Author: tirana

Prokuroria e Krujës ka ankimuar vendimin e gjykatës për lirimin nga burgu të Endrit Dokles. Akuza thotë se ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, me arsyetimin se pasi është njohur me fashikullin e gjykimit ka rezultuar se i njëjti trup gjykues ka gjykuar kërkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgimi, amnistisë, etj, dhe krijoi bindjen e plotë se ky trup gjykues ka paragjykuar çështjen. Fakte këto që tregonin se kjo gjyqtare nuk krijonte besimin e duhur për të vazhduar të shqyrtonte këtë çështje. Në lidhje me kërkesën për “lirimin me…

Read More

Kosova është tronditur nga një tërmet i fortë, vetëm 49 ditë pas tragjesisë së 26 nëntorit që përjetoi Shqipëria. Sipas të dhënave nga “ECMS”, vetëm pak minuta më parë një lëkundje me magnitudë 4.3 të shkalles rihter ka tronditur Kosovën. Të njëjtat burime bëjnë me dije se epiqendra ka qenë në kufi me Serbinë, rreth 52 km larg Prishtinës dhe vetëm 18 km në distancë më Mitrovicën.

Read More

Lajmi se Alketa Vejsiu do të jet bashkëprezantuese e festivalit të njohur Italian “Sanremo’, bëri bujë ditën e djeshme. Por me sa duket, ajo nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të ngjitet në skenën e festivalit.  Mediat italiane konfirmojnë se e ftuara speciale e një prej netëve do të jetë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Read More

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, i ka surprizuar të gjithë me ndryshimet në fizikun e saj. Por si ja doli Marsela nga një vajzë e mbushur të kthehej në një vajzë mjaft elegante? Në një intervistë për “Living”, këngëtarja ka zbuluar ‘sekretet’ e saj. Ajo nuk ha kurrë darkë pas orës 19:00; konsumon fruta, perime dhe proteina dhe ka shmangur ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet me gaz. Këngëtarja tregoi se dëgjoi këshillën e mësueses së kantos dhe dietologes, të cilat i kërkonin vazhdimisht të humbiste peshë. Ka qenë nutricionisti i saj që e ka shoqëruar në këtë ‘udhëtim’, duke i ndryshuar…

Read More

Gazetarja e njohur e “Opinion”, krahu i djathtë i Blendi Fevziut prej shumë vitesh, do të braktisë emisionin për t’iu futur karrierës politike. Kështu, mësohet se Desada Metaj do të jetë këshilltare e Lulzim Bashës në selinë blu. Pas zërave që po qarkullojne prej ditësh, burime të besueshme konfirmojnë këtë lëvizje, raporton newsbomb. Në fakt për selinë blu kjo nuk është një lëvizje surprizë pasi Metaj gjithnjë është lakuar si “këshilltarja underground” e kryedemokratit, por mesa duket tashmë gjithçka do të zyrtarizohet dhe gazetarja do mund të shfaqet publikisht hapur. Mbetet për t’u pare se çfarë do të ndryshojë në…

Read More

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë lënë pas gjithçka dhe kanë vendosur t’i kalojnë bashkë disa ditë pushimesh dimërore. Arsyeja kryesore është vogëlushja e tyre Rene e cila po argëtohet me prindërit e saj në malet me borë të Bansko-s, Bullgarisë. “Prive” kishte raportuar se Roberti ishte me vajzën me pushime, por këtyre të fundit u është bashkuar edhe Nora. Fotot dhe videot teksa bëjnë ski janë publikuar në Instagram. Rene e vogel duket si një profesioniste e vërtetë nga pamjet që kanë ndarë prindërit në llogaritë përkatëse të Instagramit.

Read More

Meghan Markle dhe Princi Harry, kanë qenë së fundmi në qendër të mediave. Çifti hoqi dorë nga rolet mbretërore duke ngjallur shumë polemika dhe herë pas here, në media dalin detaje interesante për largimin e tyre. Por, kjo nuk është e vetmja gjë që shqetëson Meghan-in. Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se babai i saj, do të dëshmojë kundër në gjyq. Meghan vitin e kaluar ngriti një padi kundër “Mail” për publikimin në mënyrë të paligjshme të një prej letrave të saj private me të atin. Në dokumentet ligjore të siguruara nga “The Telegraph” është konfirmuar se babai i…

Read More

Këshilli i Ministrave ka vendosur përmes një VKM-je të miratojë një procedurë të detajuar të kritereve dhe kushteve që një magjistrat duhet të përmbushë, në mënyrë që të përfitojë kredi për qëllime banimi. Interesat do të financohen nga shteti. VKM-ja vendos që për blerjen e një shtëpie 50 m2 në qendër të qytetit, magjistrati mund të përfitojë vetëm një herë kredi hipotekore, ndërsa për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë, masa referuese e sipërfaqes së banesës në fjalë shtohet me 10 m2 për person.

Read More

“Gratë në timon janë rreziku i vazhdueshëm” është ndoshta një proverb antik, sigurisht që një diskriminim gjinor ndaj grave dhe përveç kësaj nuk i përgjigjet të vërtetës. Siç raportohet nga revista franceze AutoPlus, mbi bazën e sondazhit të fundit të realizuar në Belgjikë nga Instituti Vias, gratë janë një marrëveshje më e mirë për kompanitë e sigurimeve, jo vetëm sepse, shkruan Ansa, janë më pak të përfshira në përqindje nëpër aksidente, por edhe sepse shumicën e rasteve kanë të drejtë në rast se përfshihen dhe për këtë arsye meritojnë norma më të favorshme të sigurimit. Analiza e AutoPlus tregon se…

Read More