Author: tirana

Kjo e dielë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin e vendit. Më të dukshme do të jenë në veri dhe jug të vendit, të cilat do të gjenerojnë dhe reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat mbeten prezent në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -13°C në 9°C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Read More

4 leje drejtimi janë pezulluar për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara në aksin Sauk-Mullet. Në këtë segment prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë, megjithatë shpejtësia që ata udhëtonin ishte shumë e lartë, nga 138 km/h deri në 155 km/h. Ky aks prej disa kohësh është kthyer në një ‘pikë të zezë’ aksidentesh dhe shkeljesh si pasojë e shpejtësisë tej normave. Në këtë mënyrë policia ka shtuar prezencën me patrullime të herë pas hershme në mënyrë që…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Do të jeni të karikuar me energji pozitive dhe nëse ka situata jo shumë të qarta, bëni mirë që të flisni tani. Në punë, është momenti për të lënë mënjanë kundërshtitë e të kaluarës. Demi E diela do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të ndiheni plotë me energji. Mund të merrni një konfirmim të rëndësishëm…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për raportet e tij me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar sot në emisionin “Java” në RTSH, Rama u pyet dhe për një emsazh që për shumë kohë ka qarkulluar në media, ku sipas drejtuesit të emisionit Lorenc Vangjeli, Kryeministri i ka shkruar Bashës: O Lul ku po shkon o burrë, o Lul po i bie murit me kokë! Kreu i qeverisë ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se komunikime me të ka pasur para djegies së mandatave dhe në ditët pas tërmetit, ku sipas tij i kishte kërkuar që…

Read More

Eliminimi i Qassem Soleimani, gjeneralit Iranian, që diktonte me luftë dhe ushtarë në terren, politikën e jashtëme të Iranit në Lindjen e Mesme, duke udhëhequr trupa në Irak e Siri dhe duke qenë udhërrëfyes i organizatave terroriste në rajon, është një nga ato ngjarje që mund ta ndryshojë thellë historinë e paqes në Lindjen e Mesme, dhe raportet e saj me SHBA. Me eleminimin e tij, SHBA ka goditur asetin më të fortë të kundërshtarëve të saj dhe e vendosur kjo në kontekstin e një agresioni të mundshëm kundër saj, nën drejtimin e ish- gjeneralit famëkeq në Iran, kjo ngjan…

Read More

Tim Marshall, autori i librit “Ia vlen të vdesësh për: Fuqia dhe politikat e flamujve”, ka shpjeguar në detaje se pse flamuri amerikan është i kthyer mbrapsht në uniformat e ushtrisë amerikane. Sipas videos së publikuar më poshtë, shumë njerëz vazhdimisht pyesin se pse flamuri amerikan është i kthyer mbrapsht në uniformat e ushtrisë. E sipas Marshall, arsyeja pse flamurit amerikan i jepet rëndësi e veçantë e sidomos kur vendoset në uniformat e ushtrisë apo në veturat zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, ka të bëjë me atë që në shikim të parë duhet të krijohet përshtypja se jep reflektimin e…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dy denoncime të qytetarëve që lidhen me kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe,i plagosur ditën e 31 dhjetorit me granatë në zyrë nga ish-shoferi i tij. Në denoncimet e Berishës shkruhet se nëse Tushe do të hetorhet do të dalë I lidhur me krimin, më keq se Agim Kajmaku me shokë, ndërsa shtohet se aim err edhe drogë (vizë) e shpesh rri I dehur. Ndërsa në denoncimin e dytë thuhet se plagosja e tij erdhi për shkak të pridhjes së pazareve të drogës mes tuj dhe ish-shoferit, Gëzim Saraçi. Denoncimet: Akuzohet kryetari i Bashkise se Lushnjes…

Read More

Temperaturat e ulëta kanë bërë që shumica e njerëzve t’i kalojnë ditët e para të janarit në ambientet e shtëpisë. Megjithatë për të gjithë ata që i duhet të dalin për shkak të impenjimeve të ndryshme, duket se aktori i humorit, Olsi Bylyku e ka gjetur një zgjidhje. Ai ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ një video e cila ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit e tij. Në të Bylyku ka treguar se ka veshur dy palë tuta duke u kujdesur nga i ftohti jashtë. “Kush vesh tuta poshtë që mos t’i ftohen vezët”, ka shkruar Olsi…

Read More

Pas vrasjes së gjeneralit iranian rriten tensionet SHBA-Iran, sulmohèn me raketa ambasada dhe baza amerikane në Bagdad Ambasada Amerikane në Bagdad është sulmuar sot me raketa. Kjo ngjarje vjen një ditë pas vrasjès së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani, i cili u qèllua me dron. Sipas mediave ndërkombëtare, mësohet se po sot është sulmuar dhe një bazë një bazë ushtarake, 80 kilometra pranë kryeqytetit irakian, ku qëndrojnë trupat amerikane. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por sulmet e sotme tregojnë se tensionet mes Shteteve të Bashkua të Amerikës dhe Iranit janë rritur ndjeshëm dhe ekspertë të ndryshëm flasin dhe për…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi vjen me një mesazh për shqiptarët, ndërsa flet për një tjetër dekadë me ardhjen e vitit 2020. Përmes një postimi në “Facebook” Kryemadhi thekson se kjo dekadë do të flakë këtë qeveri që e cilëson Rilindjen e tradhtarëve të Kombit. “Viti 2020 hap dekadën e shpresës, dekadën e fitores mbi të keqen, dekadën kundër varfërisë, dekadën kudër rifitimit dhe konsolidimit të lirive, dekadën e një Shqipërie pjesë të BE-së. Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, Rilindjen e tradhtarëve të Kombit.”, shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj.…

Read More

Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregori ka postuar një foto nga deti, të cilën e ka shoqëruar me një poezit të Teodor Kekos. Në vargjet e poezisë “Madhështia e detit”, e shkruar në vitin 1980, Gregu mesa duket shprehur ndjenjat e tij për të dashurën që humbi jetën gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Edhe pse ai nuk përmend emra lë hapsirë që të interpretohet se dedikimi është për të. “Ne rrinim të heshtur pranë detit, vështrimi mbi ty më mbeti. “Sa më do, e dashur?” Ti sytë hodhe nga deti…,”-shkruante krahas fotos Gregu. Postimi i Gregut Kristi Reçi humbi jetën…

Read More

Elvis Josifi, 36 vjeçari që humbi jetën dje në Korçë, punonte si i nënkontraktuar nga firma ‘Konstruksion 93’, e cila po ndërton objektin ku ndodhi ngjarja. Viktima mësohet se ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lek të rinj në muaj. Sipas deklarimeve të personave të shoqeruar në polici, 36 vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme. Punëtori që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës. Ai ka tre brinjë të thyera,…

Read More