Author: tirana

Deri tani jemi hasur me shumë personazhe të shoëbiz-it të cilët fillimin e vitit të ri kanë zgjedhur ta kalojnë në mënyrë të veçantë. Një ndër to është dhe moderatorja Jona Spahiu e cila bashkë me familjen e saj kanë vendosur të shkojnë drejt plazhit. Ata kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre. Përmes një postimi ne “Instagram” Jona shfaq bashkëshortin e saj dhe të birin buzë detit, të cilët së bashku kanë kombinuar edhe rrobat e banjës. “Le të zgjasë kjo lidhje përgjithmonë”, shkruan moderatorja duke ju referuar lidhjes së tyre të fortë atë e bir.

Read More

Besimtarët ortodoks sipas kalendarit Julian kremtojnë krishtlindjen më 7 janar. Në festën e krishtlindjeve pakica serbo-malazeze kërkon krijimin e shkollave serbe në Shkodër dhe shpalljen festë zyrtare të 7 janarit. Deklaratat kanë ardhur nga kryetari i shoqatës ‘Rozafa Moraça’, Pavlo Jakoja i cili tha se janë 27 mijë e 500 serb në Shqipëri ndërsa debatoi me gazetarët për mënyrën sesi janë bërë verifikimet e numrit. Ai tha se pakicat janë të trembura dhe nuk deklarohen ndonëse nuk tregoi se kur ka pasur ndonjë incident drejt pakicave serbe. “Një ndër problemet është dhe implementimi i mësimit të gjuhës. Unë i përmenda pakicat…

Read More

Ishte fundi i muajit dhjetor kur u zbardhën përgjimet që implikonin Hermes Nikajn dhe moderatoren Dajana Shabani në shit-blerje votash. Pas publikimit të bisedave, moderatorja reagoi duke thënë se ishte thjesht një shaka që bënin mes miqsh blerja e votave dhe se nuk ishte asgjë e vërtetë. “Po përmendem për shit-blerje vote! Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë dhe është një batutë mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmendni emrin tim, mos bëni tituj që nuk kanë të bëjnë me përfshirjen time në shumë çështje. Ju uroj gëzuar festat, faleminderit që më ndoqët dhe…

Read More

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares. Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen. Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga…

Read More

Fokusi i Presidencës kroate të BE-së do të jetë zgjerimi i unionit me vendet e Ballkanit. Presidenti i Francës, një nga kundërshtarët e zgjerimit gjatë takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic u shpreh se në ditët në vijim komisioni Europian do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkëngjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare përsa i përket procesit të zgjerimit. Qëllimi i metodologjisë së re sipas kreut të Francës do të jetë shmangia e burokracisë dhe përfitimet konkrete për vendet kandidate. “Unë do të doja të nënvizoja dëshirën e Francës që samiti në Zagreb të…

Read More

Pas shumë aludimesh dhe zërash të pakonfirmuar mbi një lidhje mes moderatores Rudina Dembacaj dhe ish-deputetit Mark Frroku, më në fund u konfirmua gjithçka. Ishte vetë moderatorja ajo e cila dje, publikoi fotot e realizuara krah partnerit të saj, për të konfirmuar kështu romancën mes tyre. Aktorja publikoi në Instagram fotot ku shfaqej pranë tij ndërsa shkruante se ata janë edhe partnerë në jetë. “E di që e donit të gjithë, por po e mbaj përvete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. Nga banorë të zonës është bërë me dije se një grua është gjetur e vdekur në rezervuarin e fshatit këtë të martë, dhe dyshohet se është vrarë. Mësohet se ngjarja e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri. Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë e cila mund…

Read More

Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë vendosur mbrëmjen e së hënës në gjendje gatishmërie maksimale. Duke cituar dy burime, CNN raporton se alarmi u dha pasi ishte vërejtur një lëvizje e dronëve iranianë, të cilët duhet të rëzoheshin nga antiraketat amerikane në rast të një sulmi. Inteligjenca e SHBA-së ka vëzhguar në ditët e fundit lëvizjet pajisjeve ushtarake të Iranit, përfshirë dorën dhe raketat balistike. Zyrtarët amerikanë thonë se këto lëvizje mund të bëhen nga Irani për të siguruar pajisjet ushtarake nga një sulm i mundshëm i SHBA-së, ose mund të vihen në pozicione për të sulmuar bazat amerikane.…

Read More

Problemi me ndezjen e veturës në çelës është një ndër më të zakonshmit për drejtuesit e automjeteve, e sidomos në periudhën e dimrit. Në të shumtën e rasteve, makina mund të mos ndezë si pasojë e harxhimit të baterisë, apo edhe ndonjë defekti të brendshëm të motorit. Por, në rast se nuk i keni pajisjet e duhura me vete dhe nuk jeni në gjendje ta rregulloni atë, ekziston një metodë e thjeshtë për ndezjen e makinës. Gjithçka çfarë iu nevojitet është një litar.

Read More

Gazeta britanike “The Sun” i ka kushtuar një rubrikë të veçantë historisë së një shqiptari vetëm 18 vjeç dhe krijimit të bandave në Britani. Media britanike shkruan se babai kujdestar i Samet Matës është duke i bërë apel autoriteteve britanike që të mos e deportojnë për në Shqipëri të riun. Më tej britanikja shkruan shkurtimisht historinë e dhimbshme të 18 vjeçarit. Sipas “The Sun”, jeta e Samet Matës ka qenë më tragjike nga sa mund ta imagjinojnë shumica e njerëzve. I detyruar nga një baba i dhunshëm të lypte në rrugë që në moshën 11 vjeçare, i trafikuar në Britani nga…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, për të shpallur fajtor ish- deputetin e PD-së, Ervin Salianji dhe të tjerë është mbështetur edhë në bisedat telefonike që të pandehurit kanë zhvilluar me njëri me tjetrin. Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër. Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017. Po I njëjti ka 81…

Read More

Për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare, e pasur në yndyra të shëndetshme, peshk, drithëra dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq – u shpall si dieta më e mirë në botë nga US Neës & Ëorld ReportDieta mesdhetare la as shumë dieta të njohura, si ajo keto ose vegane, dhe u cilësua edhe si dieta më e lehtë për t’u mbajtur. Dieta mesdhetare u prezantua për herë të parë në vitin 1993 bashkë me piramidën e saj ushqimore. Nuk ka një listë fikse me produkte, sepse çdo rajon i detit Mesdhe e përshtat atë në…

Read More