Author: tirana

Ahmad Hosseini Alast, mbante detyrën e atasheut kulturor të Iranit në Shqipëri dhe kishte ardhur në Tiranë katër vite më parë. Ai u dëbua si i padëshiruar nga Shqipëria për shkak se dyshohej se ishte pjesë e shërbimit sekret Iranian MOIS dhe statusi i atasheut kulturor i shërbente për mbulim. Menjehërë pas mbëritjes ai është emëruar edhe drejtor I fondacionit Saadi Shirazi që ushtron aktivitetin në Shqipëri prej vitit 1996. Top Channel mëson nga burime të besueshme se Ahmad Hosseini Alast ishte duke punuar me Balkan Sahar, një media në shërbim të politikës se Teheranit dhe me seli në Bosnje…

Read More

Në dilemën mes maces dhe nipit, kjo gjyshe zgjedh macen. Një incident i jashtëzakonshëm ka ndodhur pak ditë më parë në Kinë, përkatësisht në qytetin e Nanchong. Gjyshja pa macen e saj të bllokuar dy kate poshtë apartamentit të saj dhe lidhi me litar nipin 7-vjeçar për ta marrë. Iniciativa e saj tepër e rrezikshme rezultoi me sukses për vogëlushin, i cili për fat të mirë nuk pësoi asnjë dëmtim. Njëkohësisht edhe macja u shpëtua.

Read More

Aktori i mirënjohur, Ndriçim Xhepa, tregon se ishte i vetmi nga kolegët që e takoi as 24 orë para se të ndërronte jetë artistin Xhevdet Feri. Ai rrëfen për “News 24” takimin e fundit që pati me aktorin i cili u nda sot nga jeta, pasi humbi betejën nga një sëmundje e rëndë: “I kam ditur gjërat që në pranverë, kur u operua. Vetë ai me optimizmin dhe forcën që kishte si mashkull mendonte se do kalonte. Ndoshta mund të jem i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë, përjashtuar familjarëve. Siç mora njoftimin se, dje ishte…

Read More

 Fëmijët që janë nën 12 vjeç, nuk do të mund ta gjuajnë topin me kokë. Skocia lë fjalët dhe kalon te faktet, me Scottish football Federation që gjatë këtij muaji do të zyrtarizojë rregullin e ri për stërvitjet e moshave nën 12 vjeç, për shkak të rrezikut që problemeve me demencën në moshë të rritur. Në vitin 2015, diçka e tillë është ndaluar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Skocia bëhet shteti i parë evropian që imponon një kufizim të tillë. Diskutimet kanë vazhduar që nga publikimi i një studimi ku shihen lidhjet mes ish-futbollistëve dhe së sëmundjes…

Read More

Tanimë dihet se një nga shkatarët e thinjave në moshën e hershme është edhe stresi. Sipas ekspertëve, flokët e thinjur të shkaktuara nga stresi zakonisht mund të eliminohen dhe në mënyrë natyrale të kthehen në ngjyrën e tyre. Sipas ekspertëve, për t’i hequr thinjat e shkaktuara nga stresi duhet që floku të trajtohet si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Për ta mundësuar këtë, duhet që të mbahen dieta specifike dhe të përdoren suplementet e duhura. Zakonisht preferohet që të konsumohen ushqime, të cilat përmbajnë minerale esenciale si zink dhe kalcium. Këto dy minerale luajnë një rol të rëndësishëm në…

Read More

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një bllok banimi në Liqenin e Thatë është i braktisur. Bashkia Tiranë ka vendosur shiritin, duke e shpallur të pabanueshëm. Por banorët thonë se kanë paguar 1200 euro për metër katror për apartamentet në të, ndërsa ndërtuesi nuk u hap as telefonin. Një ditë pas lajmit të arrestimit të ish-zyrtarëve te komunave, ndërtuesve dhe arkitektëve, pas shkeljeve që janë gjetur në dosjet e Bashkisë, Prokuroria e Tiranës ka administruar me dhjetëra denoncime që vijnë nga banorë të pallateve të dëmtuara. Ato do të bëhen pjesë e procesit penal me dëshmitë e tyre, duke kërkuar dëmshpërblim…

Read More

Viti 2020 ka hyrë me pozitivitet të madh për pesë shenja horoskopi, të cilat do të kenë energji të mirë dhe rrugët e tyre do të jenë më të thjeshta e plot më mundësi të mëdha. Bricjapi Biznesi do të jetë pozitiv për njerëzit e kësaj shenje, ata mund të gjejnë një karrierë të re dhe të heqin dorë nga ajo që ndodhen duke gjetur mundësi të reja për të shfaqur talentin. Madje mund të frymëzohen për të punuar më shumë për të arritur qëllimet në jetë. Virgjeresha dhe Demi Këto dy shenja do të arrijnë mundësitë më të fuqishme…

Read More

Ai është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar dhe prej vitesh i bën për të qeshur me batutat e tij. Është fjala për Agron Llakajn, i cili prej disa kohësh është kthyer edhe në rolin e moderatorit të spektaklit të tij të humorit, “Al Pazar”. Së fundmi, Agroni ka bërë një postim në “Instagram”, që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Ai ka publikuar një fotografi ku ka bashkëngjitur dy imazhe. Në njërën anë shfaqet aktori i famshëm, Sylvester Stallone kur ka qenë i ri dhe në tjetrën është vetë ai në vitin…

Read More

Klea Xhaferri është një vogëlushe 10-vjeçare që ëndërron të bëhet këngëtare dhe prej disa vitesh ka nisur nga puna për ta bërë këtë ëndërr realitet. Shoqe e ngushtë e Sinan Hoxhës dhe e Bes Kallakut apo “lokut” siç e thërret ajo, Klea ka publikuar dy videoklipe të sajat. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tregoi se ka nisur të këndojë që në moshën 3-vjeçare dhe e përballon skenën më së miri. Këtë e tregoi edhe gjatë intervistës, ku pa asnjë kompleks këndoi këngët e shokëve të saj të ngushtë, repoi refrenin e një prej këngëve të…

Read More

Policia rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet për mosrespektimin e sistemeve të fiksimit për fëmijët e grupmoshës nën 12 vjeç. Në një video të publikuar në rrjete sociale Policia ka bërë thirrje për shtimin e masave të gjobës kundrejt drejtuesve të automjeteve, të cilët nuk përdorin paisjet e sigurimit të përcaktuara nga ligji kundrejt pasagjerëve, nën moshën 12 vjeç. Në këtë mënyrë Policia bën thirrje edhe ndaj neglizhencës së prindërve ose personave të rritur, të cilët mund të rrezikojnë jetën e fëmijëve në rast aksidenti.

Read More

Vëllai i këngëtares Olta Boka, Stivi Boka, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për projektin e fundit muzikor dhe marrëdhënien me të motrën. Ai e konsideroi Oltën jo vetëm si motër, por si vëlla e prind, duke shprehur mirënjohje për ndihmën dhe këshillat e saj të vlefshme. I pyetur nga Bieta nëse dëgjon më shumë këshillat e Oltës apo të së ëmës, Stivi disi i pavendosur zgjodhi të parën. Nga ana tjetër këngëtari pranoi që është në një lidhje dashurie, madje “shoqen” ia ka prezantuar edhe familjes, por nuk ndau më shumë detaje.…

Read More