Author: tirana

Programi i rindërtimit te shtëpive te banoreve qe mbeten të pastrehë nga tërmeti do të nisë me familjet që aktualisht jetojnë në çadra. Ministrja e financave Anila Denaj në një intervistë për Vizion Plus thotë se nisur nga numri i lartë i qytetarëve që jetojnë në çadra, plani i rindërtimit nis pikërisht këtë kategori ndërsa faza e dyte do te përqendrohet tek pallatet. Deri në konferencën e donatorëve, kur pritet të zyrtarizohet shuma që do të mblidhet, procesi do te vazhdoje nga fondi i buxhetit të shtetit, që për 2020 është parashikuar në 20 mld lekë. “Që të mos pengonim…

Read More

Ditën e sotme u përhapën me shpejtësi pamjet ku këngëtarja Aurela Gaçe, i drejtohej kampionit të boksit Kristi Prengës teksa performonte : “Kristi të kapa!”. Ai shfaqej i shoqëruar nga modelja Rike Roçi teksa kërcenin mes të tjerëve. E pse thumbi i Aurelës ndërpreu kërcimin, vetë boksieri ka kontaktuar me Albeu.com ku shprehet se nuk ka asgjë konkrete me Riken. Ai tregon se thjesht po njihen me njëri-tjetrin por nuk ka gjë zyrtare, çka nënkupton se kërcimi mes tyre ka qenë shoqëror. Ndërkohë, ditën e Krishtlindjes Rikja ka publikuar në “Snap chat” foto ku shfaqet me boksierin. Mbi foto nuk…

Read More

Një 49-vjeçar i dënuar për vrasje është arrestuar në Tiranë nga forcat e posaçme “Shqiponja” pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij. Kastriot Fejzo nga Erseka u kap në rrugën “Dëshmorët e Kombit” nga uniformat blu. Në momentin e ndalimit, 49-vjeçari u prezantua me gjeneralitetet e kushëririt të tij. Megjithatë, efektivët e shoqëruan në komisariat për ta verifikuar dhe rezultoi se 49-vjeçari është Kastriot Fejzo, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj burim për veprën penale të vrasjes të kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe 20 mijë Dollarë amerikanë dhe 2 milionë Lekë, të…

Read More

Rexhep Qosja Antologjia e të përzgjedhurve1.Dy ditët e para të këtij viti disa nga TV-të tona bënë antologjinë e figurave dhe ngjarjeve, të bërave dhe veprimeve më të rëndësishme të 12 muajve të vitit që shkoi. Në këtë antologji u panë vetëm njerëz politikë dhe vetëm ngjarje, veprime e të bëra politike. Asnjë intelektual, asnjë shkencëtar, asnjë albanolog, asnjë shkrimtar, asnjë artist, asnjë regjisor, asnjë kompozitor dhe, rrjedhimisht, asnjë roman, asnjë dramë, asnjë ekspozitë artesh pamore, asnjë film, asnjë shfaqje teatrore. Kosova e kësaj antologjie ishte shkretëtirë. Mendova: Kosova është e kapur prej aleancës politikë-media, mendjerrudhur, e korruptuar, egoiste, e…

Read More

Lacio ia del ndaj Breshias në transfertë falë golit të Imobiles duke marrë tri pikët e tashmë e sheh vetën vetëm 3 pikë larg Interit dhe Juventusit, Një sfidë mjaft e bukur dhe e dyluftuar, madje nuk mungoi as kartoni i kuq për vendasit, pasi Cistana përfundoi jashtë. Baloteli shënoi i pari, duke kaluar vendasit në avantazh e duke bërë që Strakosha të jetë i pari portier që pëson golin e parë në Vitin 2020 në Seria A. por, djemtë e Inzagit kanë barazuar me anë të Imobiles që ka shënuar nga pika e bardhë. E madje, falë ngulmimit të…

