Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e djeshme se një emision televiziv tha se është pikërisht ai që e ka bërë ministër Ylli Manjanin, dhe ky i fundit nuk duhet të sulmojë presidentin. “Ai djali e di shumë mirë dhe të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Ilir Metës. Ilir Meta e ka bërë Ministër Drejtësie se nuk e bënte askush atë. E di shumë mirë si këta ndërkombëtarët vinin dhe thoshin e kemi Kushtetutën në anglisht dhe jo shqip. Kush dëshiron të bëjë opozitën ta bëjë, Ilir Meta nuk është as të bëjë opozitë dhe as pozitë. Çfarë do të…
Author: tirana
Ajatollah Khameneoi foli sot para iranianëve duke përmendur edhe “një vend të vogël dhe djallëzor europian që bashkëpunon me tradhtarët” duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Shqipërinë. Në vendin tonë ndodhen të strehuar mijëra muxhahedinë të MEK në kampin e Manzës, të cilët konsiderohen rrezik nga regjimi iranian. Ndaj vendit tonë nuk ka kërcënime direkte, megjithatë autoritetet tona kanë marrë masa sigurie duke ditur që MEK është në shënjestrën e Iranit. Ndërkohë, Republika Islamike e Iranit posedon lloje të ndryshme të raketave balistike me rreze të shkurtër dhe rreze të mesme. Njëra prej këtyre llojeve mund të arrijë…
Me fustan nusërie tepër të shtrenjtë të stolisur me kristale, stilisti egjiptian e ka mbyllur revynë e modës Disenjatori Hany El Behairy ka krijuar fustanin e nusërisë më të shtrenjtë në botë, i cili ka çmim marramendës prej 15 milionë dollarësh, ndërsa e ka veshur aktorja e njohur egjiptiane, Mai Omar. Fustani është i stolisur me kristale dhe ka vellon e gjatë disa metra të zbukuruar me yje. Pjesa e përparme është më e shkurtër, në mënyrë që të zbulojë këmbët, ndërsa nga prapa fustani shtrihet deri në dysheme. Model ideal për ato gra të cilat e duan shkëlqim dhe…
Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.Kryefjalë e fjalimit të tij ishin akuzat dhe paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por dhe ndaj vendeve të tjera aleate të saj. Ali Khamenei duke folur për Shqipërinë, edhe pse nuk e përmendi me emër, tha: “Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit”. Khamenei tha gjithashtu se tradhëtarët e shtetit të ardhur nga jashtë organizuan protesta në Iran dhe kishin për qëllim sabotimin e Republikës.Në…
Teksa kishte publikuar ne faqen zyrtare, njoftimin se në muajin mars do të shqyrtohet dhe do të ketë një vendim mbi rolin e Presidentit Meta për zgjedhjen e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, “Venecia” ngatërronte Shqipërinë me Armeninë. Kjo gafë qëndroi në faqen zyrtare të këtij institucioni për disa orë, derisa u evidentua dhe më pas u korigjua.
Ambasada amerikane në Tiranë shpjegon edhe mënyrën si do të rekrutohen hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes një video ambasada tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/2833990006681854/?v=2833990006681854 “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë,…
41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ofrohen online, duke eliminuar burokracitë dhe radhët në sportele për qytetarët. Kryeministri Edi Rama ishte sot në qendrën shëndetësore të rindërtuar në Vorë, ku ofrohen shërbimet online që nga 1 janari. “Imagjinoni vetëm për Kartën e Shëndetit, 30 mijë qytetarë duhet të merrnin rrugën e mbanin radhë dy herë, një herë për aplikimin dhe njëherë për marrjen e kartës. Sot nuk ka më nevojë të harxhojnë asnjë minutë dhe asnjë lek”, tha Rama. Kryeministri shtoi se nuk do të ketë më qytetarë në këmbë duke pritur administratën, po administrata do të jetë në…
Chelsea është i gatshëm të lëshojë Marcos Alonso-n në merkaton e janarit. Këto janë raportimet që vijnë nga Anglia, të cilat thonë se Interi ka një shans të madh për të plotësuar dëshirën e Conte-s në lidhje me mbrojtësin spanjoll. 29-vjeçari kërkohet nga Conte për të blinduar krahun e majtë, ndërsa tani sipas ‘The Telegraph’ kjo marrëveshje mund të finalizohet pasi Chelsea është në kërkim të një tjetër mbrojtësi. Edhe Lampard nuk e ka të preferuar mbrojtësin, pasi këtë vit më shumë ka qenë në stol se sa në fushë. Në kohën e Conte-s Alosnso ishte një lojtar kyç i…
Ndonjëherë është e vështirë për njerëzit e shkurtër të përshtaten në një botë që është bërë kryesisht për njerëzit që janë me një gjatësi mesatare. Vajzat e shkurtra janë të këndshme dhe simpatike, por a e pëlqejnë ato vetveten vërtet ashtu siç janë? Shpesh vajzat e shkurtra i ngatërrojnë me fëmijët si dhe marrja e një veshje në një dyqan mund të bëhet një detyrë e vështirë e përjetshme për to. Por ka edhe momente të lumtura Më poshtë keni disa situata që shumica e vajzave të shkurtra do t’i kuptojnë.
Ne të gjithë e dimë se sa ushqimet ndikojnë negativisht në mënyrën se si dukemi. Kjo pasqyrë e parë vërehet në mëngjesin pas një nate të mbushur me pije alkoolike. Por sa shpejt ndikojnë këto ushqime në omjen e fytyrës? Nëse keni një ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit, fytyra juaj mund të ënjtet për shkak të reagimit të tij inflamator. Ky reagim do të shfaqet brenda dy orëve. Trajtimi është që të pini një lëng të gjelbër të bërë me kastravec dhe majdanoz, pasi të dyja veprojnë si një diuretik dhe ndihmojnë në pastrimin e mbetjeve inflamatore nga trupi. Produktet…
Bleona Qereti njihet jo vetëm si një nga këngëtaret më të suksesshme, fama e të cilës tashmë ka shkuar deri në SHBA, por edhe si një ikonë mode. Në çdo event botëror, Bleona shfaqet me një stil të ri avantgard dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë frymëzuar prej saj.Së fundmi aktorja amerikane Gwyneth Paltrow ka pozuar për revistën “Bazaar”, por me një veshje si të Bleonës. Këngëtarja shqiptare e ka vënë re menjëherë këtë dhe e ka publikuar në Instagram duke treguar se e ka veshur e para në “Grammy’s 2015”. Të dyja veshjet, si të Bleonës…
Një ushqim që duhet të shmangin të gjithë ata persona që vuajnë nga kolesteroli i lartë është djathi. Në shumicën e rasteve ky bulmet përmban yndyrna të dëmshme si për HDL ashtu edhe për LDL. Sidoqoftë, mjekët dhe nutricionistët pajtohen që jo të gjitha llojet e djathërave duhet domosdoshmërisht të shmangen. Ka disa që bëjnë mirë dhe nuk përfshijnë rreziqe. Janë shtatë djathra që mund të hahen pa problem. Pecorino, përmban pak yndyrna të dëmshme (53 mg për 100 gram). Por gjithashtu Feta, përmban vetëm 68 mg gjithmonë nga 100. Rricotta me 51 mg për 100 gram. Pastaj raportohet Gorgonzola,…