Author: tirana

Marina dhe Luana Vjollca kanë vendosur t’i kalojnë ditët e para të 2019 në Dubai, duke ju larguar klimës së ftohtë dhe lodhjes nga angazhimet e përditshme. Dy moderatoret e njohura shoqërohen nga dy partnerët e tyre, Getoari dhe Krenari. Së fundmi Marina ka publikuar një foto në jaht, por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është komenti i Krenarit. “Për pak me thy qafën”, i shkruan ai. “Mos ma qaj hallin”, i përgjigjet Marina dhe e shoqëron fjalinë e saj me një ‘emoji’ me nerva. Sigurisht çdo gjë është me shaka, që vërteton se ajo dhe Krenari kanë një raport…

Read More

Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve me dokumente të falsifikuara. Dy persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit policor “NEW START” (Fillimi i ri), një 23-vjeçare që do të udhëtonte nga Rinasi drejt Romës e më pas në Milano, me destinacion final Anglinë dhe një punonjës i skanerit në aeroportin e Rinasit. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë vitit 2019 nga Policia Kufitare…

Read More

Fituesja e “Festivalit të RTSH-së” një vit më parë, Jonida Maliqi, i dorëzoi këtë vit trofeun e fitores Arilena Arës, e cila u shpall fituese e Festivalit të 58-të. Mirëpo, revoltimin e fansave të këngëtares Elvana Gjata, e cila ishte pretendente për çmimin e parë, duket se e ka ndjerë edhe Jonida. Në një intervistë për “Rreze Dielli”, këngëtarja ka treguar se pas dorëzimit të trofeut, fansat e Elvanës i janë kthyer edhe asaj kundër. “Më janë kthyer edhe mua kundër. Në fakt unë jam artiste. Nuk isha pjesë e jurisë, si artiste rrallë herë bëj qoka, por kur…

Read More

Zbardhen pjesë nga dëshmia e dy drejtuesve të mjeteve që u arrestuan ditën e djeshme pas aksidentit tragjik me dy të vdekur në zonën e ‘Xhamllikut’. Edmond Murati dhe Etjon Lazri u arrestuan menjëherë nga policia. Nga testi që iu bë ka rezultuar se nuk kishin konsumuar alkool, ndërsa vijojnë hetimet. Report TV ka zbardhur pjesë nga dëshmia e tyre para grupit hetimor. “Nuk e dimë si ndodhi, pamë vetëm kur u përplasëm” mësohet se kanë thënë dy shoferët e arrestuar Por si ndodhi aksidenti? Dje rreth orës 15:15, Erion Balla 36-vjeç dhe një grua e moshës 72-vjeçe ishin duke…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve që të largohen menjëherë nga Iraku. Thirrja vjen pas vrasjes së gjeneralit Iranian, Qassem Soleimani, gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga presidenti Donald Trump. “Për shkak të tensioneve të ngritura në Irak dhe rajon, ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar. Qytetarët e SHBA-së nuk duhet të afrohen pranë Ambasadës”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan. Gjenerali Soleimani u godit…

Read More

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në qendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar Partia Demokratike e cila e quan të papranueshme heshtjen e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Sidomos per faktin se nga 1 janari, Shqiperia ka marre kryesimin e OSBE. DEKLARATA E PLOTE E PD: Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë…

Read More

Në Kurbnesh të Mirditës, në vendin që do të ndërtohen HEC-et, banorët janë të irrituar dhe kanë protestuar disa herë kundër ndërtimit të tyre. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin godinës ku qëndronin rojet që ruanin makineritë e firmës. Burime bëjnë me dije se zjarri është vendos qëllimisht për të kundërshtuar firmën që të mos bëjë punime në zonë. Sipas burimeve, ngjarja është shënuar tre ditë më parë në zonën e Kurbneshit.

Read More

Një prej liderve kryesorë të ushtrisë së Iranit, Qassem Soleimani, është vrarë gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar të enjten në mbrëmje Pentagoni. Soleimani u godit në aeroportin e Bagdadit në Irak, qytet ku ka patur së fundmi protesta të forta anti-amerikane. Dy persona raportohen të vdekur dhe nëntë të tjerë të plagosur pasi raketat ranë pranë terminalit të ngarkesave ajrore, duke djegur edhe dy automjete. Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që ka urdhëruar vrasjen e Soleimani, ndërkohë që në profilin në “Tëitter” ka publikuar një foto të flamurit…

Read More

Një 42 vjeçar i shpallur në kërkim per “Fshehjen e të ardhurave” u ndalua nga specialistët për hetimin e Krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Behet fjale per shtetasin A.H.,42 vjeç, banues në Gosë, Kavajë. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës këtë shtetas e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike me shije të mentës dhe pemëve, pas shqetësimeve për përdorim të këtyre të fundit nga adoleshentët. Ky vendim është shqyrtuar për më shumë se një vit, meqë shumë shtete veçse kanë marrë vendime të ngjashme. Koreja Jugore, India dhe Brazili janë në mesin e dhjetëra vendeve që kanë ndaluar përdorimin e këtyre cigareve. Sekretari për Shërbime Shëndetësore, Alex Azar ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka dëshiruar të vazhdojë t’iu ofrojë të rinjve një alternativë të cigareve tradicionale, teksa u është përgjigjur shqetësimeve për…

Read More

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta Tentoi të trafikonte heroinë drejt Greqisë duke përfituar nga fluksi në PKK Kakavije, arrestohet në flagrancë nga policia. Sekuestrohet dy pako me Heroinë, gjithsej 555 gramë. Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi…

Read More

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Kuqar të Patosit. Bëhet fjalë për shtëpinë e autorit të krimit të ndodhur në qendrën shëndetësore të Patosit më 19 dhjetor, gardianit të burgut të fierit Martin Skëndaj, i cili vrau dy vetë, të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij Manol Rapaj dhe Elis Kapaj. Zjarrfikëset e Patosir dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes por banesa është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi familja e Skëndaj dyshohet se pas ngjarjes është larguar nga shtëpia. Familja e autorit të krimit me njërin prej viktimave ishin…

Read More