Author: tirana

Një tjetër tërmët ka lëkundur sërish Shqipërinë. Tërmeti me magnitutë 3 ballë i shkallës righter, ka lëkundur sërish vendin duke shkaktuar shqetësim tek banorët të cilët janë gati të festojnë festën e Vitit të Ri. Tërmeti e ka pasur epiqendrën në Vorë, dhe është ndjerë edhe në kryeqytet.

Read More

2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e cila në një akt të paprecedent dogji mandatet parlamentare dhe bojkotoi zgjedhjet vendore, në një përpjekje ekstreme për largimin e kryeministrit Edi Rama. Vendi nuk arriti të merrte as hapjen e premtuar të bisedimeve për anëtarësim në BE. Ndërsa në fund të muajit Nëntor, një tërmet i fortë, i dha një goditje shkatërrimtare disa qyteteve duke shkaktuar 51 viktima dhe dëmë kolosale. Tre tërmete të tjerë kishin goditur më parë vendin gjatë vitit. Tërmeti…

Read More

Një paciente ka vdekur pasi u dogj gjatë operacionit në një spital në Rumani. Kirurgët në Spitalin Floreasca në Bukuresht përdorën një dezinfektues me bazë alkoolin mbi gruan 66 vjeçare përpara se të kryenin operacionin për kancerin pankreatik më 22 dhjetor. Por më pas përdorën një bisturi elektrike, e cila, kur ra në kontakt me alkoolin, bëri që trupi i gruas të merrte flakë në tryezën e operacionit. Ajo pësoi djegie në 40% të trupit të saj dhe vdiq në spital një javë më vonë. Policia ka nisur një hetim për vdekjen e gruas. Familja e viktimës u tha mediave…

Read More

Gazetarja e njohur Rudina Demneri, e njohur gjerësisht për publikun si Paloma, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Teksa u bë pjesë e lojës së zakonshme ku të ftuarit u përgjigjen me Po ose Jo disa pyetjeve ngacmuese të Bietës, Paloma pranoi se këtë vit kishte refuzuar kërkesën e së bijës për ta bërë me një motër. Gazetarja ndjeu keqardhje që këtë vit nuk kishte marrë guximin për t’ia plotësuar dëshirën, por premtoi se viti 2020 me shumë mundësi do e bëjë nënë për herë të dytë.

Read More

Revista amerikane The National Interest ka nxjerrë në pah pesë vende ku lufta e tretë botërore në vitin 2020 mund të shpërthejë. Robert Farley, një shkrimtar dhe profesor në Fakultetin e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Kentucky, shikon këto pesë vende në rendin e mëposhtëm: Irani / Izraeli Farley thotë se Irani dhe Izraeli tashmë po zhvillojnë luftëra me intensitet të ulët përtej Lindjes së Mesme. Irani mbështet grupet anti-izraelite në Gaza, Liban, Siri dhe vende të tjera, ndërsa Izraeli nuk heziton të sulmojë forcat iraniane të vendosura në Siri. Izraeli gjithashtu ka ndërmarrë hapa për të ndërtuar…

Read More

Është ndarë nga jeta ditën e sotme babai i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në grabitjen e Rinasit. Vëllai i tij, Aleksandër Murataj, i cili ndodhet në burg i dënuar me 16 vite heqje lirie për vjedhjen e 2 milion eurove, ka këruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Kujtojmë se Aleksandër Murataj nuk mori pjesë në varrimin e vëllait Admirit, ndërsa kërkesa që ai të jetë i pranishëm në Tropojë në varrimin e të atit është dorëzuar nga familjarët e tij.

Read More

Viti 2020 shënon 157 vjetorin e krijimit të recetës popullore të Olivierit, e cilësuar dhe e njohur në të gjithë botën si “sallata ruse”. Të kesh këtë gatim të shijshëm dhe të përzemërt në darkën e Vitit të Ri është një simbol dhe traditë e vjetër ruse. Ndoshta asnjë prej festave ruse nuk mund të kalojë pa këtë recetë kombëtare, pavarësisht nga fakti që kjo sallatë u përhap në mbarë vendin pas viteve 1960 -1970. Në kontrast me mendimin e përhapur masivisht sallata moderne Ruse (e quajtur “Olivier” në Rusi) ka pak të përbashkët me recetën origjinale të kësaj pjate…

Read More

Gazeta e njohur greke “Ethnos” ka bërë një parashikim me 10 tendencat kryesore që pritet të ndodhin në vendin fqinj përgjatë dekadës së ardhshme. Ajo që bie në sy është se në një nga parashikimet e kësaj gazete thuhet se gjatë 2020-2030 një deputet, ministër apo drejtues partie në Parlamentin grek do të jetë Shqiptar, raporton Newsbomb.al. Një tjetër parashikim që lidhet me shqiptarët, sipas kësaj gazete, ka të bëjë me gjuhën greke që pritet të pësojë ndryshime. Më konkretisht gazeta “Ethnos” parashikon se: “Gjatë kësaj dekade do të vijnë gjëra me moral dhe vlera të reja, fëmijët dhe nipërit…

Read More

Prej kohësh Genta Ismajli është në një lidhje dashurie dhe shumë e lumtur. Djali që i ka rrëmbyer zemrën Gentës është biznesmen turk, i cili quhet Hysen. Siç duket dyshja ka vendosur ta avancojë më tej lidhjen, pasi mbrëmjen e djeshme, Genta ka darkuar me familjen e saj, madje edhe ua ka prezantuar të dashurin turk, i cili i ka rrëmbyer zemrën brunes bukuroshe.

Read More

Për familjen Meta ky vit është mbyllur në mënyrën më të keqe. Banesa e tyre është shkrumbuar nga flakët, duke lënë 8 anëtarët e kësaj familje në qiell të hapur. Nuk dihen ende shkaqet e këtij, zjarri, por dyshohet të jetë për shkak të një pakujdesie.Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje, por fatkeqësisht, flakët kanë shkrumbuar gjithçka.

Read More