Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka njoftuar se jep dorëheqjen së bashku më të gjithë kabinetin kryeministror. Deklarata erdhi menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor të vendit. Para se të njoftonte dorëheqjen e kabinetit, Medvedev u takua me Putin, takim i cili u zhvillua më herët të Mërkurën, tha zyra e shtypit e Kremlinit.
Author: tirana
Dy diplomat të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë. Ata janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit. Burime tejet të rezervuara thanë për Top Channel se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish shefit suprem të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara…
Në një konferencë për mediat një ditë pas marrëveshjes politike që e bën edhe opozitën jashtëparlamentare pjesë të reformës zgjedhore, kryetari i Partisë Demokratike, Basha, tha se asnjë nuk ndryshon nga kërkesat e opozitës së bashkuar, ku më kryesorja siç tha ai, është që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të mbahen në një ditë me ato lokale. Por a ka marrë garanci nga kryeministri Edi Rama se pas miratimit të reformës zgjedhore me konsensus do të mbahen zgjedhje të parakohshme? Me përgjigjen e tij Basha la të kuptohet se kjo nuk ka ndodhur, por se…
Siç kemi raportuar më parë, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore për t’u transferuar në Kanada, ku ata mund të jenë të pavarur financiarisht. Ndërsa ky është është cilësuar si një veprim i një rëndësie të madhe për të dy, është diçka që çifti mbretëror dëshiron të bëjë vërtet dhe nuk ka asnjë pendesë apo kthim pas. E pak ditë pasi Meghan dhe Harry bën të ditur vendimin e tyre, shumë kompani tani janë ofruar t’i orftojën punë çiftit mbretëror. “Nëse jeni duke kërkuar për një vend pune, ne kemi një kurorë…
Kryebashkiaku Lulzim Basha deklaroi se nuk do të ketë amnisti për Damian Gjiknurin, pavarësisht se opozita e bashkuar ka pranuar të ulet në një tryezë me të për Reformën Zgjedhore. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia blu, Basha deklaroi se Gjiknuri dhe shumë socialistë të tjerë janë vetëm “ushtarë” të Edi Ramës, duke shtuar se opozita e bashkuar ka për synim largimin e këtij të fundit dhe bandës së tij. “Shqipëria do të ndryshoj përmes të njëjtave mekanizmave siç ndryshon edhe Evropa. Në kushtet e Bundestagut është edhe fillimi i ndjekjes penale për ata që lidhen me vjedhjen e…
Ndaloni së ngrëni në orët e para të pasdites për të vazhduar pastaj me një ‘agjërim’ deri në mbrëmje: ky është rregulli kryesor i dietës së orës, e cila po bëhet gjithnjë e më e njohur në Evropë. Kush dëshiron të humbasë peshë mund ta provojë këtë dietë e cila përfshin periudhat e pushimit dhe mund të përballohet vetëm nga ata që kanë përvoja me këto lloj kërkesash dhe mund t’i përmbushin ato pa probleme. Ju këshillohet të provoni dietën e dorës për disa ditë për të parë nëse është e përshtatshme për ju, përndryshe është gjithmonë më mirë t’i…
Këto janë shenjat më të dashura dhe me zemër të madhe të horoskopit. E keni vënë re ndonjëherë që në grupin tuaj shoqëror ose në familje të rrethoheni nga njerëz që nuk thonë “JO” kurrë dhe janë të gatshëm t’ju ndihmojnë në çdo moment? Ata janë pranë jush sa herë keni nevojë duke u ndihmuar dhe mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar. Jeni me fat nëse i keni në jetën tuaj, por duhet të falënderoni edhe yjet pasi janë ato që kanë përcaktuar katër shenjat zemërbardha të horoskopit, transmeton Living. Nëse nuk gjeni emrin tuaj në këtë listë, mos u shqetësoni…
Disa bimë mjekësore me efekt anti-inflamator mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të artritit reumatoid. Megjithatë, është e rëndësishme të njohësh efektet anësore të dozave që duhen marrë. Çfarë është artriti reumatoid? Artriti reumatoid (AR) është një sëmundje autoimune që shkakton dhimbje dhe përkeqësim të artikulacioneve. Shpesh prek të dy anët e trupit dhe zhvillohet në mënyrë progresive. Kur godet një artikulacion, mund të përfshijë dhe atë të anës tjetër. Për shkak të përparimit të simptomave, sëmundja konsiderohet kronike. Në fakt, për shumë pacientë, mund të ndikojë tek aktivitetet e tyre të përditshme. Dhimbja gjithashtu mund të manifestohet me…
Para disa ditësh Harry dhe Meghan njoftuan se kanë hequr dorë nga roli mbretëror, për të jetuar si të pavarur financiarisht në Amerikën e Veriut. Ditën e sotme në Sandringham, Norfolk është mbajtur një mbledhje me të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, ku është vendosur se ç’do të bëhet me vendimin e Harryt dhe Meghanit. Mbretëresha Elizabeth, ndonëse do kishte preferuar që dyshja të mos kishin hequr dorë nga roli mbretëror, ka deklaruar se e mbështët zgjedhjen e dyshes. “Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry-t dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si…
Në dimër, erë, dëborë, shi dhe të ftohtë të gjitha ndikojnë negativisht në lëkurë. Por ndërsa pjesët e tjera të lëkurës sonë janë kryesisht të mbuluara, duart janë pothuajse gjithmonë të zbuluara. Prndaj, gjatë dimrit, duhet të tregoheni veçanërisht të kujdesshëm nëse dëshironi të keni duar të bukura. Këtu janë rregullat për kujdesin e duarve që duhet të ndiqni gjatë dimrit: Krem me faktor SPF Humbja e lagështirës së lëkurës është problemi më i madh pasi edhe larja e zakonshme e duarve e than lëkurën me 25%. Dielli kontribuon në plakjen e lëkurës dhe shpesh është arsyeja që duart tuaja…
Në një dekadë ku stresi, depresioni dhe ankthi janë prezentë gjithandej, është shumë e rëndësishme të punojmë dhe ta mbajmë mirë shëndetin mental, shkruan CNN. Fatmirësisht ekzistojnë disa mënyra, të cilat janë aprovuar shkencërisht dhe të cilat e përmirësojnë dukshëm shëndetin tonë mendor CNN i ka renditur disa prej tyre: Praktikoni optimizmin- duke shikuar anën pozitive të gjërave, ju e përmirësoni shëndetin tuaj mental. Njerëzit optimistë janë 35% më pak të rrezikuar të pësojnë një sulm në zemër, kanë tendencë të hanë më shëndetshëm, të ushtrojnë vazhdimisht, të kenë sistemin më të fortë imunitar si dhe të jetojnë më gjatë.…
Studimet e viteve të fundit kanë konfirmuar se aspirina parandalon atakun në zemër, goditjet në tru por përdoret shumë edhe për shëndetin e gjakut. Aspirina është një nga ilaçet që nuk mungon në asnjë shtëpi shqiptare dhe përdoret edhe për dhimbjet më të zakonshme. Ky ilaç kaq i përhapur, mund të përdoret edhe për shumë probleme të tjera që jo domosdoshmërisht kanë të bëjnë me shëndetin. Heq njollat e djersës Nëse këmisha juaj e bardhë ka marrë njolla që duket sikur nuk do të ikin kurrë, merrni dy aspirina, bëjini pluhur dhe përziejini me gjysëm gote me ujë të ngrohtë.…