Ali Turganbekov është një 12-vjeçar nga Kazakistani, i cili ka lindur pa këmbë, por ka një jetë shumë aktive. Ai nuk e përmbajti dot gëzimin kur pati mundësinë që të udhëtonte në Dubai e të luante me top me idhullin e tij, Kristiano Ronaldo. Ylli i Juventusit i dha autografin mbi një top dhe bëri fotografi me djalin, në një takim që ishte organizuar nga Khabib Nirmagomedov.
Author: tirana
Të gjitha ata që do të duan të udhëtojnë drejt jugut të vendit, prej datës 3 janar 2020 do të kenë një tjetër pikënisje të udhëtimit të tyre, nga “Shqiponja” tek Kthesa e Kamzës. Bashkia e Tiranës e mori vendimin pasi në janar pritet të rinisin punimet për nënkalimin e rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja”. Deri më tani terminali pranë rrethrrotullimit të Shqiponjës shërbente si terminali i transportit ndërqytetas të zonës së jugut, por në janar 2020 do të spostohet. Punimet për terminalin e ri të jugut duket se po ecin me ritme të shpejta siç shihet dhe nga pamjet e…
Pavarësisht ngarkesës së madhe në punë, Turjan Hysko dhe Orinda Huta zgjedhin ta kalojnë shpesh kohën duke shëtitur me njëri-tjetrin në makinë. Ka qenë Turjani ai i cili ka ndarë pak më parë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ disa video ku duket se është duke shijuar muzikën dhe xhiron së bashku me partneren e tij. “Kur të marrin peng në makinën tënde. Edhe muzikën, kuptohet”, ka shkruar Hysko në videon ku shfaqet Orinda duke drejtuar makinën dhe Turjani si pasagjer. Me siguri këto duhet të jenë momentet më relaksuese për çiftin, i cili duket se pavarësisht ngarkesës së madhe…
Eurocontrol, organizatë në mbështetje të aviacionit europian, në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, organizon programin “Rrjeti i të Rinjve të Aviacionit”, i cili do të zhvillohet në qytetin e Brukselit, në datat 1-15 Korrik, 2020. Nga Shqipëria do të përzgjidhet për të marrë pjesë vetëm një student, i cili duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: të jetë student i moshës 18-22 vjeçtë jetë i apasionuar pas fushës së aviacionittë aspirojë të punësohet në këtë fushëtë ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Programi do të zhvillohet në formën e një kampi veror dhe do të trajtojë çështje…
Që Çiljeta Xhilaga po shijon një romancë me Alban Hoxhën, kjo dihej prej kohësh! Por deri sa vetë këngëtarja ta bëjë faktike me një foto në Instagram, fjalët duken si jo të konfirmuara. Dyshja është fotografuar në vende të ndryshme, por asnjëri nuk ka pranuar asnjë gjë rreth raportit të tyre publikisht.Pak minuta më parë, ka qenë Çiljeta ajo e cila ka publikuar një foto duke drekuar pranë Albanit. Shoqëruar me disa emoji lutjesh dhe zemrash, Xhilaga i ka dhënë kështu fund të gjitha komenteve rreth lidhjes së saj me Hoxhën. Festat për këngëtaren do të kalohen çift, dhe nuk…
Një telefonatë ka ngrotur në këmbë Policinë e Shtetit, teksa është raportuar se një person është rrëmbyer në zonën e Don Boskos. Një person ka sinjalizuar me anë të një telefonate policinë. “Është rrëmbyer një person,”- mësohet të jetë thënë personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Menjëherë më pas, forcat blu kanë zbarkuar në këtë zonë të kryeqytetit. Ende nuk ka detaje nëse ka vërtet një rrëmbim apo ishte një alarm fals.
