Të gjithë kemi dijeni se ekziston edhe horoskopi kinez dhe duket se ky vit i takon shenjës së ‘Miut metalik’. Shumë mundësi për para, fat dhe dashuri, sipas horoskopit kinez do kemi shumë sukses për këtë vit.Viti i Miut vjen menjëherë pas Vitit të derrit (2019) dhe para Vitit të demit(2021). Vitet e Miut janë: 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020 dhe 2032.Horoskopi kinez 2020 për 12 shenjat fillon me Vitin e Ri Hënor të shtunën, me datë 25 Janar dhe përfundon në 11 Shkurt të vitit 2021. Miu është shenja e parë nga cikli prej…
Author: tirana
Shqiptarët janë shquar për dashurinë e tyre ndaj pijes dhe këtë e tregon edhe tradita që ende vijon për prodhimin e verës dhe rakisë së shtëpisë. Megjithatë, shifrat na tregojnë se dibranët janë “më pijedashësit” e vendit. Sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve, në vitin 2018 ata rritën peshën e shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan në 6% të totalit të shpenzimeve të tyre. Një vit më parë, po sipas kësaj ankete, shpenzimet për këtë kategori në qarkun e Dibrës zinin rreth 5.4% e totalit të shpenzimeve. Krahasuar me mesataren e vendit, pesha e shpenzimeve të tyre…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet një videoje në facebook revolucionin digjital sikurse e ka quajtur ai. Revolucioni digjital përfshin 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele, ndërsa pas prezantimit të platformës bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit Videon Rama e shoqëron edhe me shpiegimet se çfarë përfitojnë qytetarët: • Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë • Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës • Qytetarët do të mund…
Më në fund, patentat shqiptare do të njihen në Greqi. Tashmë është çështje ditësh votimi i saj dhe hyrja e menjëhershme në fuqi. Miratimi i kësaj marrëveshje i jep zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi që ishte shumë i pranishëm qindra mijëra bashkatdhetarë, dhe që për arsye të ndryshme nuk ishin pajisur me patentë greke. Projektligji për miratimin e marrëveshjes u dërgua në parlamentin grek më 30 dhjetor dhe miratimi i saj do të jetë një nga aktet e para të ligjvënësve për 2020-n, thanë burime të pyetura nga TV Tribuna. Pas miratimit të këtij ligji, të gjithë shqiptarët…
Në puntatën e fundit të emisionit “Shiko Kush Luan”, Klea Huta si gjithnjë dukej yll, por prisni pak, po ky barku pak më i rrumbullakosur? E vutë re dhe ju? Kjo na bëri të dyshojmë për një shtatzëni të moderatores. Gjatë emisionit, kamera fokusoi disa herë barkun e Kleas… Për më tepër, vëmendjen na e tërhoqi komenti i instruktorit të saj të palestrës në foton e fundit në Instagram, i cili i shkruante: “Gëzuar zemër! Ky vit do jetë krejt ndryshe”, koment të cilit Klea i ishte përgjigjur: “Meziii presss”, të shoqëruar me tre zemra, duke lënë të kuptohet se…
Moderatorja e njohur e ekranit, Xhemi Shehu, është tepër aktive në rrjete sociale, mirëpo është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private. Numërohen me gishtat e njërës dorë rastet kur ajo ka vendosur të ndajë në Instagram poza me familjarët e saj dhe këtu futet edhe poza e saj e fundit në InstaStory. Për herë të parë, Xhemi ka vendosur të na prezantojë me të ëmën dhe fotoja na bëri paksa konfuzë! Moderatorja dhe mamaja e saj kanë aq shumë ngjashmëri, saqë duken si binjake.
Dhëndri kishte menduar që si dhuratë për dasmë nuses së tij t’i paraqiste një video. E ndërsa të gjithë mendonin se atë video do ishin momentet e tyre më të bukura, diçka krejt tjetër u shfaq. Në video dolën pamjet kur nusja e kishte tradhtuar dhëndrin me vëllain e tij. Pas këtij momenti nusja ia hodhi buqetën me lule në fytyrë dhëndrit, ndërsa ky I fundit u përpoq ta qëllonte, po u mbajt nga miqtë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të agjensisë së autobusëve, por ende nuk dihen shkakqet që shkaktuan aksidentin fatal. “Panorama” mëson se punëtori i aksidentuar është Elvis Josifi dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se është duke vijuar hetimet. Korçë/Informacion paraprak Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor…
Parti Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ‘i ka dhuruar financueses së PS Vilma Nushi, 8.5 milion euro me koncesionin korruptiv dhe të dështuar të check up-it’. Në një deklaratë për mediat, sekretari për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata tha se “një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera”. Sipas tij, fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro. Gjata theksoi se janë 8.5 milionë…
Një makinë është djegur në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës. ‘’BalkanWeb’’ shkruan se nuk dihen ende shkaqet por dyshimet paraprake janë për një shkëndijë elektrike e cila mund të ketë shkaktuar dhe zjarrin në automjetin tip ‘Volksëage’ ngjyrë gri. Në automjet ndodheshin një çift bashkëshortësh me fëmijën 7- vjeç pa lëndime. Drejtuesi i automjetit është shprehur se: ”Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë. Isha unë bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël. Dolëm në kohë. Dyshohet se mori flakë prej një shkëndije elektrike.” Ndërkohë Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.
E ndërsa në Durrës ende nuk dihet se si do të veprohet me familjet që duhet të lënë sot hotelet, në Shëngjin banorët e Thumanës do të vijojnë që të qëndrojnë deri kur të gjejnë shtëpitë me qira. Kryetari i bashkisë Artur Bushi u ka premtuar se do u gjejë shtëpitë dhe do të rishikojë vlerën e qirasë. Banorët kanë treguar edhe situatën që ndodhen gjatë prononcimeve për Report Tv. “Na tha se deri kur të siguroni banesat nuk do të lëvizni. Kryetari i bashkisë na tha se nëse nuk do i gjeni vetë, do i gjej unë. Këtu në…
Një sistem i shëndetshëm tretës nuk ka nevojë për pije të gazuara apo ushqime të shpejta e të përpunuara. Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë. Gumëzhimat e stomakut, dhimbjet e kontraktimet janë një ndër treguesit e problemeve me këtë sistem. Në këtë artikull do të mësoni për katër çajrat më të mirë që ofrojnë lehtësim të problemeve me stomakun. Çajrat e mëposhtëm funksionojnë në mënyrë perfekte kundër fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve. Çaji i nenexhikut Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat. Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon…