Ditën e sotme mbi vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë një mot i kthjellët me ngrica dhe temperatura që shkojnë deri në minus në zonat malore. Sipas IGJEUM-it, nuk priten reshje shiu në asnjë pjesë të vendit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 3-11 °C, në vendet e ulëta nga 1-10 °C dhe në vendet malore: nga-3 deri 5 °C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.
Author: tirana
Një drekë për dy persona me tre pjata kushton mesatarisht 2500 lekë. Kosova vijon të mbetet më e lira në Europë për të konsumuar një vakt në një restorant mesatar, ku sipas Numebo.com, fatura për dy persona vjen mesatarisht 1850 lekë Shqipëria renditet ndër vendet më të lira të Europës për sa i përket çmimeve të lira në restorante. Sipas portalit më të madh mbi kostot dhe cilësinë e jetës, Numbeo, Shqipëria renditet e pesta në Europë si më e lira, duke përmirësuar kështu renditjen në raport me një vit më parë. Megjithatë duhet nënvizuar se pjesa më e madhe…
Lideri socialdemokrat Zoran Zaev sot pritet të dorëhiqet, duke i hapur rrugë Qeverisë teknike me mandate 3 mujor, e cila do të jetë e fokusuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit. Zaev u detyrua të largohet nga detyra gati një vit pa e përfunduar mandatin 4 vjeçar. Ai pranoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas këmbënguljes së partive opozitare. Ekonomisti 45 vjeçar nga Strumica erdhi në pushtet në fund të dhjetorit të 2016, pas protestave dhe aferës së përgjimeve, ku ai ishte protagonisti kryesor që shpalosi biseda e përgjuara, që ishin bërë…
Zllatan Ibrahimoviç u zyrtarizua sot si përforcim i Milanit në merkato. Suedezi u rikthye te kuqezinjtë pas 7 sezonesh e gjysëm. Një pritje e ngrohtë për bomberin nga i cili pritet shumë. Ibra foli nëpërmjet një interviste speciale për “Milan TV” në lidhje me rikthimin e tij teksa u shpreh: Përse zgjodhet numrin 21? Është numri i djalit tim të madh. I tregova të gjithë numrat në dispozicion dhe ata zgjodhën 21. Cili është objektivi jot tani? Objektivi është të ndihmojmë klubin, ekipin dhe të përmirësojmë situatën. Individualisht dua të bëj sa më mirë që mundem ». Çdokush është i…
Familjet e shtresës normale dhe të mesme, që konsumojnë mbi 20 mijë lekë në muaj po vijnë në ulje, ndërkohë që po rriten ato që konsiderohen si të varfra, që konsumojnë më pak se 20 mijë lekë në muaj. Konstatimi është bërë nga Banka e Shqipërisë në një vrojtim të fundit për shpenzime e familjeve. Brenda të njëjtit kampion që intervistoi Banka e Shqipërisë këtë vit u vu re një rënie e numrit të familjeve që konsumojnë nga 20-50 mijë lekë në muaj. Sipas grafikut më poshtë shihet se ky grup familjesh përben shtresën e mesme dhe grupimin më të…
Përpos moderimit, Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani së fundmi kanë hapur edhe një kanal në YouTube ku shpërndajnë video të ndryshme me ndjekësit e tyre. Në fillim ka qenë Kiara dhe më pas Liesa. Të ftuara tek emisioni “Soiree” në Top Channel, Jonida Shehu e ka pyetur Kiarën se si mundet që Liesa të arrijë famën e saj dhe nëse i duhet që të ketë një lidhje me një personazh publik si ajo duke i referuar lidhjes së saj me Butrint Imerin. “Skandalet apo pjesa e shoëbizit, e portaleve të jep një farë popullariteti dhe këtë më duhet ta pranoj”,…
Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani janë njohur në studion e Top Channel teksa së bashku kanë prezantuar emisionin rinor “Select”. Përpos bashkë prezantuese, ato u bënë edhe shumë shoqe me njëra-tjetrën. Madje sot moderatoret kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën dhe gati-gati janë bërë të pandashme. Të dyja bukuroshet ishin të ftuara në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ku kanë treguar se Liesa në fillim nuk e ka pëlqyer aspak Kiarën. “Siç e kam përmendur në fakt Kiarën nëse nuk e njeh të jep përshtypjen e një vajze që nuk ka qejf që t’i afrohen shumë njerëz, ka ato…
Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Kuqar të Patosit mbrëmjen e kësaj të enjteje. Burimet për Abc News thanë se dyshohet është banesa e autorit të masakrës së Patosit, Martin Skendaj. Ky i fundit, më datë 19 Dhjetor vrau në poliklinikën e Patosit, dy persona. Martin Skendaj, ish-gardian i burgut të Fierit u arrestua nga policia pas krimit të dyfishtë. Sa i përket zjarrit të sotëm, burimet thanë se banesa është djegur plotësisht, por nuk ka persona të lënduar. Familja Skendaj pas ngjarjes së rëndë është larguar nga banesa nga frika e hakmarrjes. Ngjitur me familjen e autorit të…
Në muajin tetor startoi sezoni i tretë i emisionit shumë të ndjekur nga publiku “Shiko kush luan”. Çdo të shtunë, me të ftuar të veçantë, janë organizuar lojëra, intervista dhe janë dhuruar të qeshura pafund në drejtimin e Luana Vjollcës. Mirëpo a do të largohet Luana nga televizioni? Për këtë ka ngritur dyshimet një koment i bërë nga grimieri i saj Arbër Bytyçi. Në një foto të publikuar nga moderatorja, ai i shkruan: “Do të na mungosh në TV zemer” shoqëruar me një emoji të përlotur. Mos ndoshta Luana ka vendosur të largohet nga televizioni pas përfundimit të “Shiko kush…
Çaji është aleat i shëndetit dhe na ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve, veçanërisht kundër kolitit, ftohjes dhe nervave. Avantazhet e kësaj pijeje të shëndetshme janë me të vërtetë të shumta, ndihmon për të gjetur ekuilibrin e duhur psikofizik, në të njëjtën kohë edhe për të zgjidhur disa shqetësime të trupit në mënyrë natyrale Kundër të ftohtit me kanellë, çajrja të ndryshëm, fruta të thata; janë këto zgjedhjet ideale për të ruajtur shëndetin, larguar shqetësimet e dimrit, dhembjet e kokës, përmirësim të humorit dhe rritjen e energjisë trupore. Por jo vetëm kaq. Revista prestigjioze “Vanityfair” liston disa lloje çajrash dhe…
Dashi Dashuria: Dita e mbushur me surpriza për shumë nga shenja. Çiftet mund t’ i japin shtysë dashurisë së jetës dhe për momentin mund të thoni se më e keqja ka mbaruar! Edhe beqarët sot do bëjnë takime vendimtare. Puna: Nëse doni të pohoni arsyet tuaja, bëjeni gjithmonë me kujdes, sot impulsiviteti është përgjumur dhe mund të prishë marrëdhëniet tuaja. Demi Dashuria: Nëse jeni çift, një situatë konflikti dashurie do të krijojë ende disa probleme për ju. Mundohuni t’i qetësoni gjërat shumë ngadalë. Zemrat e vetmuara mund të vendosin ta deklarojnë veten para një personi. Nëse vërtet jeni tërhequr, hidhni…
Më shumë se 30 për qind e popullsisë së botës vuajnë nga çrregullime të ndryshme të syve, përfshirë miopinë. Çrregullimet e ndryshme të syve, përveç glaukomës dhe kataraktit, të cilat ndodhin për shkak të infeksioneve bakteriale, mund të rregullohen lehtë me ndihmën e pozave jogic dhe asanas. Prandaj, në vend se të përdorni syze të fuqishme dhe lente të cilat asnjëherë nuk e shërojnë shikimin e dobët, më mirë është të praktikoni ushtrimet për sy, të cilat e përmirësojnë funksionin e syve. Kapsitni sytë Uluni dhe kapsitni sytë rreth 10-15 herë shpejt. Mbyllni sytë dhe relaksohuni për 20-5 sekonda. Tani…