Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Po ashtu Parlamenti zgjodhi edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos. Pasi LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja arritën marrëveshje që Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriore Oliver Spasovski të drejtojë qeverinë teknike kurse Naqe Çulev i propozuar nga opozita të vihet në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit Zoran Zaev, Parlamenti maqedonas votoi përbërjen e qeverisë që do…
Author: tirana
Ky është momenti kur dy gjeneralë të Gardës Revolucionare Islame u vranë në sulmin ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit. Nga bombardimi mbeti i vrarë edhe Gjenerali Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit. Pamjet e filmuara pranë aeroportit dhe të shpërndara nga stacioni televiziv irakian “AhadTV” tregojnë një shpërthim të madh pasi njëra nga dy makinat u shkatërrua nga raketat precize të premten në mëngjes. https://www.facebook.com/tirananews.al/videos/530977757628438/
Ardit Gjebrea përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se për këtë vit ka ndryshime rrënjësore në emisionet “E diela shqiptare” dhe “Kënga Magjike”. Ai ka treguar se këtë vit, festivali muzikor “Kënga Magjike” nuk do të zhvillohet, por do të rikthehet për t’u dhënë jetë hiteve të verës, në pranverën e vitit 2021. “Kënga Magjike në 2020-n pushim. Në pranverën e 2021-shit, rikthehemi për t’u dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra!”, shkruan Gjebrea në postimin e tij.
Arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës Imzot Angelo Massafra ka mbajtur meshën e parë për vitin 2020 për fëmijët me aftësi të kufizuar. Mesazhi i Imzot Massafrës në këtë fillim ka qenë i drejtpërdrejt për shtetin që të kthejnë më shumë sytë nga njerëzit në nevojë. Ai i bën apel politikës që të bëjnë siç duhet punën e tyre. “ Me këta fëmijë që mund ti shikoni edhe ju, fëmijë që janë me aftësi të kufizuar, që kanë sëmundje disa më të rënda dhe disa më të lehta. Një gjë që e bëj për të falënderuar zotin që na jep fuqi…
Përmes një postim në rrjetet sociale, kryetarja e grupit së opozitës parlamentare Rudina Hajdari shkruan se ekstradimi i shtetasit turk pa një vendim gjyqsor, dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën e tij, përbën shkelje të të drejtave të njeriut, dhe Konventës së Këshillit të Europës për Ekstradimin. “Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit…
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit shqiptar. Ata publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale, me dedikime plot dashuri. Kësaj dashurie, i është bashkëngjitur dhe e vogla Ajka, e cila është bërë personazhi kryesor në historinë e tyre. Së fundmi Besi ka publikuar në Instastoryn e tij një video të dhuratave të tij më të çmuara: Xhensilën dhe Ajkën. Të veshura me pizhame, në ambientin e tyre familjar, këngëtarja bashkë me të bijën po pikturojnë. “Dhurata më e bukur e jetës”, ka shkruar aktori krahas videos së publikuar.
Deri sot, askush nuk ka zbuluar ilaçin universal për të shëruar lëkurën tuaj një herë e përgjithmonë. Statistikat tregojnë se 95% e të gjithë njerëzve në planetin tonë vuajnë nga aknet një herë në jetën e tyre. Aknet dhe problemet e tjera të lëkurës mund të shkaktohen nga dhjetëra shkaqe të ndryshme, duke filluar nga shprehitë tuaja të të ngrënit, nga përdorimi i produkteve të gabuara dhe nga mos kujdesi për lëkurën. Megjithatë, ka disa trajtime natyrale me të vërtetë të efektshme që mund t’ju ndihmojnë të keni lëkurë me ngjyrë të ndezur dhe të shëndetshme pa përdorur asnjë mjet…
Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Kuçovë.Viktima është 67-vjeçari Bardhyl Ali, i cili jetonte vetëm me gruan. Ka qenë kjo e fundit, që ka gjetur bashkëshortin e saj të pajetë në banesë, duke njoftuar menjëherë policinë. Uniformat blu dhe ekspertët kanë mbërritur në banesë dhe kanë nisur hetimet, ku nga të dhënat e para dyshohet për vdekje natyrale, pasi mendohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak.
E ardhmja e Arturo Vidalit bëhet tashmë akoma dhe më e nd ërlikuar. Teksa muajin e kaluar futbollisti i Barcelonës a kuzoi klubin se nuk e kishte paguar sa duhej, këtë herë kur Interi dhe Barcelona po zhvillojnë negociata për kalimin e kilianit në Itali, Vidal i është rikthyer stërvitjes me Barcelonën. I qeshur dhe i bindur se është “kthyer në shtëpi.” Kështu shprehet Vidal në profilin e tij në “Instagram”. Në këtë mënyrë, duke parë dhe alternativat e pakta në mesfushë, trajneri Ernesto Valverde ka vendosur veton për largimin e lojtarit të tij nga Barcelona. Mundësia e vetme që…
Pas festave të fundvitit, Tirana i është rikthyer normalitetit, dhe në rrugë kanë filluar lëvizjet e para. Bashkia e Tiranës bën me dije punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit i sheh kudo nëpër rrugë.Falë punës së tyre të palodhur, rrugët e kryeqytetit janë të pastra, duke krijuar mundësinë që qytetarët të shijojnë sa më shumë ambientet përreth dhe ditët me diell të janarit, ndonëse moti është i ftohtë. Mijëra qytetarë pritën në sheshin “Skënderbej” ndërrimin e viteve, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Një burrë goditi me thikë një numër kalimtarësh në një park afër Parisit para se të pushkatohej nga policia.Sulmi me thikë ndodhi në qytetin Villejuif, 7 km në jug të kryeqytetit francez. Sipas medias, gjatë sulmit kanë mbetur të vdekur dy persona kurse katër të tjerë persona besohet të jenë plagosur me thikë nga agresori. Autori i sulmit u ndoq nga policia dhe më pas u qëllua fare parnë vendit të ngjarjes.Disa dëshimtarë kanë thënë se agresori se kishte veshur një jelek shpërthyes. Policia ka këshilluar njerëzit të shmangin zonën afër Parkut Shtetëror Hautes-Bruyères.
Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Gjiko, është një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës. Në një periudhë të shkurtër kohore ai arriti të merrte famë të madhe dhe hitet e tij numërojnë tashmë miliona klikime. Sot, reperi feston ditën e tij të lindjes dhe për të gjithë kuriozët, Gjiko ka lindur më 3 janar të vitit 1991. Pra, sot ai mbush plot 29 vjeç! Përveç suksesit në muzikë, Gjiko është bekuar edhe me një familje të bukur. Një vit më parë, ai dhe partnerja, moderatorja Elita Rudi, u bënë prindër të një vogëlushi të cilin e pagëzuan…