Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën rënëse edhe përgjatë 2019-s, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me vitin e mëparshëm. Euro po e mbyll vitin në kuotën e 122 lekëve, nga mbi 125 lekë që nisi 2019-a, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Kursi mesatar i euros për gjithë vitin 2019 ishte 123 lekë nga 127.6 lekë në 2018-n, duke shënuar një nënçmim prej 4.6 lekësh, ose 3.6%. Ky nivel është afër mesatares vjetore minimale historike që kur euro ka dalë si monedhë fizike, të arritur në vitin 2008 prej 122.8 lekësh. (Shih grafikun: Kursi mesatar i…
Author: tirana
Autoritetet lëshuan alarmin “portokalli” në Stamboll pas stuhive dhe erërave të forta që përfshinë të hënën qytetin më të populluar të Turqisë. Erërat që arritën shpejtësi 40 dhe 65 kilometra në orë rrëzuan pemët në tokë por fatmirësisht nuk janë raportuar viktima. Dhe ky është momenti kur një pemë u rrëzua në rrugë në momentin që aty po ecnin tre kalimtarë. Asnjë prej tyre nuk u lëndua ndërsa u dëmtuan dy makina. Momenti u kap nga kamerat e sigurisë, ku kalimtarët shpëtuan për një fije peri.
Një punonjëse policie me inicialet D.B dhe një gazetare me iniciale A.F, kanë qenë pjesë e grupit të vajzave që Hermes Nikaj koordinonte për takime me biznesmenë, duke i çuar në hotel me ta. Në vazhdim të përgjimeve të publikuara katër ditë më parë, sot “Shqiptarja.com” hedh dritë mbi disa episode të tjera, ku tregohet se me ndërmjetësimin e Hermes Nikaj, njohur ndryshe me pseudonimin “Zogu i Tiranës”, vajzat kanë përfunduar në hotele apo apartamente. Në një rast del qartë se në 2 gusht 2018 ka përfunduar në hotel “Autostrada” një punonjëse policie, e cila është pikasur nga kolegët e…
Një shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve pas një zënke me dy prostituta rumune. Mediat lokale shkruajnë se 31-vjeçari shqiptar është arrestuar pasi vajzat kanë ndërprerë ‘punën’. Shqiptari, mësohet se ka punësuar dy rumune për të kaluar një natë të nxehtë me to në këmbim të 350 eurove, por problemi ka nisur pasi vazjat shkuan në shtëpinë e shqiptarit. Rumunet nuk janë ndjerë rehat për shkak të miqve që kishte 31-vjeçari në shtëpi dhe kanë kërkuar që të largohen, por duke mos kthyer pagesën e marrë .
Nga Ben Andoni Nëse Shqipëria nuk do të goditej në vjeshtë nga dy tërmete fizike, atëherë për opinion-bërësit do të ishte e vështirë të ndahej se cilët kishin qenë realisht ngjarjet më kulmore të vendit. Gjithsesi, kujtuam se piku i vitit arriti në vjeshtën e dytë, kur Shqipëria mori një goditje të madhe nga BE në tetor, koha kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu pezulluan edhe njëherë shpresat për hapjen e negociatave. Deri më atëherë e gjithë energjia qeverisëse dhe propaganda e saj shkoi në përfundimin e këtij vendimi. Arsyetimi disi i ndarë i Këshillit të Europës për të…
Fshirja e këngëve nga kanali zyrtar i YouTube vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, ishte e befasishme për të gjithë! Jo vetëm për protagonistët, artistët që kishin marrë mijëra e miliona shikimeve dhe pëlqime tek hitet e tyre prej ditës së parë të publikimit, por edhe për organizatorët dhe drejtuesit e këtij edicioni. Por, dje ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i RTSH-së, përmes të cilit bëhet e ditur arsyeja e heqjes sw këngëve nga YouTube. “Këngët e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, të cilat kanë qenë të publikuara në kanalin kryesor…
Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar nismën për “Shengenin Ballkanik”. Teksa foli për deklaratat që janë shkëmbyer në distancë mes tij dhe kryeministrit shqiptar, Haradinaj tha se nuk ka asgjë personale me Ramën. “Unë nuk bëj asgjë mbi baza personale. Jam ndodhur para një rreziku të madh që Kosova të ndahej, në emër që gjoja ajo pjesë që mbetet të bashkohet me Shqipërinë. Unë jam detyruar që të dalë kundër. Interesi nacional, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës… Nuk mundesh që t’i imponosh asgjë Serbisë”, deklaroi Haradinaj në emisionin “Frontal” të “T7”.…
Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të këtij viti dhe me veprimet apo deklaratat e kanë konfirmuar në një farë mënyre lidhjen e tyre. Mbrëmjen e sotme Bora ka postuar një video ku bashkë me Donaldin shfaqen në shtrat. Ky i fundit e përkëdhel, por Bora i thotë: “Po rri o shpirt”. Më pas Donaldi kthen kamerën dhe para tyre shfaqen Romeo së bashku me kameramanët dhe stafi i emisionit “Treshat”, pasi çifti janë duke luajtur një skeç. “Treshat” u rikthye sot në ekranin e Tring dhe Vizion plus, pas suksesit që pati…
Ky është horoskopi për ditën e martë 31 dhjetor 2019. Dashi Mendoni, rimendoni dhe vlerësoni çdo gjë që do të ndodhë. Duke nisur nga ky fundvit, do të kuptoni se do të nisë një fazë e mbushur me frymëzim dhe risi, ide dhe projekte. Ka shumë mundësi edhe situata të cilat duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë. Demi Jeni aq pozitiv sa që doni t’iu përkushtoheni sa më shumë projekteve të reja, në vend që të mendoni për të festuar. Shumë prej jush kanë vendosur që ti vënë vetes rregulla fikse në përditshmërinë e tyre. Binjakët Duket se për…
Nga Alfred Peza Zhvillimet e vitit 2019 që po lemë pas, duket se mbyllën ciklin e të gjitha eksperimenteve të një tranzicioni tejet të vështirë shqiptar, që klasa jonë politike ka zhvilluar në hapësirën e sistemit demokratik post komunist. Elita e vjetër politike e vendit qe e dominon jetën tonë pluraliste nga dhjetori i 1990 e deri më sot, megjithëse i eksploroi të gjitha limitet e sistemit duke na futur në një rreth vicioz, vazhdon të mbahet me thonj duke refuzuar jo vetëm largimin, por edhe përgjegjësitë e dështimeve. Sali Berisha dhe Ilir Meta që ishin protagonistët “e parë” të…
Festat e fundvitit ndihen edhe në shtëpinë e modeles Trejsi Sejdini. Këtë na e ka treguar vetë ajo nëpermjet një video në Instastory ku shihet gjeli i detit, që qëndron në derën e banjos. Gjeli ka bërë pis shtëpinë e saj, ndërsa për Trejsin që thërret mamin për ndihmë kjo është e trerrshme.
Në “Air Albania Stadium” deri tani janë zhvilluar dy sfida zyrtare, ndeshja e kombëtares me Francën dhe derbi mes Partizanit e Tiranës. Megjithatë në 10 janar pritet të luhet një sfidë edhe më e rëndësishme. Dueli mes legjendave të futbollit shqiptarë përballë atyre turq, grekë dhe italianë pritet të afrojë një stadium tifozë të shumtë dhe të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë të gjitha në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Presidenti i sindikatës së futbollistëve profesionist, Andi Lila ka treguar emrat e “Gold Team Italia”, të cilë do të jenë pjesëmarrës të veçantë në sfidë, dhe…