Tymi i zjarreve në Australi së shpejti do të bëjë xhiron e botës, thotë NASA. Erërat e forta e kanë shtyrë tymin drejt Oqeanit Paqësor dhe po vijnë drejt Europës, duke arritur edhe në vendin tonë. Mijëra pyje janë djegur në Australi duke shkaktuar 28 viktima në njerëz, shkatërruar mbi 2000 banesa dhe duke vrarë mbi 500 milionë gjallesa të tjera. Intensiteti i zjarreve është favorizuar edhe nga ngrohja globale, me tymin që ka arritur deri ne stratosferë, në një lartësi prej 17.7 kilometër. Në Amerikën Jugore dhe Zelandën e Re tymi ka ndryshuar ngjyrën e qiellit, duke shkaktuar edhe…
Author: tirana
Një nga çiftet më të njohur të showbizit e më të komentuar, Channing Tatum dhe Jessie J janë kthyer bashkë. Në dhjetor të vitit të kaluar u raportua se çifti kishin një muaj të ndarë, megjithatë ata kishin mbetur ende shokë të mirë. “Nuk janë ndarë me dramë. Ata vetëm kanë vendosur që ti ndajnë rrugët dhe të jenë në paqe me njëri tjetrin”, bënte të ditur revista People. Por mesa duket aktori dhe këngëtarja nuk kanë qëndruar dot larg njëri-tjetrit dhe janë pajtuar. Jessie J dhe Channing Tatum janë parë përsëri bashkë në Los Angeles gjatë fundjavës në një…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në prani edhe të homologut shqiptar, Ilir Meta, ka përkujtuar sot 21-vjetorin e një ndër masakrat më të mëdha ndaj popullit kosovar, Masakrën e Reçakut. Në fjalën e tij, Thaçi i përcolli një mesazh të qartë Serbisë dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke thënë se nuk ka njeri në botë që mund të mohojë këtë masakër. “Masakra e Recakut, një prej masakrave më të rënda të Serbisë. Masakra e Recakut është krim kundër njerëzimit, që ka kryer drejtpërdrejt shteti i Serbisë, që është gjenocid i Serbisë kundër popullit të Kosovës. Kjo masakër tregoi që Serbia po…
“S’ka rrugë më të mundimtë se “shtyje ta shtyjmë“, por kur ka vullnet të mirë që nxitet nga dëshira për Shqipërinë, çdo tekë politike zhbëhet, qëllimet afrohen, mosmarrëveshjet sheshohen”, deklaroi sot ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Duke folur për Reformën Zgjedhore, zëdhënësja e qeverisë, Spiropali theksoi se ishte, “tejet thelbësor përbashkimi sot, rreth një tryeze për të diskutuar me frymën e së ardhmes, pas një viti lufte të pakuptimtë me mjetet e së shkuarës, rreth avancimit të procesit të Reformës Zgjedhore, duke arritur në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”. “Këshilli politik…
Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme: DEMI: Hëna është në shenjë dhe kjo është shumë e rëndësishme, në 48 orët e ardhshme do të keni hijeshi dhe aftësi për të menduar më shumë. Prej të enjtes trupi juaj do të jetë edhe më i fortë. Një presion më shumë nëse konsideroni anën ekonomike, për shkak të shpenzimeve, të cilat mund të kenë ndikuar në shtëpi, apo një avari. LUANI: E mërkura do të jetë shumë e fortë për ju, Hëna disonante mund të shkaktojë ndonjë siklet, por do të jetë kalimtare. Jupiteri, Mërkuri dhe Dielli…
Në fund të dhjetorit 2019, shërbimi për shtyp i Kremlinit ka publikuar një pjesë të pamjeve nga arkivi, të përbërë nga foto dhe video të ndryshme. Sipas mediave ruse, bëhet fjalë për një arkiv të pamjeve, të regjistruara në mes 2005-2009, njëra prej të cilave tregon presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin e atëhershëm të SHBA-së George W. Bush së bashku, duke vallëzuar një valle tradicionale ruse ‘Sudarynia – Barynia’, me një ansambël popullor. Pamjet thuhet se u publikuan si një pjesë e një “ngjarjeve” kushtuar mandatit 20-vjeçar të Putinit si president dhe kryeministër rus. Siç edhe mund të shihet,…
