Author: tirana

“Hajde të sqarohemi pak…”, kjo frazë e më pas goditjet me leva kanë paraprirë vrasjen e dyfishtë pranë Poliklinikës së Patosit, më 19 dhjetor. Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar me 13 plumba mbi fqinjin, Manol Rapajn, dhe kushëririn e tij, Elis Kapajn, duke i lënë të vdekur. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth Poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock”, që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit. Sipas relacionit të Policisë, që i është bashkëngjitur dosjes së Prokurorisë së…

Read More

Prej kur shprehja “lajme të rreme” është përdorur në përditshmëri në vitin 2016, ne kemi qenë dëshmitarë të një universi me informacion jo të besueshëm dhe me metoda për shpërndarjen e tij. Më 2019, shikuesit janë përballur me video të manipulueshme, që janë prezantuar si të vërteta apo me blogje të shkruara nga persona anonimë. Dhe këtu nuk po përmendim disa raste të informacioneve mashtruese të shpërndara nga mediat, politikanët dhe të tjerët. Më poshtë gjeni 10 rrëfime të dezinformimit që kanë rrjedhur në mënyrë të shfrenuar nëpër botë. Teoria e “ndërhyrjes së Ukrainës” Kjo teori e pabazë është prezantuar…

Read More

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, është ndalur në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ ku ka vizituar foshnjat e para që erdhën në jetë për këtë vit. Rama ka përgëzuar stafin mjekësor për përkujdesjen dhe angazhimin maksimal dhe duke iu uruar 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur.Ndër të tjera, kryeministri ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve. Mes bisedave me nënat e reja, Rama nuk ka kursyer as batutat. ‘Ky është babi? Me këtë e ke bërë bashkëpunim’,…

Read More

Jonida Maliqi ka qenë e ftuara e parë për 2020 në “Rreze Dielli”, si një ogur i mirë për nisjen e vitit me dashuri. Përpos projekteve të rëndësishme të saj, që u bënë pjesë e bisedës, Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për një video të publikuar në media, ku ajo shfaqet me Flori Mumajesin në rrugë. “Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që…

Read More

Në Britani, nata e ndërrimit të viteve u shfrytëzua maksimalisht nga të rinjtë, të cilët njihen ndërkombëtarisht për festat e çmendura. Dhe në fakt ishte një natë për të festuar, por si gjithmonë, britanikët e teprojnë. Në të gjitha qytetet kryesore, sipas disa fotove të publikuara nga DailyMail, festa kaloi në shthurje. Alkool, drogë, skena erotike në rrugë dhe arrestime.

Read More

Nga shërbimi i detajuar e deri tek dhurata e orës prej ari – rrëfimi i Sanije Berishës, shërbyeses së Titos gjatë qëndrimit në Kosovë. Ishte vitit 1979 kur rrugët e Prishtinës ishin mbushur me flamuj kombëtar dhe ku muzika e vallëzimi jehonte gjithandej. Qytetarë të shumtë të veshur me veshje kombëtare, i prinin valles rrugëve të kryeqytetit. E gjitha kjo ishte bërë në nder të ardhjes së ish-diktatorit jugosllav, Josip Broz Tito.Parulla me mbishkrimin “Mirë se na erdhe i dashur shok Tito”, shihej në momenti kur ai kishte zbritur në aeroportin e Prishtinës. Ai u prit me tapet të kuq…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kujton tatimpaguesve se mund të kryhen transaksione shitje ose blerje me para në dorë deri në shumën 150 mijë lekë. Transaksionet mbi këtë shumë, duhet të kryhen detyrimisht në rrugë bankare. Në rast se vlera e transaksionit me para në dorë është me e madhe se kjo shumë, atëhere ligji parashikon penalitet në masën 10 % të vlerës së secilit transaksion. “Ky dënim do të zbatohet si për blerësin, edhe për shitësin, nëse të dy janë persona juridikë dhe/ose fizikë tregtarë, dhe blerësi ka paguar direkt shitësin me para në dorë” shpjegojnë Tatimet. Por…

Read More

Mesnatën e kaluar teksa dikush zgjodhi të mos dilte nga banesa por ta priste me familjarët e tij ndërrimin e viteve, dikush tjetër doli në bulevard për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve, dikush mund të ketë festuar me shoqërinë ose të afërm në koncerte apo party deri në orët e para të mëngjesit, por fatkeqësisht ka edhe nga ata që e pritën Vitin e Ri me armë zjarri në duar. Pamjet e mëposhtme të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se sa më i vogël të ketë qenë përdorimi i lëndëve piroteknike nga qytetaët, aq më tepër duket sikur është shtuar…

Read More

Thomas Strakosha e ka mbyllur vitin 2019 jo si do të dëshironte portieri i përfaqësueses shqiptare. Gjatë paradites së sotme, futbollisti ka qenë në fushën stërvitore të klubit të Lacios, por nuk ka arritur të mbyllë të gjithë seancën e fundit të vitit. Arsye për këtë është bërë një problem në dorë që e ka shqetësuar që në ushtrimet e nxemjes ndaj ai nuk ka marrë pjesë në ushtrimet e fundit që trajneri Simone Inzagi ka zhvilluar me skuadrën, duke i lënë vendin Protos te momentet e gjuajtjeve në portë. Një shqetësim i vogël për gardianin shqiptar i cili ka…

Read More

Nata e ndërrimit të viteve mund t’iu ketë shtyrë të konsumoni alkool më shumë se në ditët e tjera. Kjo mund të ketë ndikuar negativisht në shëndetin tuaj dhe nuk po dini si të dilni nga kjo situatë. Më poshtë gjeni një listë e cila mund të jetë zgjidhja juaj për t’u ndierë më mirë: Detoks me çaj, xhinxher dhe banane Xhinxheri është luftues natyral i përzierjeve, ndërsa banania ju ndihmon të rikuperoni kaliumin e humbur pas pijes. Smoothie frutash Do t’ju ndihmojë të hidratoheni dhe është e pasur me kalium e antioksidantë. Ushqim i yndyrshëm Konsumimi i ndonjë hamburgeri…

Read More

Një skandal i vërtetë u transmetua mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Radio Televizionin Shqiptar. Ndërsa në të gjithë vendin festohet me muzikë të pastër shqipe, në RTSH dëgjohet muzikë serbe. Një shfaqje e turpshme pikërisht në një nga televizionet kryesore shqiptare në Tiranë që është pasqyrë e ekranit për gjithë shqiptarët. RTSH-ja ka zgjedhur ta nisë vitin me muzikën e popullit që ka kryer masakra ndaj vëllezërve kosovarë. Nuk dihet nëse arsyeja e kësaj ka qënë një ‘urdhër’ apo një respekt ndaj kulturës ballkanase.

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë ka lëkundur vendin këtë fillim viti. Lëkundja është regjistrur me epiqendër detin Adriatik rreth orës 03:53 me një thellësi prej 10 km. Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm shkundi vendin vitin e shkuar, në 26 Nëntor e si pasojë humbën jetën 51 persona. Sipas sizmologëve pasgoditjet do të vazhdojnë, janë normale, por pa panik. Ato mund të zgjasin deri në 6 muaj apo edhe më tepër.

Read More