Gazetari i Abc News Maksi Rama bëri një lidhje live sot me Enkel Demin në “Abc-ja e Mëngjesit” duke shkëmbyer edhe batuta me njeri-tjetrin në lidhje me kolegun që do të raportojë direkt nga sheshi momentin e ndërrimit të viteve. Nga studioja, Enkel Demi tha se një ndër momentet më të vështira për ndarjen e punës në një redaksi televizioni është pikërisht përcaktimi i gazetarit që do të raportojë momentin e ndërrimit të viteve. “Vetëm një mënyrë ka për t’ja hedhur kësaj sfide, duhet të martohen. Prandaj në dasmë Maks vitin tjetër që të mos dalësh më në shesh”, tha…
Author: tirana
Ditën e sotme kryeministri e ka nisur me publikimin e një videoje ku ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezanton punën e bërë përgjatë viti 2019. Por sikurse edhe në raste të tjera reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm, ku edhe kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që me njërin prej tyre të replikojë. Një qytetar i ka komentuar Ramës se në një kohë kur ai prenzaton punën e qeverisë me shëndetësinë përgjatë 2019, infermierët kanë ikur në Gjermani. Ndërsa tani në Shqipëri kanë ngelur vetëm ndërtesat dhe të korruptuarit. “Po mjeket dhe infermjeret iken ne Gjermani tani vetem ndertesat…
Shumë të krishterë e heqin pemën në fundin e sezonit të Krishtlindjeve, ose në Natën e Dymbëdhjetë ( 12 netë pas Krishtlindjes) – një mbrëmje e njohur edhe si Epifania. Epifania shënon ditën kur Tre Mbretërit (ose Burrat e Mençur) vizituan fëmijën Jezus, dhe festohet ose më 5 janar ose 6 janar (në varësi të faktit nëse e llogaritni Ditën e parë si Krishtlindje apo jo). Megjithëse grupet e krishtera thuhet se nuk pajtohen se cila datë është e sakta, tradita dikton që Nata e Dymbëdhjetë është koha më e mirë për të hequr dekorimet festive – përfshirë pemën tuaj.…
Dita e fundit e vitit 2019, për pak është kthyer në tragjedi për një çift të moshuarish që jetojnë të vetëm në zonën e Alliasit në periferi të Tiranës. Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ku jetojnë dy të moshuar, ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët, ndërsa çifti i bashkëshortëve ka pësuar dëmtime fatmirësisht jo serioze për jetën. Policia e Tiranës njoffon se së bashku me shërbimin e zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar, B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin…
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes, me dekoratën e lartë të “Flamurit Kombëtar” heroin e popullit Vasil Laçin. Meta shprehet se tërmeti bëri që Shqipëria të pësojë goditje, por nuk mund të harrohet sakrifica e heronjve të Luftës Antifashiste Shqiptare. Kreu i shtetit shprehet se Vasil Laçi vlerësohet me këtë titull për aktin e tij patriotik që buronte nga atdhedashuria, por edhe nga ndjenjat e revoltës mbarëkombëtare ndaj pushtuesit dhe puthadorëve të tij.
Mijëra persona janë afruar pranë valëve të detit në Australi, duke iu ikur zjarreve që po zgjerohen në këtë vend. Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive. Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të “tmerrshme”. Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, duke e dërguar në 12, numrin e vdekjeve të lidhura me këtë krizë. Autoritetet kanë thënë se edhe pesë persona të tjerë janë zhdukur në rajonin e zjarrit, katër në Viktoria dhe një në Uellsin…
Renato Mekolli ka zgjedhur t’i urojë të gjithë ndjekësit e tij me anë të një videoje ku shfaqet pranë konkurrentëve të ‘Hell’s Kitchen’ duke kërcyer dhe marrë vallen. “Gëzuar Vitin e Ri nga ne, nga emisioni që mezi prisni të më shani. Ne kështu jemi pas kamerave, sepse ‘chef-i’ çdo gjë e bën për të mirën e tyre dhe në fund do dalin më të mirët, ashtu siç dolën Alfio, Bleri, Miklovani, Albana, Indriti, Ervini që sot ju i shikoni dhe i dëgjoni kudo. Duhet lider në kuzhinë, disiplinë, profesionalizëm, shumë durim dhe përkushtim që të bëhesh dikushi, duhet të…
Pak kohë më parë, Mc Kresha dhe partnerja e tij, Erzina, i dhanë fund beqarisë në një ceremoni të papritur. Burime për “Prive.al” treguan se Erzina në fakt ishte në pritje të ëmbël, ndaj dhe dasma ishte përshpejtuar. Këtë e ka konfirmuar vetë ajo, nëpërmjet një ‘Instastory’ ku ka zhvilluar një bisedë me fansat. Në foton e siguruar nga Iconstyle, ajo e ka pranuar se ështê shtatzënë, duke e shoqëruar postimin me një foto bebi.
Belgjikë Pastrimi i trupit pas festimeve të Krishtlindjeve për tu përgatitur për vitin e ri. Karakteristikë në Belgjike është supa e qepës, e cila mbyll darkën e vitit të ri. Dhe për një fat të mirë vihet poshtë pjatës një monedhë apo një gjethe lakre. Brazil Të rinjtë vishen me të verdhë, në homazh të diellit, jetës dhe arit, simbol i bollëkut. Kryefamiljari hedh pas shpatullave një gotë verë për të larguar fatin e keq, ndërsa të rinjtë nuk heqin dorë nga notimi i mesnatës. Kinë Në Kinë viti i ri nuk festohet më 31 dhjetor, si në kalendarin grigorian,…
Edhe për 2019-ën politika ishte ajo që u dha ngjyrat kryesore ngjarjeve në vend, ku për herë të parë, në historinë e pluralizmit shqiptar, partitë opozitare dogjën mandatet në bllok, ku Presidenti bëri prapakthehu me dekretin për zgjedhjet dhe iu kundërvu edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, e ku socialistët për herë të parë që nga zgjedhjet e 1996-ës, zhvilluan votime pa rivalë. Që viti do të ishte i ndezur politikisht sinjali u dha që në mes të janarit, kur Zëri i Amerikës dhe BIRN publikuan një investigim të përbashkët. Në këtë investigim tregoheshin përgjimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda, në të…
Bes Kallaku ka qenë i ftuari special i sezonit të ri të emisionit “3shat” me Bora Zemanin dhe dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj. Aktori i njohur i humorit foli për detajet e filmit të tij më të ri, “Falco” si dhe disa informacione nga jeta private. I pyetur se ku i fsheh paratë e tij, Besi shkaktoi të qeshura në studio me përgjigjen e tij. Aktori u përgjigj seriozisht në fillim kur tha se paratë pëlqen t’i investojë diku, por më pas doli në origjinë me humorin e tij, kur tha se paratë i fsheh nga Xhensila! “Paratë i…
Leo Messi po i kalon pushimet e fundvitit në vendlindjen e tij, në Rosario, por kjo nuk është arsye që ta ndalë stërvitjen. Përkundrazi, Kapiteni i Barçës, me lejen e Valverde në xhep deri më 2 janar, ashtu si pjesa tjetër e amerikano-jugorëve, po ushtrohet çdo ditë për t’i “djegur” tepricat e Krishtlindjeve. Deri këtu, gjithçka është normale, por rezulton se ylli argjentinas, që përsëri do të ketë sfida të pafund në vitin 2020, stërvitet duke shikuar golat që vetë ka shënuar në televizion. Kjo do të thotë që, ndërsa vrapon në pistë, sheh paraqitjet e tij. Kjo situatë u…