Author: tirana

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se të gjithë qytetarët që kanë blerë ose shitur makinë dhe nuk kanë bërë kalimin e pronësisë kanë afat deri në 02 mars 2020, në të kundërtën do të gjobiten. Burime zyrtare konfirmojnë se pas kësaj date do të aplikohet masa e gjobës që vijon nga 10,000 – 40,000 Lekë sipas vonesës, teksa DPSHTRR ka sqaruar edhe procedurat që duhet të bëjnë dy palët. “Keni shitur një mjet dhe vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi? KUJDES! Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse…

Read More

Kristiano Ronaldo u transferua verën e shkuar te Juventusi duke lënë Real Madridin. Paraqitjet e tij me Juventusin kanë përmbushur pritshmëritë megjithëse nuk mundi të dhuronte Ligën e Kampionëve ashtu siç tifozeria bardhezi pretendon. Si në Spanjë, ashtu edhe në Itali është kthyer në një makineri golash duke realizuar në mënyrë të vazhdueshme me fanellën e bardhezinjve. Ronaldo ka arritur të shënojë gola kundër 18 skuadrave të ndryshme në Serinë A italiane dhe vetëm 2 kanë shpëtuar nga ai. E para është Kievo Verona e cila duket se ka ditur ta markojë mirë sulmuesin portugez. Këtë sezon, Kievo luan në…

Read More

“Vera Grabocka bëri autogol”. Kështu u shpreh në “Provokacija”, autori i teksteve të këngëve, Agim Doçi. Sipas Doçit është e pakuptushme se si mund të merret në festival juria e huaj dhe të konkurojnë ata që nuk kanë pasaportë shqiptare. “Njerëz të cilët kanë një aftësi të çuditshme për të bërë festivale dhe show si zonja Vera Grabocka, kësaj here kanë bërë autogol. Autogoli konsiston në faktin se ky është festivali i muzikës kombëtare shqiptare dhe nuk e kam kuptuar si mund të merret me juri të huaj dhe si mund të konkurojnë të huja që nuk kanë pasaportë shqiptare.…

Read More

Emisioni “Stop” në Tv Klan solli këtë të martë në vëmendje korrupsionin në universitet ku me para në dorë, nga ngelës shndërrohesh në kalues, madje me një notë të mirë në librezë. Kamera e fshehtë “Stop” tregoi sesi një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem. Studentja në fjalë pretendon, se pedagogu Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kriza në Shqipëri është artificiale dhe e sponsorizuar ndërsa ka treguar se nuk është problemi i tij më i madh fati politik që do të ketë, por emigrimi masiv i shqiptarëve. Meta tha në “Tempora” se nga Shqipëria ikin 8.1% më shumë se sa ikin qytetarët serb nga vendi i tyre apo 11.3% më shumë se nga sa ikin në Malin e Zi. Ai dha alarmin se nëse vazhdohet me këto ritme, në vitin 2100 do të ketë një popullsi prej më pak se 1 milionë shqiptarësh. Akoma më e rëndë ishte deklarata nga…

Read More

Arrestohet Fatos Çuni, personi që goditi dje gjatë në vendngjarje makinën e policisë dhe ofendoi e shau policët. Në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të madhe, një drejtues mjeti goditi mbrëmjen e djeshme automjetin e Policisë Rrugore, me targa MB 326. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor nacional Berat-Urë Vajgurore, në afërsi të një karburanti, ku automjeti i policisë ishte parkuar, pasi po kryente veprimet e para hetimore të aksidentit të djeshëm, që i mori jetën endacakut. Drejtuesi i mjetit, me targa AA 541 SY, ka goditur makinën e policisë, duke i shkaktuar dëme materiale, dhe më pas ka dalë…