Natë e dhunshme në Podgoricë, ku qindra protestues u përleshën me policinë malazeze në vazhdim të protestave kundër ligjit për pronat e Kishës Ortodokse. 4 policë u plagosën pasi u sulmuan me gurë e sende të forta pranë aeroportit ndërkombëtar. Manifestuesit ngritën barriera për të bllokuar aksin rrugor që lidh kryeqytetin me aeroportin. Forcat speciale përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit e dhunshëm, që u drejtuan atyre edhe fishekzjarret. Qindra njerëz protestuan natën e të dielës edhe para ambasadës malazeze në Beograd. Edhe këtu nuk munguan sulmet me fishekzjarre. Manifestimet vazhdojë prej 4 ditësh. Të premten parlamenti i Malit…
“Mesa duket të tjerët kanë një aftsi që nuk e kam, të luajë rolin e atdhetarit të flaktë që digjen për një flamur që unë nuk e kam…” Kryeministri Edi Rama gjatë mesazhit në prag të vitit 2019 nuk ka harruar të sulmojë edhe njëherë kryeministrin e Kosovës Haradinaj dhe Albin Kurtin. Reagimi i Ramës: Më kanë lënduar shumë kosovarë. Për asnjë gjë në botë se tradhëtoj popullin tim se nuk dua të flas tani për mini shengenin rajonal? Kur them popullin tim nuk e kam fjalën vetëm për shqiptarët…por edhe për popullin kosovar…unë tradhëtar? Kur, pse? Mesa duket të…
Javën që shkoi një video e Jonida Maliqit me Flori Mumajesin, të kapur në momente intime në Paris, u përfol jashtëzakonisht shumë! Asnjëri nga palët nuk reagoi, të paktën deri më sot! Por, Romeo Veshaj, i cili është përfolur për një romancë me Jonidën nuk qëndroi duarkryq. Fillimisht ai publikoi një video të filmit “Kapedani”, ku Xha Sulua shprehej “U prish dynjaja”, pak pasi videoja dhe lajmi që publikoi “Panorama” për Jonidën dhe Florin u fshi. Më pas ai fshiu disa foto me Jonidën dhe kjo u interpretua si një mesazh! Ndërkohë sot, Jonida ka bërë një publikim në Instagram,…
Kryeministri Edi Rama në një reflektim fundviti, ka folur gjatë edhe për veten e tij, duke spikatur pjesët e punës por edhe të karakterit të tij, të etiketuar si arrogant. Kreu i qeverisë thotë në video-mesazhin e urimit të fundvitit, se ndjen privilegj që i ësëhtë besuar nga populli detyra e rëndësihme për të udhëhequr vendin drejt së ardhmes, dhe shprehet se fuqinë e qenë pikërisht tek besimi që i është dhënë nga qytetarët. Duke përmendur edhe një shprehje deri diku ironizuese për presidentin Ilir Meta, kryeministri Rama tha se ai është i “racës së politikanëve që në politikë e…
Duke nisur nga 1 janari 2020, një pjesë e shërbimeve publike do të bëhen online, ndërsa deri në fund të vitit 2020 pritet eleminimi i plotë i burokracive në sportele. Procesi i dhënies së shërimeve publike përmes platformës qeveritare e-albania parashikohet të bë bëhet gradualisht, në periudha të caktuara përgjatë vitit. Në Fletoren Zyrtare është publikuar lista e 75 shërbimeve që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të ofrojë vetëm elektronikisht përgjatë vitit të ardhshëm. Të gjitha dokumentet administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e shërbimeve elektronike në portalin e-Albania, duke nisur nga data 1.1.2020 do të…
Edhe ky vit nuk kaloi pa sherre në shoëbizin shqiptar të cilat duhet thënë shpeshherë marrin vëmendjen më të madhe. Këto janë sherret më të bujshme të këtij viti, ato që u komentuan gjatë, mbushën portalet me lajme dhe patën reagime të shumta. Në fotogalerinë e mësipërme njiheni me secilin prej tyre. E nisim me sherrin që filloi në mars të këtij viti – Trejsi Sejdini – Roza Lati – Enca Trejsi e ftuar në emisionin e Rozës “Why not”, thumboi publikisht Encën me deklaratën e saj. E pyetur nëse nuk kishte kryer ndonjëherë marrëdhënie ashtu si Enca, Trejsi u…