Një pikë e dhënies së kredive është grabitur pasditen e sotme te Komuna e Parisit në Tiranë. Një person ka hyrë në degën e “NOA” pranë lulishtes te Komuna e Parisit dhe ka arritur të grabisë një shumë parash si dhe një telefon. Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Mësohet se autori, një burrë i cili nuk dihet nëse ishte i armatosur, është filmuar nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjes.
Author: tirana
Rihanna ka ndarë një pozë ku shihet shumë natyrale në foton e parë të vitit të ri. Edhe pse ajo është krijuesja e një marke bukurie, këngëtarja nga Barbados, Rihanna, nuk ka frikë të pozojë edhe pa makijazh. 31- vjeçarja, e cila u shpall muzikantja më e pasur femërore në botë në vitin 2019 falë linjës së saj të suksesshme të gjerë Fenty Beauty, ndau një fotografi të rrallë pa grim të vetes në Instagram të hënën. Në foto, Rihanna e cila shihet me stil të ri të flokëve, duket se nuk ka përdorur aspak grim teksa pozon me një…
Nga Bardha Nergjoni Shtatë bashki të qarkut të Elbasanit kanë bashkë një borxh të akumuluar rreth 6 miliardë lekë(4.8 milionë Euro), si pasojë e faturave të papaguara ndër vite. Dy prej bashkive kanë borxhin më të madh nga faturat e papaguara dhe rrezikojnë të menaxhohen nga një administrator i qeverisë, nëse nuk reduktojnë shumën e madhe të akumuluar ndër vite. Pas raportit të KLSH-së mbi Bashkinë Elbasan, Porta Vendore bëri një analizë të situatës në nivel qarku, ku nëpërmjet kërkesave për informacion zbuloi borxhin e akumuluar nga bashkitë e tjera. Bashkia Elbasan, si njësia më e madhe vendore në qarkun…
Një virus i ri dhe i panjohur ka prekur me dhjetëra banorë në qytetin Vuhan, të Kinës, duke u shkaktuar probleme të rënda me frymëmarrjen, e ngjashme nga simptomat me SARS. Në fillim-vitet 2000, SARS ka infektuar më shumë se 8000 persona në të gjithë botën, dhe arriti të vrasë 750 prej tyre. Epidemia nisi në Kinë, dhe vendi u godit më shumë se çdo tjetër. Për këtë arsye, kur në qytezën Vuhan u pa një epidemi pneumonie, u hapën fjalë për rikthimin e SARS. Kjo bëri që autoritetet të nisin hetimet, por zyrtarët e kanë hequr SARS nga lista,…
Një intervistë ndryshe me prezantuesit e Ëake Up përtej asaj që nuk shohim në ekran, raportet e tyre personale dhe profesionale, pasionet dhe ndonjë sekret i vogël që ata e zbulojnë për njëri – tjetrin! Tre sezone në ekran do të ishin një mbidozë për këdo çift televiziv, por për Oriela Nebiaj dhe Isli Islamin është krejt e kundërta, pasi mes tyre ka një kimi krejt natyrale, e cila është vënë re siç ata edhe e shpjegojnë, që në daljen e parë në ekran. Ata janë një çift televiziv, por vetëm kaq ama, nga ata që të gjithë i duam,…
Protestës së autorëve më të mirë shqiptarë dhe Agjencisë Albautor kundër abuzimit me të drejtën e autorit nga ana e Radio Televizionit Shqiptar i bashkohen edhe autore te tjerë të shquar. Së fundmi listës së gjatë të krijuesve i janë bashkëngjitur nga larg Poeti Arben Duka, dhe Kompozitorët Gazmend Mullahi dhe Aleksander Vezuli. Shumë të tjerë pritet të paraqiten në ditët në vijim pranë zyrave të Albautor për të firmosur kërkesën ekstreme ndaj RTSH. DEKLARATËDrejtuar: – Radio Televizionit Shqiptar, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Thoma GËLLÇI, me adresë: Rruga “Ismail Qemali” nr. 11, Tiranë. I Nderuar Z. Drejtor i…
Ende Shqipëria mbetet një vend ku jo vetëm zyrtarë apo shtetas të Greqisë flasin hapur për Vorio-Epirin, por edhe mjaft klerikë bëjnë politikën e fqinjit tonë në jug. Në 21 shtator 2019, Mitropoliti i Kosturit, hirësi Serafim Papakostas, vizitoi Korçën, Voskopojën dhe Vithkuqin, me një grup klerikësh dhe besimtarësh grekë, duke bashkëmeshuar edhe me Mitropolitin e Korçës, hirësi Joanin (Fatmir Pelushi). Ndërsa Mitropolia e Korçës u përpoq të manipulojë opinionin shqiptar, se këto aktivitete kishin karakter fetar dhe frymë kishtare, Mitropolia e Kosturit lëshoi një deklaratë të përkundërt, duke shpalosur me sinqeritet dëshirat kulturore dhe synimet kombëtariste të kësaj vizite.…
Moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë sot në qendër të vëmendjes pas postimit në revistën e saj “Class”, ku i kthehej keq Xhemit pasi kjo e fundit e ironizoi për “Festivalin e Këngës”. Ndër të tjera në postimin e revistës shkruhej se Xhemi duhet të vazhdojë karrierën në aktrim sepse në prezantime ka rivale të forta. Pas Xhemit, një tjetër postim po merr vëmendjen e këtë herë në qendër janë Marina dhe Luana. Alketa duket se i ka kthyer përgjigje Marinës e cila e ironizoi në “Klanifornia”. Në postimin e revistës së menaxhuar nga Alketa, komentohen pushimet luksoze në Dubai të…
Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës, ndaj përfitoni dhe mos i shtyni gjërat. Sa i takon punës, shumë shpejt gjërat do të përmirësohen dhe do të ndiheni më të sigurtë. Demi Zhvillime interesante do të ketë në sferën sentimentale. Bëni kujdes ndaj nervozizmit, sidomos lidhur me problemet e punës. Disa mërzi që keni do të kalohen vetëm me anë të disa lëvizjeve të vogla. Binjakët E mërkura do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës, megjithatë mundohuni që të mos inatoseni. Marsi do të ketë ndikim të…
Shumëkush e njeh si Kisha Katolike tek Rruga e “Kavajës”, pranë bllokut të Ambasadave të huaja në Tiranë. Por pakkush e di ndoshta historinë e saj të veçantë.Njihet si Kisha e Etërve Jezuitë të Tiranës dhe ishte e para në Shqipëri, që i kushtohej “Zemrës së shenjtë të Krishtit”.Faltorja filloi të ndërtohej më 1938 dhe u përurua në mesnatën e 24 dhjetorit 1939, për festën e Krishtlindjes. Është kishë jezuite e stilit roman dhe është projektuar nga Giovanni Santi (Udine, Itali).Për shkak të Luftës II Botërore, projekti nuk përfundoi i plotë duke lënë jashtë, kullën madhështore të sahatit, që do…
Igli Tare është tashmë një nga drejtorët sportivë më të mirë në Itali dhe jo vetëm. Këtë fakt nuk harron ta theksojë as presidenti i Lacios, Klaudio Lotito. Në një intervistë për mediet italiane ai ka folur me superlativa për ish-yllin e kombëtares sonë. Ndërkohë, ai nuk harron “të përkëdhelë” as trajnerin Simone Inzagi ndërsa shprehet shumë entuziast për ecurinë e Lacios së këtij sezoni. “Tare është një njeri shumë i vendosur. Flet plot pesë gjuhë dhe është një djalë i palodhur. Perfeksionist i madh. Është një nga më të mirët dhe na lidh një dashuri e madhe. Inzagi është…
Tre makina janë aksidentuar në Lushnje ku dy prej tyre kanë përfunduar në arë. Një mjet tip Touareg ka përplasur dy mjete duke i nxjerrë ato nga rruga më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mënyra se si ka ndodhur ngjan në një skenar filmi dhe siç mund ta shikoni nga pamjet e publikuara nga Harta Digjitale e Aksidenteve, dy makinat kanë përfunduar në arë. Paraprakisht mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda në njerëz ndërsa janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve.