Eliminimi i gjeneralit iranian ma ngitur polemika të shumta dhe ka shtuar tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Pas këtij akti, Shqipëria përmes zërave të saj zyrtarë bëri komentet e saj dhe shprehu mbështetjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit. Por, qëndrimi i Shqipërisë pavarësisht zërave kritikë ka një motiv dhe që lidhet drejtpërdrejt me Iranin. Shqipëria ka qenë objekt i sulmeve nga celulat terroriste iraniane, që fatmirësisht nuk mundën të realizohen, pasi informacionet policore nga struktura ligjzbatuese vendase dhe europiane erdhën në kohën e duhur. Ndoshta është pak të thuhet, por mes…
Author: tirana
Ish-missi, Eria Ago, u përfol në bisedat me pullë të kuqe të Zogut të Tiranës, që u publikuan pak kohë më parë kur u zbulua rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Mësohet se në një prej bisedave, ish-Missi kërkohej nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime përmes Zogut të Tiranës. Pas publikimit të bisedave ka reaguar vetë Eria nëpërmjet një postimi në Instagram ku shprehet se gjithçka është një shpifje dhe se bëhet me qëllimin për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Ajo nuk mohon se ka lidhje miqësore me Zogun, por shprehet se nuk ka nevojë për para…
Porti i Barit ka anuluar të gjitha lundrimet e anijeve drejt Durrësit prej motit të keq që ka përfshirë gjithë Rajonin. Sipas njoftimit, Porti i Barit është mbyllur për sot dhe ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme Detare të Durrësit për vendimin. Po ashtu me mbylljen e portit të Barit, porti i Durrësit ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt Barit dhe pse kundrejt atij italian, porti i Durrësit është i hapur. NJOFTIMI I PLOTË Njoftim ! Duke parë perkeqësimin e motit ne ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare…
Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, Avni Mula, feston sot 92 vjetorin e lindjes. Urimet kanë qenë të shumta për artistin e madh dhe nuk mund të mungonte ai i vajzës së tij, sopranos së mirënjohur shqiptare me famë botërore, Inva Mulës: “Happy birthday to my 29 years old Hero !” – “Ditëlindje të lumtur Heroi im 29 vjeçar”, shkruan ajo në profilin e saj në Facebook, duke e numëruar ditëlindjen e 92-të mbrapsht dhe duke postuar një fotografi ku ka dalë me të atin dhe dy fëmijët e saj. Si duket në këtë përvjetor, Inva Mula nuk do…
Ish- deputeti Ervin Salianji ka reaguar një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Salianji thotë se konkluzionet e vendimit janë pikërisht ato të Prokurorisë, dhe ato që kryeministri Rama ka thënë kur doli përgjimi në janar të 2018. Sipas tij, ky është një vendim politik, i gjyqtarit Artan Gjermeni i influencuar nga Rama për të burgosur deputetë dhe gazetarë. Ndërkohë siç ka deklaruar prej kohësh ai ka shtuar dhe faktet të cilat ai konstaton se janë falsifikuar lidhur me skandalin e Agron Xhafajt dhe procesin…
Reperi i njohur Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai vazhdimisht poston foto ose video të ndryshme të cilat marrin goxha vëmendje, siç ka bërë një foto e publikuar së fundmi. Stresi mesa duket është ndjerë nostalgjik për të shkuarën dhe ka publikuar në profilin e tij të Instagramit, një foto të shumë viteve më parë kur ishte veçse një fëmijë, me flokët me baluke. ‘Sekretet i koleksionoj që i vogël, lëre më tani’, shkruan ai.
Taulant Xhaka ka thënë se ka mbetur i habitur me komentet e trajnerit të Shqipërisë, Edi Reja, se gjoja mesfushori i Baselit e ka refuzuar ftesën për t’u grumbulluar me ekipin kombëtar për ndeshjet e nëntorit, duke këmbëngulur se “unë kurrë nuk e refuzoj Kombëtaren tonë”. Reja njoftoi të mërkurën në një konferencë për media se mesfushori nga Kosova kishte pësuar një dëmtim muskulor në një ndeshje me ekipin e tij, Basel, prandaj nuk i ishte bashkuar ekipit kombëtar në grumbullim për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Andorrës dhe Francës. “Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi në…
Nga Jenida Vladi/ Vjetari statistikor i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave nxjerr të dhëna interesante lidhur me tendencën që kanë dëshmuar qarqe të ndryshme të vendit për punësimin, bujqësinë, blegtorinë, shpenzimet e deri edhe nivelin e motorizimit të shoqërisë. Këto tendenca shërbejnë për të kuptuar jo vetëm atë që ka ndodhur vitet e fundit por edhe për të orientuar politikat e nevojshme për të “korrigjuar” ato që mund të mos jenë fenomene pozitive. “Ekstremet” e punësimit Përsa i përket pjesëmarrjes në tregun e punës, Elbasani ka kryesuar Shqipërinë. Referuar Vjetarit të Instat, qarku i Elbasanit rezulton qarku që…
Rritet mosha e daljes në pension për gratë. Nga 1 janari 2020 që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç, në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, që parashikon një rritje të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Por çfarë mendojnë qytetarët në kryeqytet për këtë rritje të moshës së pensionit? “Shumë është. Mosha ideale për të dalë në pension është 55 siç ka qenë, jemi shumë të lodhura. Edhe unë tani dal në…
Astrologu Jorgo Pulla ka parashikuar dy shenjat e horoskopit që do të kapin majat këtë vit dhe ëndrrat e tyre do të bëhen realitet qoftë në fushën e ndjenjave ashtu edhe në atë të karrierës dhe financave. PESHORJA Të përgjithshmet: Prania e planeteve të mëdhenj si Jupiteri, Mërkuri dhe Saturni, në shtëpinë e 4-të që lidhet me shtëpinë tonë dhe sigurinë emocionale, tregon që një ndryshim i madh është në realizim e sipër. Bëhuni gati për të hipur në trenin e suksesit. Sipas horoskopit të shenjës tuaj Peshores për vitin 2020, gjithçka që keni ëndërruar mund të bëhet realitet. Puna…
Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonat veriore dhe verilindore të vendit nuk kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim për shtyp bën të ditur gjendjen e akseve kryesore në vend. Rajoni Verior Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës, por pa sjellë probleme për qarkullimin. Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim. Rajoni Qendror Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me…
Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar padinë që Avokati i Popullit ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani për procedurën e verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Sipas Berishës, në këtë padi ka akuza të tjera dhe Dvorani vetëm me akuzat që ka në padinë e Presidentit Meta rrezikon të dënohët nga 14- 35 vite burg. Siç e ka përmendur dhe më herët, Dvorani është një vegël e kryeministrit Edi Rama dhe kaloi Vettingun dhe pse nuk justifikonte 100 milion lekë pasuri. STATUSI I PLOTË I BERISHËS Akuza te tjera per krime te renda dorezohen kunder…