Read More

Ashtu sikundër dhe është raportuar, ditën e sotme moti ka qenë me temperatura nën zero, erë të fortë dhe reshje bore. Pak më parë, si pasojë e erës një tjetër palmë është rrëzuar në qytetin e Durrësit. Fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime. Ngjarja ndodhi në sheshin pranë bustit të Azem Hajdarit në të njëjtin vend ku dy javë më parë u rrëzua një tjetër palmë. Pamjet e siguruara nga ABC news, tregojnë momentin kur palma rrëzohet në trotuar. Menjëherë pas rrëzimit të palmës, ka ndërhyrë bashkia e cili bëri të mundur prerjen dhe largimin e palmës nga…

Read More

Mësimi u ndërpre për gjatë gjithë muajit dhjetor në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Si pasojë e gjendjes të rëndë të ambienteve në këto institucione, rektoratët vendosën pezullimin e mësimit deri në riparimin e godinave, me rifillimin e procesit mësimor më 6 janar. Ndërsa dëmet në Fakultetin e Inxhinierisë u shkaktuan që me tërmetin e shtatorit, por ndërtesa u rikonstruktua. Megjithatë, lëkundjet e forta të nëntorit e kthyen në gjendjen e mëparshme, ku…

Read More

Mitch Kahn kujton se si, kur filluan luftimet në luftën e dytë në Irak, çmimet për naftën e papërpunuar amerikane erdhën 10 dollarë për fuçi gjatë natës. Kjo do të nënkuptonte një fitim prej 50,000 dollarë nëse një tregtar do të kishte blerë. Ose, po aq humbje e madhe nëse tregtari kishte vendosur të shiste. Kahn po punonte si një tregtar i pavarur në New York Merchantile Exchange (NYMEX) në Rrugën Vesey në qendër të Manhattan, ku nafta e papërpunuar, gazi dhe vaji i ngrohjes tregtoheshin në katin e poshtëm dhe metalet e çmuara tregtoheshin sipër. Në fakt, Z. Kahn…

Read More

Qeveria ka nisur punën për hartimin e një ligji të ri, i cili për herë të parë do të vendosë përgjegjësitë që kanë të gjithë hallkat që projektojnë, miratojnë dhe zbatojnë ndërtimin e një objekti. Sipas “klan”, me nismën është duke u marrë drejtpërdrejt zyra e Kryeministrit, dhe pritet që drafti të hyjë në fuqi brenda gjysmës së parë të këtij viti. Ligji për “Kontrollin dhe dispilinimin e ndërtimit”, do të ndajë detyrat dhe përgjegjësitë që ka ndërtuesi, mbikëqyrësi, personi që bën kolaudimin dhe bashkia, për të evidentuar saktë përgjegjësinë penale në rastet kur godina ka shembje apo dëmtime të…

Read More

Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është në qendër të mediave rozë. Ajo është përfolur se është në një lidhje me aktorin Romeo Veshaj, me të cilin u aludua se u nda pas videos së publikuar, ku Jonida shfaqej në momente intime me Flori Mumajesin. Mirëpo, askush nuk ka konfirmuar as lidhjen dhe as ndarjen. Së fundmi, e pyetur nëse është në një lidhje, Jonida i ka surprizuar të gjithë duke thënë jo. Kujtojmë që edhe më herët e ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ këngëtarja është shprehur se është një femër beqare dhe me moral.

Read More

Ky mulli me ujë është ndërtuar mbi 100 vite më parë, por edhe sot i ka rezistuar zhvillimit të teknologjisë. 10 fshatra dërgojnë prodhimet e tyre në Zerqan të Bulqizës, duke i qëndruar besnik ushqimit bio e të bërë vetë. Familja Hidri e mirëmban prej më shumë se tre brezash, madje edhe duke sakrifikuar të ardhura. “Trashëgimi 100 vjeçare, e ka pasur gjyshi. Ne e kemi mbajtur, ka punuar babai 50 vjet. Nuk bluan shumë 4-5 kuintal, me punu edhe natën.Nuk nxjerr atë fitim që merrja në punë në ndërtim”, tregon Ismet Hidri për Ora News. Ai shton se dëshiron…

Read More