Author: tirana

Dy diplomat të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë bën me dije Top Channel. Top Channel ka mësuar edhe emrat e tyre, ata janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit. Burime tejet të rezervuara i thanë Top Channel se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish…

Read More

Dashi Mundohuni që të mos përsërisni të njëjtat gabime në dashuri. Në vendin e punës do të ndjeni disi lodhje, ndaj mundohuni që të mos mundoheni. Demi E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku gjatë saj do të ndiheni më të fortë dhe më të qetë. Në vendin e punës mundohuni që të përdorni fantazinë për të bërë diçka të re, pasi mund të lindë një projekt premtues. Binjakët Dita do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës, ku situata do të jetë mjaft interesante, veçanërisht për kë dëshiron që të jetojë një aventurë. Në punë…

Read More

Një grua gati sa nuk ra nga varka kur një peshkaqen që po e ushqente me dorë e tërhoqi në ujërat në brigjet veriperëndimore të Australisë. Melissa Brunning ishte duke qëndruar në një jaht, duke ushqyer një grup peshkaqenësh të vegjël, kur njeri prej tyre i nguli dhëmbët dhe e tërhoqi zvarrë. Pamjet e videos së telefonit celular nga incidenti tregojnë se ajo ulërinte ndërsa binte në ujë. “Ndodhi kaq shpejt. Gjithë për të cilën mund të përqendrohesha ishte fakti që gishti im është zhdukur,” tha ajo. Sulmi ndodhi ndërsa gruaja 34-vjeçare nga Perth ishte me pushime në gjirin Dugong,…

Read More

Derbi Partizani-Tirana e luajtur një muaj më parë në “Air Albania Stadium” u mbyll me fitoren 1-2 në favor të bardhebluve. Një takim që u luajt për herë të parë në stadiumin e ri në kryeqytet dhe që nxorri fitues Tiranën pas më shumë se 5 vitesh. Në impiantin modern të “Air Albania”, kishte një numër të madh tifozësh dhe që të gjithë kanë qenë të monituruar nga kamerat e policisë gjatë ndeshjes. Një ndeshje që nuk solli shumë probleme brenda stadiumit, ndërsa jashtë stadiumit u rregjistrua vetëm një incident i vogël që u neutralizua mjaft shpejt nga policia. Në…

Read More

Në administratën publike për vitin 2020 janë planifikuar që të rekrutohen 880 persona sipas kategorive të ndryshme që janë specifikuar. Qeveria e ka miratuar në mbledhjen e sotme planin vjetor të pranimit për vitin 2020 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Këshilli i Ministrave ngarkon Departamentin e Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi i plotë:1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej, 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;b) Për kategorinë e mesme…

Read More

Nesër pritet që disa zona në kryeqytet të kenë ndërprerje të energjisë elektrike pasi do të kryhen punime për rikonstruksionin e disa kabinave. OSHEE njofton s në datën 16 Janar do të stakohet energjia në këto zona 09:00-14:00 Pjesërisht Kodër Bërxullë pjesërisht, afër Urës së Limuthit 09:00-15:00 Pjesërisht rruga “Njazi Meka”, rruga “Vath Koreshi”, rruga “Mihal Grameno” Po ashtu për shkak të investimit pēr fuqizimin e NST Farkë nga OSSH (pjesë e OSHEE Group), më 16 Janar, ora 00:00-07:00 do të ketë kufizim të energjisë ⚡në zonat: Pjesërisht Lundër, Vilat dhe Farkë.

Read More

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka publikuar disa dekrete dhe mes tyre është edhe ai i lënies së shtetësisë shqiptare për Altin Lalën, ish-kapitenin e kombëtares shqiptare. Ish-futbollisti që u kthye në një legjendë për Hannover, ku mbante edhe shiritin e kapitenit, tashmë do të ketë vetëm një shtetësi: atë gjermanen. Është kusht dhe Lala i është përgjigjur ligjeve gjermane, duke dorëzuar pasaportën shqiptare. /abcnews.al DEKRETNr. 11415, datë 13.1.2020 PËR LEJIMIN E LËNIES SË SHTETËSISË SHQIPTARE Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 15 e 20, të ligjit…

Read More

Një 24-vjeçar shqiptar i dënuar për vrasjen e pronarit të tij britanik është arrestuar në Shqipëri dhe më pas është ekstraduar drejt Britanisë. Në pranga është vënë shtetasi Elton Sefa, 24 vjeç, banues në Durrës. Ndërsa policia thotë se ky është ekstradimi i parë nga Shqipëria drejt Britanisë. Elton Sefa, më datë 17.04.2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, shtetasin J. W., duke i shkaktuar atij vdekjen. Pas kryerjes së vrasjes, Elton Sefa është larguar nga territori i MB-së dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë. Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që…

Read More

Unë dhe Lenka u gëzuam shumë që, më në fund, po transferoheshim në një burg, ku jo vetëm do të ishim mes grash, por, më shumë, sepse do të ishim në Tiranë, afër familjarëve tanë. Gardiania Tone ma kishte përshkruar bukur burgun e grave, mё kishte thёnё se aty tё burgosurat rrinё bashkё, bisedojnё me kё duan, kanё njё oborr tё madh tё zbukuruar me lule, nё kohё tё mirё rrinё jashtё sa tё duan, bёjnё punё dore dhe, ajo qё ishte mё e rёndёsishmja pёr mua, aty lejonin libra dhe kishe mundёsi tё shkruaje pa asnjё pengesё. Me këto…

Read More

Ka shumë gjëra të cilat i frustrojnë prindërit kur është fjala për sjelljen e fëmijëve, shprehitë e këqija gjatë shujtave, si dhe shpenzimin e kohës së tepërt para ekraneve. Sidoqoftë, ankthi dhe stresi i tepërt nuk zgjidhë asgjë, ndërkaq psikologu Ross Greene i këshillon prindërit të ‘bashkëpunojnë’ me fëmijën. Greene mendon se rezultatet më të mira në disiplinën e fëmijës ndikohen, e nuk kontrollohen – që do të thotë se me fëmijën duhet të jeni më shumë si bashkëpunëtor sesa si mësues. Më poshtë e keni procesin tri-hapësh që prindërit duhet ta ndjekin për të pasur ndikim më të mirë…

Read More

Dimri është shpesh sinonim i projektimit drejt sezonit të ardhshëm. Në merkato por edhe në fanella… Në këtë periudhë, në fakt, nisin projektimet dhe shembujt e parë të asaj që mund të jetë një kit zyrtar uniformash.Kështu, për Milanin, adresa e specializuar “footyheadlines.com” ka zbuluar se fanella e re Puma 2020-2021 pritet të ketë një ndryshim thelbësor: veç vijave klasike kuqezi do të jetë edhe një pjesë e Duomo, ndërtesës më të famshme në botë! Në sfondin e fanelës, në fakt, shihen qartë dizenjot e dyshemesë së Katedrales simbol të qytetit të Milanos.

Read More

Punonjësit e një kompanie në Suindon të Anglisë janë shpërblyer nga drejtuesi i tyre me katër ditë shtesë pushim në vit, nëse nuk pinë cigare. Agjencia e rekrutimeve “KCJ Training and Employment Solutions” futi që nga 2 janari rregulloren e re, për të kompensuar stafin që nuk bën gjatë ditës së punës pushime të vogla për të pirë cigare, një zgjidhje që u pa si alternativë më e mirë se sa ulja e ditëve të pushimit për duhanpirësit. Menaxheri i përgjithshëm Don Bryden, i cili është vetë duhanpirës, shpreson që përmes kësaj nisme njerëzit të lënë duhanin dhe se me…

Read More