Trupi i gjeneralit të vrarë nga forcat ajrore të SHBA në Baghdad ka mbërritur në Iran ku është pritur si hero kombëtar ndërkohë Irani ka shpallur tre ditë zie në gjithë vendin. Fillimisht janë kryer homazhe në qytetin perëndimor të Ahvaz ndërkohë ditën e sotme do të ketë një shërbim funerali në qytetin verilindor të Mashdah dhe të hënën trupi i gjeneralit do të transferohet në Teheran ku do i jepet dhe lamtumira e fundit. Dje u bënë homazhet në Baghdad, në kryeqytetin e Irakut ku ai vdiq bashkë me komandantin irakian Abu Mahdi al-Muhandis. Soleimani u vra të premten…
Author: tirana
Festat e fundvitit padyshim janë periudha më e bukur për secilin nga ne. Por le ta pranojmë që e teprojmë pak me ushqimin gjatë këtyre ditëve. Si pasojë ndihemi të lodhur dhe më pak produktivë. Por si të rikthehemi në formë me disa hapa mjaft të thjeshta? Dietologia jep disa këshilla të vlefshme për të ardhur në formë: 1.Bëni ecje Të shkoni për një ecje pasi keni ngrënë më shumë sec duhet, mund t’ju ndihmojë të qartësoni mendjen dhe do ndikojë që të ndiheni më mirë. Ecja ka treguar që ndihmon për përshpejtimin e boshatisjes së stomakut, duke çliruar ndjesinë…
30 vjet pas fillimit të tranzicionit, po formësohet brezi i parë i trashëgimtarëve të sipërmarrjeve shqiptare. Si po kalojnë ‘dinastitë’ shqiptare të biznesit, të fushave të ndryshme, te një gjeneratë e re. Kush po ulet në të njëjtën karrige si paraardhësit dhe cilët po ndjekin ëndrra apo karriera të ndryshme? Sa në gjendje do të jenë ata të çojnë përpara bizneset e prindërve të tyre? Përvoja botërore tregon se kjo nuk është shumë e lehtë. Rreziqet e dështimit janë të larta, sidomos në brezin e tretë. Nga Deada Hyka/ Prindërit, që nisën sipërmarrjet në fillim të viteve ’90, shumica e…
Taya ishte e ftuara speciale në programin argëtues “Shiko Kush LUAN”, ku tregoi edhe shumë të pathëna për jetën e saj. Së fundmi flitej për një lidhje të saj me yllin e Real Madrid, Vinicius JR, ku ai kishte komentuar në disa foto dhe se e priste për një koncert në Brazil.Për këtë marrëdhënie me ngacmime ndaj njëri-tjetrit, Tayna u pyet për të konfirmuar nëse është e vërtetë. Ajo vendosi t’i tregonte mesazhet me Vinicius në Instagram. Tayna: Foto të bukura! Vinicius: Të pëlqejnë? ❤ Tayna: Po! Vinicius: ❤.
Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Dy persona ende të paidentifikuar janë futur në banesën e të moshuarit H. R., duke e dhunuar dhe duke i marrë një sasi lekësh. Memaliaj/Informacion paraprak Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që në 10 janar të jenë në Stadiumin “Arena Kombëtare”, për të ndjekur ndeshjen me yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Të gjithë të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. ”Bashkë me Andi Lilën, Sindikatën e Futbollistëve dhe FSHF-në, organizojmë një ndeshje ndryshe për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. 👏 Më 10 janar eja shiko yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë në “Air Albania Stadium””, shkruan Veliaj në Twitter. https://twitter.com/erionveliaj/status/1213508750998474753
Nga Aurenc Bebja/ Francë – 5 Janar 2020 “Le Journal” ka botuar, të dielën e 13 qershorit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me personin që njihte sekretin e parfumit të Esat Pashë Toptanit dhe vendin ku mund të blihej ai, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Queveria ë Shqipënisë _________________ QEVERIA E SHQIPËRISË ________________________ Selanik, 1 janar 1919 Unë, ESAT PASHA, President i Qeverisë së Shqipërisë, deklaroj se Z. Fernand NONZA, i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrive Aleate të Lindjes, bashkëpunëtor i im, gjatë luftës…
Stilisti i njohur, Niko Komani është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, ku u bë pjesë e një loje me pyetje. Të ftuarit duhet të fitonin pikë ose në të kundërt duhet të përgjigjeshin. Pyetja që iu bë Nikos ishte: “Cili është personazhi më vesves që ke veshur deri tani?” Niko u përgjigj: Tuna, duke treguar se këngëtarja është tekanjoze pasi kërkon perfeksionin. “Tuna është tekanjoze, por pa të keq, thjesht nuk është e bindur, është perfeksioniste”, u shpreh Niko.
Banesës së Prel Milanit rreth orës 21:45, në lagjen ‘Guerrile’ në Shkodër i është vënë tritoli. Prel Milani është shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër.Si pasojë e shpërthimit në banesën e tij ka patur vetëm dëme materiale. Deri më tani dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë ka ardhur si pasojë e detyrës që bën Milani.
Prej orës 7 të mëngjesit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje me intesitet të ulët. Zonat me reshjet intensive janë zona e Ersekës dhe fshati Dardhës, ndërkohë që sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale nuk paraqiten probleme përsa i përket qarkullimit të automjeteve në akset kryesore edhe pse bëjnë të ditur që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes për shkak të lagështirës. Gjithashtu po punohet nga kontraktorët me pastrim dhe kriposje në rrugët që sipas tyre paraqesin me shumë probleme.
Goditi vëllain me thikë, arrestohet në flagrancë 16 vjeçari. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur: O.O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë. Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.
Njihuni me shenjën më me fat për ditën e sotme. -Demi E diela do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të ndiheni plotë me energji. Mund të merrni një konfirmim të rëndësishëm sa i takon emocioneve. Në punë, duhet të bëni zgjedhjet e duhura si dhe të nisni një projekt të ri i cili do të shkojë kundër mendimit të të tjerëve.