Mes të arrestuarve nga policia për abuzimet me ndërtimet janë edhe dy ish-kryekomunarët e PD për Farkën dhe Kasharin, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia. Fatbardh Plaku u bë kryelajm i mediave në vitin 2014 pasi persona të maskuar dhe të paidentifikuar i qëlluan shtëpinë private me predha anti-tank, në zonën e Farkës së Vogël. Vila e kryekomunarit të Farkës qëllohet me predhë anti-tank në pjesën ballore, nga 100 metra largësi.Ndërkohë, dhe ish-kryekomunari tjetër i PD Besnik Fuçia, është arrestuar në muajt e parë të 2019 bashkë me 5 zyrtarë të tjerë të ish-kumunës së Kasharit me akuzën e falsifikimit të…
Një vajzë kapi mat shoqen e saj të ngushtë duke vjedhur para nga çanta në shtëpinë e saj. Samantha Wood, 27 vjeçe filloi të ngrinte dyshime rreth shoqes së saj që e njihte prej 14 vitesh, pasi i mungonin paratë. Ajo bleu një kamera të vogël dhe instaloi në kuzhinën e shtëpisë së saj, ku pikërisht kishte lënë dhe çantën. Nga pamjet filmike, shoqja e saj Collier, 28 vjeçe futi duart në kuletën e saj dhe i mori një sasi parash dhe i fshehu në rrobat e saj. Pasi pa filmimet fillimisht Samantha pranoi se nuk e priste dhe filloi…
Një gjykatë italiane ka deklaruar se përdorimi i tepruar i celularit mund të shkaktojë tumor në kokë. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit të Torinos, e cila konfirmoi verdiktin e Shkallës së Parë në vitin 2017. Vendimi u dha pas gjykimit të çështjes së një punonjësi të një kompanie telefonike në Itali, i cili ka pësuar dëmtime në nervin akustik. Sipas vendimit të gjykatës, kompania do t’i paguajë një pension vjetor punonjësit që ka pësuar dëme në shëndet. Gjyqtarët që gjykuan këtë rast, thanë se ekziston një lidhje me përdorimin e shpeshtë të celularit, 4-5 orë në ditë. “Është…
Hetimet nisen pas termetit të 26 nentorit 2019 ku shumë objekte në Tiranë dhe Vorë u dëmtuan rëndë. Dëmtimet e evidentuara në banesa i kanë bërë ato të pabanueshme, ku dhjetera qytetare kane mbetur pa banese. Cilësia jo e duhur në ndertim, mungesa e kontrollit gjatë kolaudimit të objekteve, ndërhyrjet e padrejta në strukturë, janë disa nga shkeljet e konstatura në ish-Komunën e Farkës, Kasharit, Bashkinë e Vorës dhe lagjet e Tiranës Kombinat, Liqeni i Thatë, etj. Ata po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranes, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë. Emrat e personave të arrestuar:…
Elseid Hysaj luajti për 90 minuta në ndeshjen e Kupës përballë Perugia-s. Në përballjen e sotme ka pasur edhe një rast të veçantë për t’u përmendur. Arbitri i takimit ka dhënë një penallti të dyshimtë dhe jo i prerë në vendimin e tij, pasi topi preku fillimisht këmbën e mbrojtësit shqiptar dhe më pas dorën e tij. Iemello e ekzekutoi penalltinë, por që do të pritej nga portieri i Napolit. Pavarësisht kësaj dhe kur arbitri sinjalizoi mbylljen e pjesës së parë pas penalltisë së humbur, Hysaj nuk po i ndalte polemikat ndaj arbitrit. Në këtë moment ka shkuar në vrapim…
Sot doli ‘tym i bardhë’ në Pallatin e Kongreseve. Palët politike pas rreth 1 viti debatesh e konfliktesh ranë dakord që ta bëjnë sëbashku reformën zgjedhore. Por si u arrit të uleshin në tryezë përpaqësuesit e opozitës me “të akuzuarin” Gjiknuri, vetëm një ditë pasi gjykata pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës?! Kjo është pyetja që shtrohet gjerësisht në media, dhe për këtë u pyet numri dy i PS-së Taulant Balla, i ftuar pasditen e sotme në studion e “Abc News”. Balla tha se kthesën e ka bërë PD-ja, madje e quajti “ndryshim 180 gradë”. Ai mohoi të ketë patur “deal”…