-Veliaj: Do të jenë edhe më të mira se shkollat që kemi ndërtuar deri sot. Në 100-vjetorin e shpalljes Kryeqytet, Tiranës do t’i shtohen edhe dy xhevahire të reja, një shkollë e mesme dhe një 9-vjeçare, të integruara me kopësht, në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës së mesme “Kristo Frashëri” dhe asaj 9-vjeçare “Vaçe Zela”, dy godina model me kushte shumë herë më të mira për nxënësit. “Jam shumë entuziast që kemi filluar dy fronte…
Author: tirana
Komisioni i Venecias pasi pranoi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ka vendosur që të dërgojë dhe një delegacion në Tiranë. Në një reagim sot Komisioni i Venecias nëpërmjet zyrës së shtypit është shprehur se vizita e delegacionit do të bëhet në fillim të muajit shkurt, pasi të jenë bërë dhe vlerësimet parapreke të kërkesës së Kuvendit. Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe institucioni i Presidentit të Republikës përmes zëdhënësit Tedi Blushi. “Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!”, shprehet Blushi përmes një postimi në rrjetin…
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga në Tiranë, pasi për t’i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore. Në rrugën “Ndre Mjeda”, policët kanë ndaluar drejtuesin e mjetit me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh. Gjithashtu, në rrugën “Konferenca e Pezës” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative…
Edhe pse fshesa me korrent është mënyrë me e shpejte për të pastruar shtëpinë duhet të keni parasysh që jo të gjitha gjerat mund ti fshini me atë. Mund të ndodhë ,që pas një kohe mund të zbulojmë se pajisja jonë e dobishme ka erë të keqe, se aftësia e saj e punës është ulur ndjeshëm, ose se ajo ka pushuar së punuari, për arsye të panjohura. Dhe kjo është padyshim sepse ka disa gjëra që nuk duhen thithur në një fshesë me korrent. Kokrrat e kafes dhe kakao. Nëse përpiqeni të vakumoni kapsulat e kafesë së përdorur, kjo do…
Vëllai i biznesmenit 47-vjeçar Kastriot Reçi, që u qëllua dje për vdekje me armë të tipit ‘snajper’ në Rrëshen, ka treguar dinamikën e ngjarjes ku dhe ai vetë ishte dëshmitar. “Ne sapo kishim parkuar makinën dhe u nisëm drejt lokali ‘Mirdita’. Kastrioti po fliste në telefon dhe unë vazhdova më para dhe u futa në lokal. Akoma nuk isha ulur në karrige kur dëgjova njerëz tek bërtisnin dhe grumbulloheshin. Dola menjëherë i habitur pasi as krisma nuk dëgjova, dhe pashe vëllain të shtrirë përmbys. Nuk kishte shumë gjak në rrugë dhe menjëherë e dërguam tek spitali. Kur e zhveshëm në…
Kushdo që përpiqet të na godasë do të marrë një përgjigje jashtëzakonisht të fuqishme, deklaroi kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu duke komentuar kërcënimet që pasuan vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani. “Ai ishte përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm dhe kontribuoi për destabilizimin e disa vendeve. Izraeli qëndron në anën e SHBA’’, theksoi Netanyahu. Ky reagim i kryeministrit izraelit vjen pas përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA dhe Iranit, si dhe pas sulmit të ditës së sotme ndaj një baze ushtarake në Irak.
Ursula von der Leyen në një takim të jashtëzakonshëm të Komisionerëve kushtuar Iranit, Libisë dhe Lindjes së Mesme tha se Bashkimi Evropian “nuk do të kursejë asnjë përpjekje” për të provuar të mbajë gjallë marrëveshjen bërthamore iraniane. Shqetësimet u nënvizuan gjithashtu nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Evropiane, Josep Borrell i cili tha se Situata aktuale rrezikon përpjekjet e viteve të fundit dhe ka implikime për koalicionin anti ISIS. Borrell përsëriti se e kishte ftuar Ministrin e Jashtëm të Iranit Zarif në BrukseL. “Ndoshta së shpejti do të kemi një takim për të analizuar së bashku situatën e…
Ju ka ndodhur të gjithëve që të keni ndaluar teshtimën, ose të sforcoheni për të krijuar sa më pak zhurmë. Por këshillohet që të mos e bëni më një gjë të tillë. Kur teshtijmë, ajri futet nëpër vrimat e hundës në shpejtësinë më të lartë se 160 kilometra në orë. Nëse e mbani teshtimën, atëherë gjithë ky presion do të zhvendoset në një pjesë tjetër të trupit që mund të dëmtohet. Për shembull në vesh. Po ashtu, mund të dëmtoni edhe dëgjimin ose të keni marrje mendsh për një kohë të gjatë. Por mund të dëmtoni edhe enët e gjakut…
Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak, në të cilat ishin të vendosura forca amerikane, italiane, franceze dhe gjermane. Ministria shqiptare e Mbrojtjes thekson se nga Forcat tona të Armatosura nuk kanë efektivë në Irak.
Nga 1 janari sipas ligjit qytetarët kanë drejtë të rivlerësojnë pronat e patundshme me taksa të zbutura. Ligji i ri i jep të drejtën këtij individi, që ta rivlerësojë banesën me çmim tregu duke paguar jo 15 për qind taksë, por vetëm 3 për qind. Mirëpo qytetarët, të cilët kanë dëshirë të përfitojnë nga ky ligj, deri më tani e kanë pasur thuajse të pamundur, pasi ditët e pushimit kanë bërë që ata t’i humbin këto ditë, nga data 1 deri në datën 5 Janar. Sipas burimeve për Tirananews.al nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës ende nuk kanë nisur rivlerësimet, por…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënvizon se kjo kartë është marrë nga 30 mijë studentë, ku ofrohen 84 shërbime publike si dhe 120 shërbime private. “2020 nis mbarë edhe për studentët e Tiranës, të cilët përfitojnë 205 shërbime me Kartën e Studentit. Vazhdojnë të shtohen shërbimet. Çdo qindarkë e kursyer vlen! 8 Universitete 30 Fakultete 30.000 kartëmbajtës 84 Shërbime Publike 120 Shërbime Private”, deklaron Veliaj. Në çdo fakultet të çdo universiteti janë pozicionuar operatorë të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të kartës së studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te…
Kunati i viktimës Drita Saliaj, Mithat Saliaj shprehet se 16-vjeçari të cilin e ka nip, e që torturoi dhe mbyti 51-vjeçaren në rezervuar ishte përdorues droge. “Isha te djali se jam operuar nga zemra. Nuk kuptoj gjë, sa erdha, hapa derën, pashë që e kanë shqyer kanë hyrë nga lart. Në shtëpi kisha 2-3 mln lekë mall. Nuk di gjë sa kanë marrë, tëra veglat. Derën nuk e kanë kapur, kanë hyrë nga tavani. Policia nuk dinte gjë. Unë sapo jam kthyer nga Greqia. Kur isha këtu unë vija njëherë në 15 ditë. Autorët, ky nipi nuk ka qenë djali…