Author: tirana

Presidenti Donald Trump po mban një konferencë për shtyp pas sulmit me raketa të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak. Trump tha në një Twitter pak orë më parë se SHBA-të kishin ushtrinë më të fuqishme në botë. Më poshtë fjala e presidentit Trump: “Për sa kohë që unë jam President i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore. Nuk do ta lejojmë kurrë të ndodhë. Në drejtimin tim ushtria amerikane eliminoi terroristin e lartë Khasemi. Asnjë amerikan nuk u dëmtua në sulmin e mbrëmshëm nga regjimi iranian. Ne kemi dërguar një…

Read More

Fatma dhe Alfio presin që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë. Megjithatë pa ardhur ende në jetë bebi e ka ‘zgjedhur’ vetë ushqimin e preferuar. Alfio ka publikuar një ‘Instastory’, ku ka treguar se ka gatuar peshk në zgarë pasi me siguri Fatma ka patur neps për këtë ushqim. “Kur bebushi do peshk zgare”, shkruan Alfio dhe duke qenë se ai është një shef kuzhine mjaft i mirë do e ketë përgatitur këtë ushqim me gjithë përkushtimin dhe dashurinë e një babai.

Read More

Ndonëse thotë se shqiptarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje tensioneve në Lindjen e Mesme, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga konflikti SHBA-Iran. Në Shqipëri strehohen më shumë se 3000 anëtarë të opozitës iraniane, por Majko nuk e sheh të mundur që vendi ynë të rrezikohet. I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ish-ministri theksoi se kalimi i konfliktit nga Lindja e Mesme në Evropë do të sillte probleme për Iranin. “Kalimi nga Lindja e Mesme në Europë sjell më shumë probleme për ta. Në Lindjen e Mesme tjetër thuhet, tjetër…

Read More

Dy nga prezantueset e njohura të ekranit bejnë xing me të njejtën veshje, por se cilës i shkon më shumë po e lëmë ta gjykoni ju. Bëhet fjalë per prezantuesen e emisionit “Treshat” Bora Zemani, e cila në shfaqjen e parë përpara publikut për sezonin e ri të emisionit zgjodhi të vinte me një fustan të shkurtër pas trupit dhe plot ngjyra. Me të njejtën veshje pak ditë më vonë u shfaq dhe prezantuesja Kiara Tito, e cila ishte e ftuar ne emisionin e mbrëmjes “Soiree”. Vihet re se kombinimi i fustanit për të dyja prezantueset vjen me geta të…

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp pasditen e sotme ku foli mbi objektivat e Shqipërisë, si dhe konfliktin SHBA-Iran. Kreu i qeverisë deklaroi se do të zhvillojë edhe një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusi dhe Ukrainë, ku do të zhvillojë disa takime. “Kjo është një temë dhe çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë, në vazhdën e traditës shqiptare, në vazhdën e një aleance strategjike të panegociueshme dhe të padiskutueshme me SHBA për të mikpritur një grup njerëzish…

Read More

Shkrimet për motrat, Vjollca dhe Xhemi Shehun, në Instagram-in e Revistës Class të Alketa Vejsiut, kanë ngjallur shumë komente në media. Pjesë e debatit janë bërë edhe personazhet e njohur të ekranit dhe së fundmi ka reaguar edhe Rezart Veleshnja. Aktori u është vënë në mbrojtje kolegeve të tij dhe Marinës, duke publikuar në Instagram-in e tij një foto të Alketës. Fotoja është e shkrepur vite më parë dhe Alketa shfaqet shumë ndryshe. “Alketa bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të”,…

Read More

Me mijëra vetë kanë marshuar këtë fundjavë mbi Urën e Brooklyn-it, në New York City për të shprehur solidaritetin e tyre me komunitetin hebre njujorkez pas një serie sulmesh të dhunshme të javëve të fundit. Imami shqiptar Kukaj ishte edhe një nga pjesëmarrësit shqiptarë në Marshimin Jo Urrejtje, Jo Frikë, mbi Urën e Brooklyn-it, ashtu si ka qenë pjesë e deklaratave dhe qendrimeve ndërkomunitare e mbarënjujorkeze pas sulmeve të dhunshme të këtyre javëve.“Nëse nuk kemi paqe, kjo vjen nga që kemi haruar se i përkasim njëri-tjetrit”, thoshte Nënë Tereza. Në këtë hapësirë që ndajmë së bashku këtu, le të ruajmë…

Read More

20 mijë gra dhe vajza kosovare kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.Por, shteti i Kosovës, vetëm tani ka filluar ta njohë statusin e tyre dhe nuk ka patur asnjë lloj ndihme tjetër. Agjencia e lajmeve, KosovaPress, sjell dëshminë e njërës prej këtyre viktimave, një grua mbi të 40-tat, që rrëfen ankthin dhe tmerrin e përjetuar verën e 1998-ës. “Në verën e vitit ’98 ishim bashkë me familje, ishim pesë vajza. Unë isha e martuar dhe me veturë kemi dalë që të shkojmë në familjen tonë. Aty na kanë ndalur edhe na kanë zbritur prej veturës, na…

Read More

Dashi Dita do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, ndaj mundohuni që të qëndroni larg polemikave dhe diskutimeve. Në punë do të merrni lajme të mira, brenda 12 janarit. Demi Shumë shpejt dashuria do të marrë kthesë pozitive, për shkak të ndikimit të favorshëm të Venusit, i cili do të sjellë të reja të kënaqshme. Mundohuni që të shtyni takimet për javën që vjen, pasi projektet do të jenë në përmirësim. Binjakët Duhet të mundoheni që problemet e punës të mos i shkarkoni në dashuri si dhe të qendroni sa më pranë njeriut të zemrës, duke lënë mënjanë…

Read More

Një 19-vjeçar në Kurbin ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Shtetasi D. P., banues në Laç po lëvizte me një makinë “Renault” në Laç kur nga Rrugorja e Lezhës i është kërkuar të ndalojë për shkak se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Shoferi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, kur iu kërkua të paraqesë dokumentacionin, duke tentuar të largohet me mjet, por Policia ka mundur ta neutralizojë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në mjet iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje.…

Read More

Plot 1000 familje dhe çifte të reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga programi i kredisë së butë. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të dy shkollave të reja që po ndërtohen në kryeqytet, shkolla “”Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela”. Ai tha se muajin tjetër do të hapet thirrja për dhënien e kredive të buta. “Duke filluar nga muaji tjetër bashkë me Entin Kombëtar të Banesave ne do të hapim një thirrje për 1000 kredi të…

Read More

Ambasada Gjermane në Tiranë ka kujtuar qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për një vizë pune drejt Gjermanisë për procedurat që duhet të ndjekin. Në njoftim thuhet se nuk duhet të bini pre e premtimeve që premtojnë lehtësira në aplikim kundrejt parave, si dhe nuk duhen lënë takime përmes agjensive të udhëtimit. Udhëzime të përgjithshme rreth aplikimit për vizëPersonat, që ju drejtohen jashtë territorit të Ambasadës dhe që ju ofrojnë lehtësira në aplikim përkundrejt parave, NUK janë personel i Ambasadës dhe nuk i lidh asgjë me Ambasadën. Krahas kësaj Ambasada këshillon urgjentisht të mos lini takime përmes agjensive të udhëtimit,…

Read More