Author: tirana

Një studim i Universitetit të Cardiff-it, ka zbuluar se fëmijët që përdorin pajisje elektronike në orarin e gjumit, kanë qenë të rrezikuar në mungesën e gjumit duke krahasuar me fëmijët që nuk patën qasje në pajisje elektronike, Studimi përfshinte një përbledhje sistematike të 20 studimeve duke përfshire me shume se 125 mijë fëmijë, zbuloi se cilësia e gjumit dhe lodhja gjatë ditës si pasojë e mungesës së gjumit ishin në shifra të larta. Doktor Ben Carter nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Cardiff tha: “Studimi ynë është i pari që konsolidon rezultatet gjatë hulumtimeve ekzistuese dhe siguron prova të mëtejshme…

Read More

Dy muaj më parë reperi i njohur Fero publikoi këngën ‘Jom rrit’, e cila përpos pëlqimeve mori dhe shumë komente akuzuese duke u quajtur e kopjuar. Ndjekësit pasi dëgjuan këngën, kuptuan se teksti i reperit është i ngjashëm me atë të këngës ‘Ashiqare’ nga Rina. Së fundmi në një intervistë për emisonin ‘Mirage’, Fero ka sqaruar të vërtetën. Ai ka treguar se teksti i përket atij dhe se reperja ia ka marrë pa leje.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Policia sqaron se “në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit e sigurisë para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, mbajtjen nën kontroll të situatës, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe ata në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Patrullën e Përgjithshme kapën…

Read More

Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana kanë shkallën më të lartë të popullsisë në moshë pune, por që nuk janë të aktivizuar në tregun e punës. Ata që nuk preferojnë të përfshihen në tregun e punës, zakonisht janë ajo pjesë e popullsisë që ndjek studimet, gra që rrisin fëmijët apo pensionistë të parakohshëm. Por në këtë grup përfshihen gjithashtu edhe punonjës që punojnë në të zezë. Në disa qarqe kjo kategori është më e lartë se në qarqe të tjera dhe në disa të tjera shumë më e ulët. Në Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Kukës shkalla e popullsisë jo aktive në…

Read More

Kantautorja dhe autorja e shumë këngëve si dhe bashkëprezantuese e emisionit “Boom” në RTV Ora Rozana Radi ishte ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen e 31 dhjetorit 2019. Ajo tregoi përjetimet pas poezive të këngëve të saj. Rozana kujton se këngën “Bekim” pjesëmarrëse në Kënga Magjike e vitit 2013 e ka shkruar duke kujtuar babain e saj, Ferdinand Radi. “E kam shkruar duke menduar për babain tim. Më ka shtyrë dhe nuk më ka lënë kurrë të bëj kompromis me paratë ose me njerëzit që kanë pasur dy personalitete në jetë. Kam ndjekur rrugën e tyre” Madje kujton dhe një shprehje…

Read More

Është tërhequr me vetëdije nga skena sepse nuk i pëlqen të bëjë kompromise me antivlera. Por kjo nuk do të thotë se ka hequr dorë nga kënga. E ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen festive të 31 dhjetorit, Myfarete Laze tregon surprizat që së shpejti do i vijnë publikut: “Po bëj disa bashkëpunime shumë të bukura me Mond Zhulalin, me Flamur Shehun, për të sjellë arome shkodre, çamërie dhe festivali. Të trija të grumbulluara në një. Unë jam tërhequr me kohë sepse nuk më pëlqen ky ambient, nuk më pëlqejnë abuzimet, kompromiset, nuk më pëlqen tregu. “ Shpreh keqardhje: “Kemi 30…

Read More

2020-a erdhi dhe tashmë duhet të mendojmë për gjithë gjërat që do të na sjellë ky vit. Kujtoni që mirëqenia emocionale vlen më shumë se gjithçka, prandaj është momenti që ta ktheni atë në prioritet kryesor. Më poshtë do të gjeni një listë me gjëra që do t’ju ndihmojnë të bëni paqe me veten! 1. Përballu me ankthin 2. Përmirëso oraret e gjumit duke kujtuar sa i rëndësishëm është për produktivitetin tënd 3. Gjej diçka që të bën mirë dhe shndërroje në prioritet sa herë je e shqetësuar. 4. Kalo të paktën 10 minuta jashtë. Vetëm ti dhe mendimet e…

Read More

Viti 2020 nis me më shumë shpresa për këdo. Shpresa për një punë më të mirë, për më shumë të ardhura, për rritje në detyrë, avancim në karrierë. Duket e vështirë në një ekonomi që po rritet shumë ngadalë (2019-a pritet të mbyllet me një zgjerim prej më pak se 3%), apo ku hyrjet e kompanive të huaja novatore mungojnë, por gjithsesi janë disa sektorë ku kërkesa për punonjës është e lartë dhe pagat e premtuara gjithashtu. Por, mos prisni shumë, pasi kërkesat më të mëdha, ashtu si në 2019-n, pritet të jenë për profesione të tilla si punonjës krahu,…

Read More

Ka hyrë në fuqi paketa fiskale e vitit 2020 e cila parashikon rritje taksash për 24 mijë të punësuar. Në paketën fiskale qeveria ka vendosur që të detyrojë çdo person që është i dypunësuar të plotësoje deklaratën individuale të të ardhurave personale pavarësisht nëse e kalon apo jo pragun e realizimit të vlerës 2 milionë lekë në vit. Në një intervistë për News24 drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera shpjegon arsyen e kësaj nisme ligjore. “Nëse unë punoj në një kompani dhe paguhem me 90 mijë lek rrogë paguaj tatimin mbi të ardhurat personale për pagën…

Read More

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Lajmi bëhet me dije nga deputetja Mirela Kumbaro. “Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shkruan Kumbaro.

Read More

Keidi Bare mund të jetë protagonist përsëri në La Liga duke filluar që nga janari. Kjo është bomba e merkatos që vjen nga Spanja, ku futbollisti ka treguar të gjitha vlerat e tij me fanellën e Malagas duke qenë një nga mesfushorët më të spikatur në La Liga 2. Bare zgjodhi në vitin 2018 të largohej nga Atletiko Madrid ku luante me akademinë për t’iu bashkuar Malagas, ku pak nga pak gjeti vend në ekipin e parë të skuadrës së njohur. Ai tashmë është kthyer në një titullar të paprekshëm për këtë klub dhe vlerat e tij kanë rënë në…

Read More

Megjithatë bëhet me dije se vota vendimtare për përgjedhjen është ajo e kreut të SPAK, kryeprokurorit Kraja. Njëkohësisht bëhet me dije se ende nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë, pasi ende nuk janë hapur procedurat. Ndërkohë burime të gazetës Si pranë prokurorisë Spak shtuan se 10 ditëshin e parë të janarit 2020, pasi të mbyllet rregullorja do të çelet gara për BKH. Megjithëse kushtet janë rigoroze pasi kandidati duhet të kete formim policor, apo si jurist. Por pritet që deri sa BKH të ketë drejtuesin e vet do të duhen disa muaj. Sikurse edhe për rastin e garës për në SPAK,…

Read More