Author: tirana

Nesër do të nisë kalimi në online i një pjese të shërbimeve. Saktësisht janë 472 aplikime për shërbime që deri tani krijonin radhë nëpër sportele tani do të bëhen online përmes smartfonit apo kompjuterit. Por pavarësisht se nesër do të nisin shërbimet online, sportelet nuk do të mbyllen menjëherë. Linda Karcanaj, drejtoresha te AKSHI-it, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u shpreh pak ditë më parë se punonjësit pas trajnimit janë gati për ditën e nesërme. Por si mund të bëhet një aplikim online? Çdo qytetar mund të regjistrohet te e-Albania nga kompjuteri ose telefoni. Dokumentet shoqëruese që jepen nga shteti sigurohen nga punonjësi,…

Read More

Kohët e fundit fenomeni i sherreve vend e pavend, duke nisur që nga ambientet shkollore, urbanet, lokalet e deri tek përleshjet masive në mes të rrugës, ka filluar të përhapet me ritme të frikshme. JOQ ka publikuar një tjetër video ku një disa të rinj po përleshen me njëri-tjetrin në mes të rrugës. Siç shihet dhe në video, ata nisin të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte pranë një lokali në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Në sherr janë përfshirë katër të rinj që po shkëmbejnë grushte me njëri-tjetrin në trotuar, dhe dy të tjerët po zihen në mes të rrugës ku…

Read More

Një nga koleksionet ku ka foto nga Shqipëria e së shkuarës është Koleksioni Fiedler. Ai përbëhet nga një korpus prej 730 fotografish, 484 fotonegative me ngjyra dhe 246 bardh-e-zi. Është pjesë e bibliotekës për albanologjinë dhe sllavistikën në Ballkan dhe u gjend në shtëpinë e profesor Wilfried Fiedler në Meißen (Saksoni) i paketuar në 5 kuti druri për filma. Bëhet fjalë për një fond personal fotografik të tre qëndrimeve të para të Wilfried Fiedler-it në Shqipëri: nëntor-janar 1956-57; maj-gusht 1957 dhe në verë të vitit 1959. Një burim historik i vlefshëm që na mundëson, që pas më shumë se 50…

Read More

Pneumonia misterioze virale që ka infektuar dhjetëra në Kinën qendrore nuk është Sindroma Akute e Frymëmarrjes e njohur shkurtimisht si “Sars”, thanë shefat e shëndetësisë në Ëuhan,vendin ku u përhap kjo pneumoni. Ata gjithashtu siguruan faktin që nuk është Grip i Shpendëve dhe Sindromën e Frymëmarrjes e Lindjes së Mesme dhe thanë që hetimet po vazhdonin. Në qytetin Wuhan janë raportuar gjithsej 59 raste, shtatë prej tyre konsiderohen kritike. Përhapja e shpejtë bëri që Singapori dhe Hong Kongu të kryejnë proçese ekzaminimi për udhëtarët nga Wuhan. Një epidemi e virusit Sars, me origjinë në Kinë, potencialisht vdekjeprurës, vrau më shumë…

Read More

Qeveria dhe Autoriteti i Aviacionit Civil i kanë bërë disa teste koncesionarit të aeroportit të Rinasit, por sistemi i sigurisë në një nga zonat që është pjesë e sigurisë kombëtare nuk është implementuar 100%. Një raport monitorimi i kontratave koncesionare, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë më 24 dhjetor 2019-ë, hedh dritë mbi mënyrën e zbatimit të kontratës që ka me shtetin shqiptar kompania kineze e regjistruar në Singapor Real Fortress Limited.Nëse në të gjithë indikatorët e tjerë, kontrata është zbatuar 100%, implementimi i sistemit të sigurisë rezulton të jetë përmbushur vetëm 60%. “Për riskun e operimit dhe…

Read More

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente. Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga…

Read More

Pamje të rënda vijnë nga Tirana ku era e fortë ka shkaktuar incidente të rënda por fatmirësisht pa të lënduar. Pas pemës së Krishtlindjes në qendër e cila u rrëzua, një tjetër pemë u shkul dhe zuri rrugën, një depozitë uji ra nga pallati, shihni pamjet ku era e fortë ka shkatërruar lokalin në Tiranë. Pamjet janë të rënda por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Read More

Duke filluar nga data 06.01.2020, Terminali i Autobusëve ndërqytetas, zona Jug dhe Durrës zhvendoset në afërsi të mbikalimit te “Casa Italia” në rrugën “Kastriotët”.Gjithashtu në këtë terminal (provizor) përveç mjeteve të linjave ndërqytetase me Itinerar hyrës – dalës në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Durrës, do të jenë dhe mjetet e linjave me Itinerar hyrës – dalës në rrugën interurbane Dytësore Tiranë – Kamzë – Fushë Krujë dhe rrugën interurbane Dytësore Tiranë – Kavajë.

Read More

Muxhahedinët që ndodhen në Shqipëri kanë reaguar përmes një deklarate mbi ekzekutimin e gjeneralit Qasem Soleimani. Sipas tyre, shumica dërrmuese e iranianëve e urrenin Soleimani-n, si një simbol famëkeq të përdorimit, të frikësimit e vrasjeve nga regjimi, për krimet e tij kundër popullit iranian e njerëzve të tjerë në rajon. “Populli iranian dhe protestuesit irakenë, të cilët kishin kohë që bënin thirrje për dëbimin e Soleimani-t nga Iraku, e kanë mirëpritur vdekjen e tij si një shenjë të shkatërrimit të kontrollit të regjimit mbi vendin e tyre” – thuhet në deklaratën e tyre. Soleimani në rangun e Gjeneral Majorit kishte…

Read More

Disa makina janë pérplasur në Tiranë, ndërkohë që i gjithë vendi është pushtuar nga një erë e furishme. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga “Jeta osh qef”, makinat kanë humbur ekulibrin dhe janë pérplasur me njëra-tjetrën, në zonën e njohur si “Farmacia 10”. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja në fjalë, por në pamje shihen vetëm démet materiale. Në një njërën prej makinave të përplasura shihet edhe drejtuesja.

Read More

Për shkak të masave ajrore të thata dhe me origjinë veriore në qarkullim kryefjala e motit për këtë javë do të jenë ditët me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat kalimtare për nesër ditën e Hënë në zonat malore të verilindje dhe juglindjes deri në orët e mesditës. Më pas vranësirat e pakta kalimtare do të ketë ditën e Enjte kryesisht përgjatë orëve të mesditës dhe ato të pasdites. Për tu theksuar është se temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar ngrica të forta kryesisht…

Read More