vatikani dhe Palestina, dhe një indeks i sapohapur i trazirave civile ka pretenduar se 47 nga ato shtete dëshmuan një rritje të trazirave civile në vitin 2019. Modeli i të dhënave, botuar të enjten nga firma e analizave socio-ekonomike dhe politike “Verisk Maplecroft”, gjithashtu ka parashikuar që në vitin 2020, numri do të rritet në 75 vende. Konsulenca e Sh.B.A-së…

Read More

Vendimet e fundit gjyqësore për lirimin nga burgu të disa personave të dënuar, kanë alarmuar jo vetëm opinionin publik por edhe disa nga institucionet kryesore në vend. Pas zbardhjes së disa prej vendimeve, mësohet se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga burimet e sigurta pranë MD-së, bëhet me dije se ministrja Etilda Gjonaj ka ndërmarrë veprime konkrete për çështjen e Indrit Dokles, ish anëtarin e bandës së Durrësit i…

Read More

Dy djem shqiptarë kërkohen nga policia në Britaninë e Madhe pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e një 30-vjeçari kurd që ka shpërbyer si snajperist në forcat Peshmerga. Autoritetet britanike kanë publikuar fotografitë dhe emrat e shqiptarëve, duke i bërë thirrje çdokujt që mund t’i shohë, të mos i afrohen por të telefonojnë menjëherë në numrin e policisë “999”. Bëhet fjalë për shqiptarët Qazim Marku, 23-vjeç dhe Eugert Merizaj, 28-vjeç, dy nga katër të dyshuarit për vrasjen e snajperistit kurd Ali Hussain në 15 shtator të vitit të kaluar në Hartlepool. Për sa i përket dy personave të…

Read More

Një makinë ka marrë flakë në tunelin Elbasan-Tiranë, teksa ka qenë në ecje. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Drejtuesi i saj ka arritur të dalë në kohë jashtë automjetit, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe policisë.Si pasojë e kësaj ngjarje është krijuar një trafik i rënduar, veçanërisht në tunelin e Elbasanit.

Read More