Uroji mirëseardhjen Vitit të Ri me një traditë të re, frymëzuar nga festimet origjinale në të gjithë botën. Këto rituale, që nga gatimet tipike e deri te thyerja e pjatave në mesnatë, do t`ju argëtojnë shumë dhe do t`ju sjellin fat vitin që vjen… Greqi; Monedha në ëmbëlsirë Në Greqi Viti i Ri festohet duke pjekur një ëmbëlsirë të quajtur “vasilopita” me një monedhë brenda. Thuhet se personi të cilit i bie monedha, do ketë mbarësi vitin që vjen. Itali; Thjerrëza Në Itali thjerrëzat serviren më 1 janar. Besohet se sjellin prosperitet, pasi kanë ngjashmëri me monedhat e vogla. Familjarët…
Author: tirana
Policia Kufitare e Rinasit, ka marr masa për përballimin e fluksit në hyrje dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë javës së fundit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve. Prej datës 23 dhjetor e deri sot kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit mbi 55 mijë qytetarë. Në kuadër të marrjes së masave për përballimin dhe menaxhimin e fluksit gjatë festave, nga ana e Komisariatit Rinas, në zbatim të planit të masave të DPPSH, janë shtuar dhe masat e sigurisë, duke rritur dhe numrin e kontrolleve në vijën…
Një efektiv i RENEA-s i identifikuar si Qazim Surroi ka mbetur i palgosur për shkak të një aksidenti automobilistik me mjetin e punës. Surroi është plagosur në fundshpinë në pjesën e legenit, teksa po ndiqte Gëzim Saraçin, atentatorin e kryebashkiakut të Lushnjes. Surroi është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por mësohet se gjendja e tij është e rëndë.
Dita e fundit e 2019-ës, 31 dhjetori, nuk ka lënë pas edhe ngjarjet e rënda në Shqipëri, ku pas atentatit që ju bë në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes, duke e lënë të plagosur nga shërthimi i një granate, një tjetër zyrtar është plagosur, këtë radhë me thikë. Ngjarja ndodhi në Sukth, ku Rrapo Osmani, kryetar i njësisë administrative të Sukthit, ka mbetur i plagosur me dy goditje me thikë. i plagosur ka mbetur edhe një 2-vjeçar me inicialet K.O, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është A.M., i…
Në orën 8 e 15 minuta në ambjentet e bashkisë së Lushnjes ka hyrë ish shoferi i kryebashkiakut. Për shkak të njohjes dhe miqësisë që ai ka patur me kryebashkiakun nuk është ndaluar nga rojet dhe as nga sekretarja të cilës i ka thënë që mos lejojë të hyjë askush në zyrën e Tushes për sa kohë është ai Pas disa minutash në zyrën e kryebashkiakut dëgjohen zëra të fortë ndërsa kishte nisur një konflikt verbal. Sekretarja Erisa Qalliu ka hapur derën e zyrës për të parë çfarë po ndodhte ndërsa Gëzim Saraçi, ka hequr siguresën e granatës dhe e…
Presidenti Ilir Meta u është drejtuar shqiptarëve përmes një mesazhi me video. Nga zyra e tij, kreu i shtetit thotë se solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit tregoi vlerat e larta të popullit tonë. Ndërkohë, nuk kanë munguar as mesazhet politike nga Presidenti. Ai thotë se vetëm të bashkuar shqiptarët mund t’ia dalin. Meta uron që viti 2020 të jetë viti i ndryshimit të madh. E PLOTË: Në këtë festë tradicionale të ndërrimit të viteve, të bashkimit dhe solidaritetit njerëzor e shpirtëror pranë vatrave të ngrohta familjare, të takimit me të dashurit e zemrës dhe miqtë tuaj në tryezat e…
Dy persona janë plagosur pas një sherri në Sukth të Durrësit. Të plagosur kanë mbetur dy djem të rinj. “Balkanweb” raporton se një nga të rinjtë është dërguar në gjendje të rënduar në urgjencën e qytetit. Spitali i Durrësit e ka dërguar me urgjencë për në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Një nga të plagosurit është një djalë i ri me mbiemër Osmani. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia është nisur në vendngjarje për të zbardhur gjithçka.
Viti 2020 tashmë na pret me një grumbull befasish dhe ndryshimesh; sfida shumë interesante me të cilat disa do të përballen mirë, ndërkaq disa të tjerë më keq. Disa shenja do të sprovohen me mosmarrëveshje në martesë dhe në lidhje dashurie, ndërkaq në krijim e sipër janë edhe shumë lidhje të reja. Paolo Fox sjell parashikimin dhe zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm. Dashi Viti i ri 2020 do t’ju japë mundësinë për të bërë ndryshime të thella në të gjitha fushat e jetës tuaj. Ky vit ju fton të eleminoni të kaluarën për t’u hapur drejt…
Pak ditë më parë Kryeministri Rama publikoi historinë e Anteos, 13 vjeçarit me aftësi ndryshe që i shpëtoi tërmetit në Thumanë, i cili i shprehu gazetarit të ERTV dëshirën për të pasur dhuratë një Iphone 11. Pak ditë më pas, ERTV është rikthyer në Shëngjin, në hotelin ku Anteo është strehuar me familjen dhe ku ai ndjek fizioterapinë, për ta surprizuar me dhuratën e tij të preferuar. Sufali dhe ERTV e surprizuan djalin nga Thumana teksa ai ishte duke kryer fizioterapinë e përjavshme. “I strehuar bashkë me familjen në hotelin ku i kemi mundësuar edhe fizioterapinë, djali nga Thumana do…
Nga Lorenc VangjeliE megjithatë Zogu është i pari! Në tokën e shqiptarëve krenarë, që marëdhënien me veten dhe historinë e mbajnë, e ndajnë dhe e çajnë me pallë në dorë, Zogu nuk mund të jetë kurrë i dyti. I treti jo e jo! Zogu është maja e hierarkisë. Eshtë kulmi i ëndrrës dhe maja më e lartë. Eshtë porti më i qetë dhe adresa më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Erdhi dhe iku tërmeti, ka ardhur dhe nuk ikën tensioni politik në vend, djegia e mandateve të opozitës është ende debat i hapur për një hesap tashmë të mbyllur, vazhdon…
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencën e tij të fundit për këtë vit. I pyetur për iniciativën e Mini Shengenit, Thaçi tha se ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e Ohrit dhe Tiranës për shkak se Kosova është injoruar në samitin e Novi-Sadit, njofton Klan Kosova. “Kosova është shumë e interesuar dhe ka dëshmuar vetën për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit – si parakusht për lëvizje më të shpejt në BE dhe NATO. Jemi të bindur se bashkëpunimi rajonal hap përspektivë të gjithanshme”. “Në të njëjtën kohë, ne kemi theksuar shumë qartë se Kosova do…
Aureli, i cili i shpëtoi tragjedisë duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit, edhe sot, më shumë se një muaj kërkon në rrënojat e pallatit të tij kujtime. Ndërrimin e viteve banorët e Thumanës do e kalojnë në çadra, në të ftohtë dhe pa darkën karakteristike të Vitit të R Vatra e ngrohtë e zjarrit, sot është zhvendosur jashtë banesave. Fëmijët e Thumanës kujtojnë mes lotësh festimet e kaluara të Vitit të Ri. Prindërit e tyre ndihen të pafuqishëm për tu plotësuar dëshirat në këtë fundvit. “Të paktën ti kisha plotësuar dëshirat, ti nxirrja ti shëtisja dy orë.”…