Leo Messi po i kalon pushimet e fundvitit në vendlindjen e tij, në Rosario, por kjo nuk është arsye që ta ndalë stërvitjen. Përkundrazi, Kapiteni i Barçës, me lejen e Valverde në xhep deri më 2 janar, ashtu si pjesa tjetër e amerikano-jugorëve, po ushtrohet çdo ditë për t’i “djegur” tepricat e Krishtlindjeve.
Deri këtu, gjithçka është normale, por rezulton se ylli argjentinas, që përsëri do të ketë sfida të pafund në vitin 2020, stërvitet duke shikuar golat që vetë ka shënuar në televizion.
Kjo do të thotë që, ndërsa vrapon në pistë, sheh paraqitjet e tij. Kjo situatë u kap nga Vale Juren, një djalosh i ri nga Rosario, i cili hyri në palestër dhe fiksoi këtë skenë të jashtëzakonshme: “Unë shkova në palestër dhe gjeta Messin teksa shikonte golat e Messit”, – shkroi ai.
