Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët duke shpërndarë në Facebook videon me spektaklin e fishekzjarreve në Tiranë, organizuar nga bashkia e kryeqytetit. “Tirana feston ardhjen e vitit 2020. Një numër fantastik me shpresë, perspektivë, ambicie për të ardhmen, që patjetër do të jetë pasqyra e Shqipërisë që duam”, shkruan Rama.
Author: tirana
Një djalë dhe një vajzë janë bebat e parë që kanë ardhur në jetë në minutën e parë të vitit të ri 2020. “Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë! Gëzuar me mrekullinë e jetës!”, shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji uron të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë, me shpresë e dashuri për njëri-tjetrin. Teksa e konsideron vitin që lamë pas si një vit të tmerrshëm, Salianji citon një thënie të Thoma Akuini. Postimi i plotë: Nëse qëllimi më i lartë i kapitenit do të ishte ruajtja e anijes, ai do ta mbante atë të ankoruar përjetësisht në port thoshte me të drejtë Thoma Akuini. Të nderuar miq, ky vit ishte për Shqipërinë njê annus horribilis/ një vit i tmerrshëm! Të gjithë bashkë përjetuam drama natyrore, tërmeti la pas viktima dhe plagë të…
Familja e Shkëlqim Barunit, dhe rreth 40 persona të tjerë në qytetin e Krujës, nuk e presin Vitin e Ri 2020 nën strehën e ngrohtë të shtëpisë dhe tryezën e mbushur me gatime të shijshme nga e zonja e shtëpisë. Ata qëndrojnë në palestrën e një shkolle në Krujë, pasi shtëpia e tyre është shpallur e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Mbi një muaj i vështirë, plogështia e të cilit ndihet edhe më shumë në këtë ditë teksa pjesa tjetër feston dhe pret me gëzim ndërrimin e viteve. Shkëlqimi, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, thonë se nuk e ndjejnë…
Kosova mbylli vitin më një skenë ndryshe politike nga e kaluara. Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, të katërtat me radhë që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008. Që pas zgjedhjeve ajo hapi negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për themelimin e institucioneve të reja. Më 26 dhjetor parlamenti i ri u mblodh për herë të parë dhe ndryshe nga ç’pritej në postin e kryetarit u zgjodh Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje, ndonëse që nga përfundimi i zgjedhjeve në negociatat për bashkëqeverisje është thënë se posti i kryetarit…
Në këtë natë të ndërrimit të viteve, “Klanifornia” ofron një superspektakël për publikun e Televizionit Klan. Në mesin e të ftuarve të shumtë specialë, ishte edhe reperi Getoar Selimi. Bashkëshorti i prezantueses aq të dashur për publikun, bukuroshes Marina Vjollca, nuk i shpëtoi pyetjeve të saj. Mes të qeshurave dhe humorit, Vjollca e Selimi zbuluan detaje interesante për njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq… Marina Vjollca: T’i bëjmë një pyetësor Getit? E nisim më pyetjen e parë, sa më të sinqerta të lutem shumë se dënimi është shumë i fortë. Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë nga unë? Getoar Selimi:…
Po për herë të parë në historinë e Shqipërisë parlamenti mori nën hetim me qëllim shkarkimin e presidentit të republikës me pretendimin e shkeljes së kushtetutës. Pyetjes nëse zoti Meta do ta vijoj detyrën si president apo do të shkarkohet në 2020 astrologia Meri Shehu i jep këtë përgjigje : MERI SHEHU: “Dua të them për parantezë se Ilir Meta kishte vendosur me 8 dhjetor të bënte një referendum popullor. Nuk po flitet më për referendum popullor se u fut gjendja e jashtëzakonshme. Një natë përpara se të ndodhte tërmeti i kam shkruajtur Tedi Blushit dhe i kam thënë që…
Policia gjermane është duke hetuar dy burra të moshës 21 dhe 33-vjeçare, në lidhje me shkatërrimin e varrezave hebreje në një qytezë në perëndim të Gjermanisë. Ata janë arrestuar më 30 dhjetor në afërsi të varrezave në Geilenkirchen, ku ishin prishur më shumë se 40 varre dhe gurët e tyre ishin bërë me ngjyrë të kaltër.Të dyshuarit janë të njohur për policinë dhe janë liruar në ditën e njëjtë, ndonëse hetimet vazhdojnë. Sipas gazetës, Bild, dy të dyshuarit njihen si pjesëtarë të së djathtës ekstreme, raporton Rel. “Kur janë kontrolluar të dyshuarit, atyre u është gjetur ngjyra e kaltër”, është…
Dashi Dashuria: Viti i ri do të fillojë me një tension shumë të madh, megjithatë do të keni mundësi të kapërceni çdo keqkuptim me të dashurin tuaj në mënyrë të shkëlqyeshme. Takime interesante vijnë së shpejti për shumë beqarë! Puna: Sot do të jetë një ditë e qetë dhe e rregullt. Qëndroni të përqendruar në qëllimet tuaja. Demi Dashuria: Sot dashuria juaj do të luajë një rol të rëndësishëm, do t’ju bëjë të tejkaloni frikën tuaj. Mos prisni që të tjerët të vendosin për ju. Beqarët janë më mirë të veprojnë ashtu siç janë në të vërtetë. Puna: Mundësi të…
Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim. Kryeministri Edi Rama mundi të përballojë aksionin e fortë opozitar zhvilluar përmes protestave me molotov poshtë zyrës së tij dhe gjuhën e fortë me tone kërcënuese që vinte nga presidenca. Por si do të jetë viti politik 2020? Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga Top Channel, bën këtë parashikim për të parin e maxhorancës qeverisëse. MERI SHEHU-Gaforret janë në pozicion të vështirë këtë vit në…
Reagimi i adhurueshëm i një djali gjashtë vjeçar pasi mori një iPhone në Ditën e Krishtlindjes ka ngrohur zemrat e mijëra njerëzve. Max Knowles, gjashtë vjeç, nga Anfield, u mbyt në lot pasi zhveshi dhuratën e befasishme të Krishtlindjes para familjes së tij. Nëna e tij postoi një video të reagimit të tij, ku tregon reagimin e përzemërt të Maks për dhuratën. Pas hapjes së dhuratës në video, e cila ka pasur më shumë se 20,000 reagime në Facebook, Max pyet me mosbesim: ‘E morët këtë për mua?’ Gjashtë vjeçari atëherë fillon të qajë para se të vrapojë për të…
Pas kontrolleve të bërë ditën e sotme, janë sekuestruar 347 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, si dhe janë proceduar penalisht tre persona të dyqaneve. Uniformat blu bëjnë me dije se 217 fishekzjarre u sekuestruan në Berat, 100 në Tiranë, 30 në Prrenjas.Policia bëjnë me dije se kontrollet do vijojnë edhe në këto orë të mbetura të këtij viti, me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike. “Vijon kontrolli në të gjithë vendin, për sekuestrimin e lëndëve piroteknike. Sekuestrohen në Berat, Tiranë e Librazhd 347 fishekzjarrë me fuqi të lartë…