Read More

Deputeti opozitar Myslim Murrizi ka lëshuar akuza të fortë në drejtim të aleatëve të Lulzim Bashës, që janë kundër ndryshimit të sistemit elektoral. “Heqin dorë nga kërkesa që kishin formalisht për ndryshimin e sistemit. Pse??????? Sepse nuk kanë hallin e demokracisë, por hallin që të sigurojnë një karrike në Kuvend për veten. Kjo “tufë” e pështirë dhe një tufë tjetër që i mban uturakun Ramës plus Monën dhe Peç Vasilin siç e ka pagëzuar Rama, nuk duan që shqiptarët të zgjedhin, por thjeshtë të votojnë, që surratet e tyre të jenë patjetër në Parlament. Asnjë rëndësi nuk ka për këtë…

Read More

Malaga po kalon një moment të vështirë në kampionat. Pas krizës ekonomike që e ka kapluar klubin dhe rezultateve negative të këtij sezoni, kanë ardhur të tjera probleme për klubin. Tashmë, Malaga e sheh veten pa trajner për shkak të një videoje që është shpërndarë në rrjet së fundmi. Trajnerit të Malagës, Viktor Sançez i është publikuar një video intime në rrjet dhe menjëherë pas kësaj, ka ardhur reagimi i klubi spanjoll. Malaga e ka pezulluar nga detyra si trajner deri në hetimin e plotë të videos që është publikuar në rrjet pasditen e sotme. Me verifikimin e videos, do…

Read More

Një prezantues i BBC-së humbi jetën papritur në moshën 47-vjeçare. Stephen Clements vdiq vetëm disa muaj pasi kishte nisur atë që e kishte quajtur “punën e jetës së tij” në BBC. Ishte vetë gjigandi mediatik që komunikoi vdekjen e Clements gjatë edicionit të lajmeve të drekës. Clements njihej shumë nga publiku pasi kishte punuar si prezantues në televizion dhe radio. Prej një kohe të gjatë, ai kishte punuar për Radio Q, ndërsa në Shtator i ishte bashkuar BBC-së në Irlandën e Veriut. Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe njihej për karakterin e tij gazmor. “Ndihemi të keqardhur për t’iu…

Read More

Nga Astrit Patozi Po shoh se po përjetohet me shumë zemërim dhe revoltë shfaqja e pjesës kryesore të politikës zyrtare si mbrojtëse e sistemit tonë të kalbur politik. Ndërsa unë, nuk jam, as i çuditur dhe, as i zemëruar, sepse e kam thënë dhe e kam pritur prej kohësh që pikërisht këtu do të mbërrinim. Arsyeja se përse pritën deri sot dhe pastaj shpërhyen të gjithë njëherësh si fishekzjarre me telekomandë, nuk ka të bëjë me ndonjë mëdyshje, e aq më pak me ndonjë debat midis tyre gjatë kësaj letargjie politike, që nisi menjëherë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Thjesht…

Read More

Në dhjetor të vitit që lamë pas tronditi mbarë opinionin publik historia e Rezartës dhe Olsit, çifti që u gjetën pa ndjenja në dhomën e tyre të gjumit vetëm pak ditë pas martesës. Rezarta humbi jetën ndërsa Olsi arriti të shpëtonte duke treguar kështu edhe si ndodhi ngjarja. Olsi tregoi se shkak i kësaj ngjarje ishte bërë mangalli që kishin ndezur në dhomë për t’u ngrohur i cili shkaktoi helmimin e çiftit. I riu ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria live”, ku me lot në sy tregoi se nuk fle dot në dhomën e gjumit që pas ndarjes. “Atë…

Read More

Blerina Braka është një një këngëtare e njohur dhe e dashur për publikun. Prej më shumë se një viti, ajo është bërë nënë dhe e ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan, Blerina ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj dhe projektet e reja. Këngëtarja është nënë e një djali që quhet Edeil dhe është 17 muajsh. Ajo ka pasur shkëputje disa mujore nga muzika, gjatë periudhës që është bërë nënë. Shumë shpejt do inagurojë biznesin e saj të ri, në bashkëpunim me stilistin Joni Peçi që do të ketë në qendër fëmijët e vegjël,…

Read More