Pas ngjarjes në Lushnjë ku mbeti i plagosur krye bashkiaku dhe sekretarja e tij, ka reaguar edhe policia, e cila ka dhënë detaje e para për këtë ngjarje të rëndë. Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi…
Author: tirana
Përgjatë 24 orëve të fundit pikat kufitare në Kapshticë dhe në Kakavijë janë përballur me fluks të lartë udhëtarësh. Ata kanë udhëtuar nga vendet e tjera drejt Shqipërisë për ta kular festa së bashku me familjet e tyre.Gazetarja e Lorena Kodra raporton për “BalkanËeb” se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 4049 shtetas, ndërsa kanë dalë 3715 të tjerë. Aktualisht në pikën kufirtare në Kapshticë po punohet me 4 sportele, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.
Dita e martë ka nisur me një lajm të hidhur për botën e futbollit. Është ndarë nga jeta sot Shyqyri Rreli, ish-trajneri i kombëtares. Ai lindi më 18 maj të vitit 1930, ndërsa ka kaluar pjesën më të madhe te karrierës te Dinamo, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Erzenin. Ai gjithashtu ka drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1989. Më tej ai ka drejtuar kombëtaret Shpresa, 17 Nëntorin (sot KF Tirana), Teutën dhe Shkumbinin. Ish-trajneri Rreli ka regjistruar suksese të rëndësishme me moshat e Kombëtares, duke fituar dy tituj Ballkanikë për të rinj, ndërkohë…
Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi që ndodhi sot në Bashkinë e Lushnjës, ku u plagos kryebashkiaku Fatos Tushe. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu. ‘BalkanWeb’ raporton se pak pasi kryetari i Bashkisë ishte futur në zyrë, aty ka hyrë dhe ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi dhe ka lëshuar brenda një mjet shpërthyes. Pasi kane debatuar mësohet se Saraçi ka lëshuar lëndën plasëse dhe është larguar. Burime policore thanë për Kuçin se Saraçi është shpallur në kërkim.…
Në momentin kur shefi francez i kuzhinës Lucien Olivier shpiku sallatën ruse, siç njihet në shumë vende të botës përveç Rusisë, restoranti i tij ‘Hermitage’ në Moskë fitoi një famë të paparë. Kjo ndodhi në fund të shekullit të 19. Sallata mori emrin e tij, por Olivier refuzonte të tregonte sekretin e bërjes së kësaj sallate që të shkrin në gojë. Megjithatë si me çdo gjë tjetër edhe sekretet nuk zgjasin shumë. Për sallatën ruse, në mbarë botën gjenden mijëra receta të personalizuara në varësi të produkteve tradicionale të çdo vendi. Megjithatë, sekretet e Lucien Oliverit për përgatitjen sa më…
Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi që ndodhi sot në Bashkinë e Lushnjës, ku u plagos kryebashkiaku Fatos Tushe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu. Kryetari i Bashkisë ka qenë në zyre në ditën e sotme ndërsa burimet e para njoftojnë se Tushe dyshohet se mund te jetë plagosur nga një shpërthim i nje lende plasese, ndërsa autori dyshohet se është Gezim Saraçi, ish-shofer i tij. Nuk dihet se cili ka qenë mekanizmi…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në bashkinë e Lushnjes, në zyrën kryetarit të Bashkisë Fatos Tushes. Mësohet se një granatë ka shpërthyer në zyrën e kryebashkiakut. Nga ky shpërthim është plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe një person tjetër.
Erkand Qerimaj është një ndër peshëngritësit më të suksesshëm në Shqipëri, teksa e mbylli vitin 2019 me plot 11 medalje në total. Gjithashtu shkodrani arriti të thyente edhe 7 rekorde kombëtare dhe 3 mesdhetare. I ftuar në studion e emisioni “Proçesi Sportiv”, Qerimaj foli në lidhje me sukseset e arritura duke u shprehur: “Ky ka qenë ndër vitet më të mira të mia, ku kam arritur të marrë 11 medalje në total. Përveç këtyre medaljeve, kam thyer edhe 7 rekorde kombëtare dhe 3 rekorde mesdhetare, si asnjë sportist tjetër, plus edhe 3 medalje ari në San Marino. Ka qenë një…
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”, i cili u kap duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjedhur një shtetasi tjetër. Policia ben me dije se “Shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim • Gj.Ç., 53 vjeç, banues në Vlorë”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 03.12.2019, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.Sh.…
Kur nuk na ndajnë shumë orë nga nata e ndërrimit të viteve, të gjitha amvisat janë duke menduar në lidhje me menynë që do të zgjedhin për festën. Por ndoshta nuk e dini që disa prej ushqimeve që gjenden në tryezë janë tersi i Vitit të Ri. Prandaj mbani shënim dhe largojini nga tavolina sa më parë: Krahët e pulës: Krahët e pulës të shoqëruara me patate të skuqura mund të jenë një zgjedhje e mirë për ditët që nuk keni dëshirë të impenjoheni në kuzhinë, por jo për Vitin e Ri. Sigurohuni që fati të mos ju fluturojë këtë…
Edhe gjatë ditës së sotme do të mbizotërojnë temperaturat e ulta në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat minimale sot në vendin tonë do të shkojnë deri në -6 gradë në vendet malore. Parashikimi i motit: RESHJET (E martë, dt.31), priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në terrenet malore priten reshje të dobëta dëbore në verilindje dhe lindje të vendit. TEMPERATURAT (E martë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Kryeministri Edi Rama ka ndare sot me ndjekësit e tij ne rrjetin social Facebook një video me një mesazh shume domethënës, qe i dedikohet posaçërisht fëmijëve, të ardhmes. “Për Shqipërinë e 2020 që do të jetë më shumë e fëmijëve”, shkruan Rama bashkengjitur videos qe mund ta shihni me poshte: